AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Aspak dakord për kriptomonedhën e Facebook

Joseph E. StiglitzngaJoseph E. Stiglitz
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese:.Kortezi: www.thoughtcatalog.com

Vetëm një i/e çmendur mund t’i besojë Facebook mirëqenien e vet financiare. Por ndoshta ky është fakti bazë: me kaq shumë të dhëna personale të mbi 2.4 miliardë përdoruesve aktivë, kush mund ta dijë më mirë se sa Facebook se sa shumë budallenj lindin çdo minutë?

Foto ilustruese:.Kortezi: www.thoughtcatalog.com

Facebook dhe disa nga aleatët e saj korporativë kanë vendosur se ajo që bota ka me të vërtetë nevojë është një kriptomonedhë tjetër, dhe po prezanton një nga mënyrat më të mira për të keqpërdorur talentet e mëdha në dispozicion të vet. Fakti që Facebook mendon në këtë mënyrë zbulon shumë mbi atë se çfarë është gabim në kapitalizmin amerikan të shekullit të njëzet e një.

Në një farë mënyre, kjo është një kohë e çuditshme për të themeluar një monedhë alternative. Në të shkuarën, ankesa kryesore ndaj monedhave tradicionale ishte luhatshmëria e tyre, me inflacion të shpejtë dhe të paparashikueshëm, gjë që i bënte monedhat një magazinë të keqe të vlerës, një mjet të keq për investim. Por dollari, euro dhe jeni dhe renminbi kanë qenë që të gjitha në mënyrë mbresëlënëse, të qëndrueshme. Mbi të gjitha, shqetësimi sot është deflacioni, jo inflacioni.

Bota ka bërë gjithashtu progres mbi transparencën financiare, duke e bërë më të vështirë për sistemet bankare që të përdoren për pastrim parash dhe aktivitete të tjera kriminale. Dhe teknologjia na ka mundësuar ne të realizojmë transaksione në mënyrë efikase, duke lëvizur paratë nga llogaritë e konsumatorëve në ato të tregtarëve në nanosekonda, me mbrojtje veçanërisht të mirë ndaj mashtrimeve. Gjëja e fundit për të cilën kemi nevojë është një mjet që ushqen aktivitete ilegale dhe pastron fitimet e krimit, gjë që një kriptomonedhë tjetër është pothuajse e sigurt se do ta bëjë.

Problemi real i monedhave tona ekzistuese dhe sistemeve financiare që shërbejnë njëkohësisht si mjete pagese dhe magazinuese të vlerave, është mungesa e konkurrencës mes kompanive që kontrollojnë transaksionet si dhe mungesa e rregullimit të tyre. Për rrjedhojë, konsumatorët – veçanërisht në Shtetet e Bashkuara – paguajnë shumëfish atë që duhet të kushtojnë, duke mbushur xhepat e Visa, Mastercard, American Express, dhe bankave me dhjetëra miliardë dolllarë “qira” – fitime të tepërta – çdo vit.

Amendimi Durbin i legjislacionit të reformës financiare të vitit 2010 të njohur si paketa Dodd-Frank ndalon tarifat e tepërta të ngarkuara për kartat e debitit vetëm në një masë tepër të kufizuar dhe nuk bën asgjë mbi shumicën e problemit më të madh të tarifave të tepërta të lidhura me kartat e kreditit.

Vende të tjera, si Australia, kanë bërë punë shumë më të mirë, përfshirë ndalimin e kompanive të kartave të kreditit nga përdorimi i kushteve kontraktuale që pengojnë konkurrencën, ndërsa Gjykata Supreme e SHBA, në një tjetër vendim të saj 5-4, duket se ka bërë një sy qorr ndaj kushteve të tilla me pasoja anti-konkurrencë. Por edhe nëse SHBA vendos të ketë një sistem financiar jo-konkurrues të kategorisë së dytë, Europa dhe pjesa tjetër e botës duhet të thonë jo: nuk është anti0amerikane të jesh pro konkurrencës, siss duket se sugjeroi së fundmi Trump në kritikat e tij ndaj komisioneres europiane të Konkurrencës Margrethe Vestager.

Dikush mundet me të vërtetë të pyesë: cili është modeli i biznesit të Facebook dhe pse kaq shumë njerëz duken të interesuar në këtë sipërmarrje të saj të re? Mund të jetë që ata duan një pjesë të qirasë që do të grumbullohet në platformën përmes të cilës trasanksionet do të procesohen. Fakti që ata besojnë se më shumë konkurrencë nuk i ul fitimet pranë zeros vërteton se sektori financiar ka besim në aftësinë e vet për të mposhtur forcat e tregut – dhe se pushteti i saj politik siguron që qeveria nuk do të ndërhyjë për të penguar këto fitime të ekzagjeruara.

