AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Beteja për narrativën e zgjedhjeve vazhdon paralelisht me numërimin për procedurë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Nyje Debati
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një komisioner duke numëruar vota në qendrën zonale të administrimit zgjedhor 35 në Tiranë të hënën më 1 korrik 2019. Foto: Gjergj Erebara

Opozita ngriti akuza mbi integritetin e zgjedhjeve të zhvilluara të dielën, ndërkohë që Rama ishte i dyjëzuar mes të qenit sfidues dhe ofertës për bisedime me opozitën si mënyrë e uljes së tensioneve. Ndërkohë, misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë ngriti një pyetje më të thjeshtë dhe më të rëndësishme: Për çfarë janë zgjedhjet?

Një komisioner duke numëruar vota në qendrën zonale të administrimit zgjedhor 35 në Tiranë të hënën më 1 korrik 2019. Foto: Gjergj Erebara

Në të gjithë Shqipërinë, nëpër palestra shkollash plot vapë, grupet e numërimit të votave janë duke hapur kutitë një nga një dhe duke lexuar me zë monoton emrin e personit që ka marrë votën.Në qendrën zonale të administrimit zgjedhor 35 në shkollën “Vasil Shanto” në Tiranë, të pesë grupet e numërimit detyrohen të lexojnë me zë të lartë dhe monoton, shpesh në të njëjtën kohë: “Veliaj, Veliaj, Veliaj, Veliaj, Veliaj, Skënderaj, Veliaj, Veliaj, E pavlefshme, Veliaj,”…

Rezultatet zyrtare janë ende larg, por megjithatë ato dihen. PS ka tashmë61 nga 61 bashkitë e vendit, me rezultate që në shumicën e rasteve arrijnë në 100% të votave të vlefshme.

Shqiptarët votuan formalisht tëdielën për kryebashkiakë dhe këshilltarë bashkiakë dhe numërimi u krye ose po vijon të kryhet vetëm për procedurë. Praktikisht, shqiptarët nuk zgjodhën, por u shtrënguan të bëhen pjesë e një sherri politik të nivelit të lartë, në të cilin, sipas vëzhguesit ndërkombëtar, interesat e tyre “nuk u morën në konsideratë”.

Dhe ndërsa votimet u kryen pa zgjedhje, beteja për narrativën se çfarë nënkuptojnë këto zgjedhje është ajo çfarë ka marrë të gjitha energjitë e debatit publik në vend.

Për kryeministrin Edi Rama, këto zgjedhje ishin “një përplasjeje historike mes të shkuarës dhe të ardhmes”, ndërsa në fjalimin e mbajtur vetëm dy orë pas mbylljes së kutive të votimit, deklaroi se do të punojë për një “mandat të tretë” qeverisës. Ai pretendoi se rezultati i zgjedhjeve përbënnjë konfirmim popullor të qeverisjes së tij, ndërsa argumentoi se nuk ishte faji i tij që zgjedhjet ishin pa kandidatë, pasi në fund të fundit, ishte opozita ajo që bojkotoi.

Sipas këtij arsyetimi, nëse në votime të dielën u hodhën një numër i përafërt votash me atë që socialistët fituan në vitin 2017, atëhere Rama ka fituar dhe opozita ka humbur.

Megjithatë, pavarësisht tonit sfidues, të hënën ai dërgoi një mesazh tjetër përmes njëinterviste ku deklaroi se ishte i gatshëm për kompromis dhe se kuptonte se “politika duhet të bashkojë vendin”.

Dy partitë politike të opozitës, PD dhe LSI, të cilat e gjetën veten të përjashtuara edhe nga pushteti vendor dhe të shumëkritikuar nga ndërkombëtarët për aktet e dhunës të kryera para zgjedhjeve të së dielës, u përpoqën gjatë të hënës të sulmonin zgjedhjet e së dielës si jolegjitime, duke ngritur akuza mbi integritetin e tyre, përfshirë dyshimet se kutitë mund të jenë mbushur për të paraqitur një pjesëmarrje më të lartë se sa realja, apo duke kritikuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si një institucion i njëanshëm i Partisë Socialiste.

Pasdreke, pretendimet e tyre për zgjedhjet u mbështetën edhe nga raporti paraprak i misionit ndërkombëtar të monitorimit, i cili theksoi se kriteri ligjor i pasjes së komisioneve zgjedhore të balancuara politikisht nuk u realizua kësaj here për shkak se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi me votat e anëtarëve socialistë të krijojë komisione zonale dhe komisione qendrash votimi “të pabalancuara politikisht”, shkroi OSBE, por që në thelb ishin, komisione socialiste.

Ambasadorja Audrey Glover, e cila ka monitoruar zgjedhje edhe në të shkuarën në Shqipëri, shtroi para gazetarëve një pyetje retorike: “Për çfarë janë zgjedhjet, për politikanët apo për votuesit?”

Në një përgjigje të thjeshtë, maxhoranca dhe opozita mund të vijojnë të debatojnë deri në fund të ditëve se cila prej tyre nuk ka faj për situatën e krijuar, për pjesën tjetër të shqiptarëve çështja është se ata do të qeverisen nga kryebashkiakë që kanë dalë nga votime pa zgjedhje.

Etiketa: AkuzaAudrey GloverbisedimeDhunëEdi RamagazetarGjergj ErebaraGrupet e NumërimitkomisionerKomisioni Qendror i ZgjedhjevekonfirmimKryebashkiakLSIMaxhorancaOpozitaOSBEParaPartisë SocialistePDPSPushteti vendorRamaRaportiRaporti ParaprakshqipShqipëriVasil ShantoVëzhguesitVotaVotimivotuesitzgjedhjeZgjedhje 2019Zgjedhjet
Tjetri
Meta thotë se është i gatshëm të vetësakrifikohet për të shmangur “juntën” në Shqipëri

Meta thotë se ka shmangur komplotin Sorosian për destabilitet

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.