AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Xhelal Mziu –kryetar i Bashkisë Kamëz

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Foto: Facebook.

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu deklaron pasuri me vlerë 4.9 milionë lekë, ndërkohë që ka marrë dërgesa bankare prej më shumë se 74 mijë eurosh nga vëllai në Angli dhe kunati në Greqi gjatë viteve të deklarimit. Xhelal Mziu u zgjodh për herë të parë në krye të Bashkisë së Kamzës në vitin 2007 dhe e drejtoi atë për tre mandate radhazi. Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2015, Mziu fitoi me 52.94% të votave nën logon e Partisë Demokratike dhe Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet.

Xhelal Mziu është diplomuar në fakultetin Ekonomik të Universitetit Bujqësor të Tiranës në vitin 1993. Ai u përfshi në lëvizjen studentore të viteve ’90 dhe në të njëjtën periudhë u angazhua në strukturat e Partisë Demokratike për zonën e Kamzës dhe Laprakës.

Në vitin 2005 u zgjodh kryetar i nëndegës së PD-së së Kamzës dhe në të njëjtin vit zgjidhet anëtar i Kryesisë  dhe Këshillit Kombëtar të PD-së. Z.Mziu zotëron Master në ekonomi për “Drejtim Ndërmarrjesh” dhe në vitet 2009-2010 ka kryer edhe studimet doktorale. Prej vitit 2009, ai ka punuar si lektor i jashtëm në Universitetin e Durrësit dhe Universitetin Bujqësor të Tiranës. [Lexo CV-në e plotë]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve aktualë të bashkive të vendit në fund të mandatit të tyre 4-vjeçar.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryetari i Bashkisë së Kamzës nga viti 2005 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu nga viti 2005 deri ne vitin 2017.

Kryebashkiaku Xhelal Mziu deklaronte pasuri familjare me 1.5 milionë lekë në vitin 2005; kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private pranë ILDKPKI. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e deklaruar është rritur mbi 3 herë, duke kapur vlerën e 4.9 milionë lekëve.

Pasuria familjare e Z.Mziu përbëhet nga një shtëpi dy-katëshe, për të cilën deklaron se ka investuar 4.1 milionë lekë për ndërtimin e plotë. Pas rivlerësimit, shtëpia kap vlerën e 5.7 milionë lekëve. Ai zotëron gjithashtu një automjet me vlerë 500 mijë lekë, kursime në cash prej 442 mijë lekësh dhe likujditete bankare prej 412 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 28.4 milionë lekë. Rreth 65% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni, ndërsa 30% pagën e bashkëshortes. Kryebashkiaku i Kamzës deklaron gjithashtu të ardhura në një masë të vogël nga mësimdhënia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Megjithatë, nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë u identifikuan si “flamuj të kuq” marrja e disa dërgesave bankare në vlera të konsiderueshme parash nga vëllai emigrant në Angli dhe kunati emigrant në Greqi. Z.Mziu deklaron gjithashtu dy borxhe të tjera marrë nga vëllai i tij.

Më konkretisht në vitin 2008, në njërën prej llogarive të subjektit janë dërguar 46 993 euro nga vëllai në Angli, ndërkohë që qëllimi i kësaj dërgese nuk sqarohet në deklaratë prej tij. Një vit më pas, në një llogari të dytë bankare janë dërguar nga vëllai i bashkëshortes 28 000 euro; destinacioni i së cilave është gjithashtu i paqartë.

Gjithashtu në vitet 2010 dhe 2016, kryebashkiaku Mziu ka marrë borxhe afatshkurtra nga i vëllai në vlerat 600 mijë dhe 900 mijë lekë.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar lidhet me deklaratën e vitit 2005, ku ai nuk deklaron asnjë të dhënë në rubrikat e formularit të deklarimit.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016  

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Etiketa: AnalizëAngliBIRNBorxheekonomiEuroflamuj të kuqflamur i kuqGreqiILDKPKIKamëzKontrollikryetarLokaleMASmasterParaPartisë DemokratikepasuriaPDraportreporterreporter.alSHSkedaTiranëXhelal MziuZgjedhjet
Tjetri
Trashëgimia e Titos: Një vëzhgim në pasuritë e patundshme të liderit jugosllav

Trashëgimia e Titos: Një vëzhgim në pasuritë e patundshme të liderit jugosllav

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.