Ndërsa Gjykata Supreme e SHBA është riangazhuar edhe një herë për të minuar demokracinë amerikane, Facebook dhe miqtë e saj mund të mendojnë se nuk kanë pse të kenë frikë. Por rregulluesit, të besuar jo vetëm me ruajtjen e stabilitetit, por edhe me sigurimin e konkurrencës në sektorin financiar, duhet të ndërhyjnë. Dhe gjithkund tjetër në botë, ka më pak entuziazëm për dominimin teknologjik të Amerikës përmes praktikave të saj antikonkurruese.

Supozohet se, vlera e monedhës së re Libra do të lidhet me një shportë monedhash botërore dhe do të mbulohet në masën 100% – prezumohetme një përzjerje titujsh borxhesh qeveritare. kështu që ka një burim tjetër të mundshëm të ardhurash: të mospaguarit të interesit mbi “depozitat” (monedhat tradicionale të shkëmbyera për Libra), Facebook mund të tërheqë një fitim arbitrimi nga interesi që ajo merr nga këto “depozita.”

Po se ndokush duhet t’i japë Facebook një depozitë me interes zero, kur ata mund ta vendosin paranë e tyre në një bono thesari edhe më të sigurt të SHBA, ose në një fond në tregun e parasë? (Regjistrimi i fitimeve apo humbjeve kapitale sa herë që ndodh një trasanksion, kur Libra konvertohet sërish në monedhë vendëse, dhe taksat që rrjedhin si detyrim i këtij fitimi kapital duket se janë një pengesë e rëndësishme për këtë monedhë, përveçse nëse Facebook beson se ajo mund ta shmangë sistemin amerikan të taksave, njësoj siç vepron në lidhje me shqetësimet tona për privatësinë apo konkurrencën.)

Ka dy përgjigje të dukshme për pyetjen e këtij modeli biznesi: një është që njerëzit që ndërveprojnë në aktivitete kriminale (ndoshta përfshirë edhe presidentin aktual të SHBA-ve), janë të gatshëm të paguajnë një pjesë të mirë për t’i pasur aktivitetet e tyre të paligjshme -korrupsion, shmangie fiskale, trafik droge apo terrorizëm – të kalojnë pa u vënë re. Por, pasi kemi bërë kaq shumë progres në pengimin e përdorimit të sistemit financiar për të lehtësuar krimin, pse duhet që ndokush – e aq më pak qeveria apo rregullatorët financiarë – të mos ndërhyjnë vetëm për shkak se kjo mbart logon “teknologji”?

Nëse ky është modeli i biznesit të Librës, qeveritë duhet ta mbyllin atë menjëherë. Së paku, Libra duhet t’i nënshtrohet të njëjtave rregulla për transparencë që janë të vlefshme për pjesën tjetër të sektorit financiar. Por nëse ndodh kjo, ajo nuk do të jetë më një kriptomonedhë.

Altervativa është që të dhënat e trasanksioneve të kryera me Libra mundet që të gërmohen si të gjitha të dhënat e tjera që kalojnë në posedimin e Facebook – duke riforcuar fuqinë e saj tregtare dhe fitimet, dhe duke minuar më tutje sigurinë dhe privatësinë tonë. Facebook (se Libra) mund të premtojnë se nuk do ta bëjnë këtë, por kush i beson?

Pastaj ka një pyetje më të gjerë për besimin. Çdo monedhë mbështetet në besimin që dollarët e fituar me djersë të “depozituara: në të do të ripaguhen sipas kërkesës. Sektori financiar privat ka treguar prej kohësh se nuk është i besueshëm në këtë kuptim, dhe kjo është arsyeja se pse janë kërkuar ndërhyrjet e shumta rregullatore.

Por, vetëm brenda pak vitesh, Facebook ka fituar një nivel mosbesimi që është arritur nga sektori bankar për një periudhë shumë më të gjatë. Sërish dhe sërish, udhëheqësit e Facebook, të përballur me një zgjedhje mes parave dhe respektimit të premtimeve, kanë zgjedhur paratë. Dhe asgjë nuk mund të jetë më shumë për paranë se sa krijimi i një monedhe të re. Vetëm një budalla mund t’i besojë Facebook mirëqenien e tij finaniare. Por ndoshta ky është argumenti: me kaq shumë të dhëna personale të mbi 2.4 miliardë përdoruesve aktivë, kush e di më mirë se sa Facebook se sa budallenj lindin çdo minutë?

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate.  Thumbs Down to Facebook’s Cryptocurrency

Etiketa: AustraliabesimBono thesaridetyrimDollariDrogeEuroEuropaFacebookGjykataInflacioniJoseph E. StiglitzKartatKorrupsionKriptomonedhaMASmbrojtjepasojaPastrim parashprogresProject SyndicateQeveriaSHSHBAShtetet e BashkuaraTaksatteknologjiTrafikTrafik DrogeTrumpVendimzgjedhje
Tjetri
KPK ngre pikëpyetje mbi burimin e pasurive të gjyqtares Valbona Durraj

KPK ngre pikëpyetje mbi burimin e pasurive të gjyqtares Valbona Durraj

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.