Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Qeveria rikthen projektligjet drakoniake kundër medias

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
12:54 | 04/07/2019
Në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Qeveria rikthen projektligjet drakoniake kundër medias

Ministrja e Drejtesese, Etilda Gjonaj, duke folur per mediat, pas takimit prezantues te dokumentit metodologjik, "Monitorimi i Integritetit Gjyqesor", pjese e projektit: "Perfshirja e shoqerise civile per nje sistem drejtesie funksional dhe te barabarte per te gjithe ne Shqiperi". /r/n/r/nJustice Minister Etilda Gjonaj, speaks for reporters after the meeting of the methodological document "Monitoring of Judicial Integrity", part of the project "Inclusion of civil society for a functioning and equal justice system for all in Albania".

Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi të mërkurën se Këshilli i Ministrave ka miratuar të ashtuquajturën “paketë antishpifje”, e cila është kritikuar sakaq nga organizatat e të drejtave të njeriut si një hap i madh pas në demokracinë shqiptare.

Ministrja e Drejtësësë, Etilda Gjonaj, duke folur për mediat, | Foto nga : LSA

Qeveria shqiptare bëri të ditur se ka miratuar dhe ka bërë gati për të dërguar në parlament të shumëdebatuarën “paketë antishpifje”, por përmbajtja e paketës dhe nëse ajo ndryshon apo jo nga draftet e shumëkritikuara të prezantuara dhjetorin e kaluar, nuk është e mundur të dihet për shkak se kryeministria duket se ka vendosur të mbajë sekret projektligjet e miratuara.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi në portalin e kryeministrit në Facebook ERTV se paketa “synon rregullimin në disa ligje kryesore në medias në përgjithësi dhe medias  në përgjithësi dhe publikimeve elektronike në veçanti,” si dhe se mediat në internet do të duhet të regjistrohen në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike e Postare si dhe do të mbikëqyren nga Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA).

Deri mesditën e së enjtes, në faqen e Këshillit të Ministrave në internet [link] projektligjet e grupuara në togfjalëshin “paketa antishpifje” nuk janë publikuar, duke e bërë të pamundur të kuptohet nëse variantet e miratuara janë njësoj apo janë të ndryshme nga ato të prezatuara dhjetorin e kaluar.

Por nga çfarë Gjonaj deklaroi në Facebook, paketa nuk ka ndryshuar dhe as nuk ka reflektuar shqetësimet e ngritura nga organizatat e të drejtave të njeriut.

Sipas Gjonajt: “Këto ndërhyrje sigurojnë ​procedura të shpejta administrative mbi trajtimin e ankesave për programet e publikuara nga Ofruesit e Shërbimit të Publikimeve Elektronike; reagim të shpejtë të institucioneve publike në rast të konstatimit të cenimit të të drejtave të individëve, duke parashikuar një procedurë të qartë me hapa konkretë për trajtimin e ankesave; krijimin e një regjistri që administrohet nga AKEP ku regjistrohen Ofruesit e Shërbimit të Publikimeve Elektronike, të pajisur me numër të regjistrimit të personit të tatueshëm, ose të regjistruar në regjistrat tregtarë. Po ashtu ofruesit e shërbimeve mediatike do të monitorohen nga AMA”.

Projektligjet u prezantuan fillimisht dhjetorin e kaluar dhe u kritikuan si antikushtetuese dhe dhunuese të lirisë së shprehjes. [Link]

Në vençanti, krijimi i një sistemi regjistrimi specifik për mediat u kritikua si një formë licencimi për të drejtën e fjalës ndërsa krijimi i një sistemi policimi nga ana e Autoritetit të Medias Audiovizive u kritikua si një insititucion censure.

Në dhjetor, shtatë organizata ndërkombëtare të lirisë së medias i kërkuan qeverisë të tërheqë projektligjet, duke i konsideruar ato të paprecedent në kontinentin Europian [link].

“Organizatat besojnë se të dy projektligjet, në formë dhe në frymë bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Të Drejtën Europiane. Ato përbëjnë kufizim krejtësisht të panevojshëm të lirisë së shprehjes e lirisë së medias dhe përmbajnë rrezikun e krijimit të një regjimi policor mbi median në internet,” shkruhet në letrën e firmosur nga Federata Europiane e Gazetarëve, Qendra Europiane për Liri të Medias dhe të Shtypit, PEN International dhe Reporterët pa Kufi.

Në janar shtatë organizata shqiptare Shtatë organizata që veprojnë në fushën e medias apo në mbrojtje të të drejtave të njeriut dolën të premten me një deklaratë të përbashkët, ku i përsëritën kryeministrit Edi Rama thirrjen për tërheqjen e dy projektligjeve për median online.

Deklarata e përbashkët e BIRN Albania, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë,  AIS/Open Data Albania, Civil Rights Defenders, Këshilli Shqiptar i Medias dhe Qendra Shqiptare MediaLook thekson se projektligjet cënojnë demokracinë në vend dhe lirinë e medias.

“Këto dy projektligje rrezikojnë ta kthejnë Shqipërinë në një vend jodemokratik, cënojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe nuk zgjidhin asnjë nga problematikat ekzistuese të medias, përfshirë gjuhën e urrejtjes, shpifjen, propagandën apo dizinformimin,” vërejtën organizatat firmëtare.

Ndonëse qeveria i prezantoi projektligjet si të frymëzuara nga “ligji kroat”, një verifikim nga BIRN zbuloi se asnjë lloj sistemi i tillë nuk ekziston në Kroaci.

Projektligjet supozohet se do të shkojnë për miratim në Kuvendin e Shqipërisë ku mund të votohen shtatorin e ardhshëm.

Etiketa: Liria e MediasMedia
Tjetri
KPK ngre dyshime për pasurinë dhe konflikt interesi ndaj prokurorit Zeqir Hoda

KPK ngre dyshime për pasurinë dhe konflikt interesi ndaj prokurorit Zeqir Hoda

Më të lexuarat

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

17:38 | 31/01/2023
Qeveria rikthen projektligjet drakoniake kundër medias

Qeveria rikthen projektligjet drakoniake kundër medias

12:54 | 04/07/2019
Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

11:10 | 30/01/2023
Gjyqtari Altin Shkurti jep shpjegime për burimet e një apartamenti

Gjyqtari Altin Shkurti jep shpjegime për burimet e një apartamenti

17:36 | 01/02/2023
Anita Mici përballet sërish në KPA me vendimin e lirimit të Lulzim Berishës

Anita Mici përballet sërish në KPA me vendimin e lirimit të Lulzim Berishës

19:25 | 31/01/2023
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurores Enkeleda Osmani

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurores Enkeleda Osmani

16:19 | 03/02/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.