AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shkëmbim zjarri në Kavajë, 1 kalimtar humb jetën dhe plagosen 5 persona

Geri EmiringaGeri Emiri
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia duke ruajtur të plagosurit në Spitalin e Durrësit. Foto: Geri Emiri.

Një kalimtar i rastit mbeti i vrarë, ndërsa pesë persona u plagosën, gjatë një përplasje me armë mes dy grupesh të rinjsh në qytetin e Kavajës. Një nga autorët e dyshuar është ndaluar nga policia.

Policia duke ruajtur të plagosurit në Spitalin e Durrësit. Foto: Geri Emiri.

Një kalimtar i rastit mbeti i vrarë, ndërsa pesë persona u plagosën, gjatë një përplasje me armë mes dy grupesh të rinjsh në qytetin e Kavajës. Ngjarja ndodhi mesditën e të enjtes në hyrje të qytetit dhe sipas policisë nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Ramazan Haslliu i cili po kalonte rastësisht ndërsa u plagosën pesë persona të tjerë, disa prej të cilëve po ashtu të papërfshirë në ngjarje.

“Nga veprimet paraprake dyshohet se autorët e ngjarjes janë dy vëllezër, shtetasit Marius Aliu dhe Denis Aliu. Shtetasi Marius Aliu (autori i dyshuar i vrasjes), mbahet në ruajtje nga shërbimet e Policisë në spitalin e Durrësit, pasi është i plagosur”, njoftoi policia.

Të plagosurit u identifikuan si Rustem Berberi, Sali Mekja, Arben Hajdini,  Erald Hyka, dhe Marius Aliu.

Aktualisht njësia e policisë “Shqiponja” po mban në monitorim Spitalin e Durrësit dhe një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së kalimtarit. Qytetarë në Kavajë përshkruan se qyteti është tronditur nga përplasja me armë.  Ata e interpreruan si përplasje të rinjsh. BIRN mësoi nga banorë që kërkuan të mos identifikohen se bëhej fjalë për një konflikt mes vëllezërve Aliu dhe Hyka.

Drejtoresha e Spitalit Durrës, Nadire Jani, konfirmoi për BIRN se të pestë të plagosurit, përfshi një prej të dyshuarve si autorë, janë shtruar në spital dhe pas ekzaminimeve do vijojnë trajtimin e mëtejshëm.

BIRN mësoi se të plagosurit i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale në Spitalin e Durrësit, për të larguar mbetjet e plumbave nga gjymtyrët. Aktualisht njëri prej të plagosurve ka kërkuar që të largohet drejt një spitali privat në Tiranë, për të ju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale të mëtejshme në këmbë.

Policia arriti të arrestoj në vend njërin prej dy vëllezërve të dyshuar për krimin, pasi ai mbeti i plagosur, ndërsa bëri me dije se është në ndjekje të tjetrit. Po ashtu policia tha se ka bllokuar dy automjete që u përkasin pjesëtarëve të palëve që janë konfliktuar dhe ka shoqëruar disa persona me dijeni për ngjarjen dhe konfliktit.

Në makinën e autorëve të dyshuar janë gjetur fishekë kallashnikovi dhe pistolete, ndërsa nga hetimet rezulton se në konflikt janë përdorur të paktën tre armë dhe se është qëlluar nga të dy palët. BIRN mësoi nga grupi hetimorë se ende po hetoheshin motivet e përplasjes.

Një zyrtarë i prokurorisë tha se policisë i ka rezultuar paraprakisht se një prej personave të përfshirë ka qenë më parë në Hollandë dhe mund të jetë përfshirë në aktivitet të paligjshëm, ndërsa ka dyshime se palët ishin të përfshira në shpërndarje narkotikësh.

Zëdhënësja e Policisë së Tiranës dhe pjesëtarë të grupit hetimor që gjendej në Spitalin e Durrësit sqaruan për BIRN se ende ishin duke hetuar rrethanat e ngjarjes. BIRN mësoi se mes palëve kishte pasur sherr të mëparshëm dhe ishin rrahur me njëri-tjetrin.

Pas ngjarjes reagoi presidenti Ilir Meta, që kërkoi zbardhjen e shpejtë të ngjarjes dhe vendosjen përpara drejtësisë së autorëve. “Presidenti Meta pati një bisedë telefonike me Kryetarin e Bashkisë së Kavajës, z. Isa Sakja dhe i kërkoi t’ju përcjellë ngushëllimet dhe solidaritetin e Tij më të sinqertë të afërmve dhe familjarëve të qytetarit që humbi jetën, si dhe u uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”, shkruhet më tej në deklaratën e shpërndarë nga Presidenca.

 

Etiketa: BIRNDurrësGeri EmiriHetimetIlir MetakonfliktMetaNarkotiknarkotikëpaktPoliciaPresidencaRamazanSHShqiponjaSpitalTiranë
Tjetri
Aktivistë nga Ballkani një javë protesta kundër hidrocentraleve

Aktivistë nga Ballkani një javë protesta kundër hidrocentraleve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.