AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLP nis vlerësimin për kandidatët e Prokurorisë së Posaçme

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi pas intervistave me katër kandidatët e parë të SPAK-ut. Foto: Malton Dibra/LSA.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë intervistoi të hënën 4 nga 22 kandidatët e SPAK-ut, duke i hapur rrugën ngritjes së strukturës së posaçme, pavarësisht se më shumë se gjysma e kandidatëve nuk kanë kaluar ende në veting.

Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi pas intervistave me katër kandidatët e parë të SPAK-ut. Foto: Malton Dibra/LSA.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nisi të hënën procesin e vlerësimit të kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, duke intervistuar katër kandidatët e parë nga 22 të tillë që janë ende në garë.

Në orën 09:00 të mëngjesit, në ambjentet e KLP-së u paraqit i pari drejtuesi i prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda, prokurori Altin Dumani, i ndjekur më pas nga drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella, prokurori pranë Krimeve të Rënda, Anton Martini dhe Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Sipas njoftimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, intervistat me kandidatët e SPAK-ut do të mbyllen më 12 korrik. Megjithatë, procesi i vlerësimit dhe i renditjes së kandidatëve do të vazhdojë pavarësisht se shumica e kandidatëve nuk e kanë kaluar vetingun.

Nga 22 kandidatët në garë, vetëm 10 prej tyre e kanë kaluar me sukses fazën e parë të vetingut dhe vetëm dy prej tyre janë konfirmuar me vendim të formës së prerë. Dymbëdhjetë kandidatët e tjerë duket se do të qëndrojnë në listën e pritjes, deri sa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të marrë një vendim për fatin e tyre.

Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi deklaroi të hënën për mediat se Këshilli ka mision të ndryshëm nga ai i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në këtë proces.

“KLP merret me profesionalizmin, ndërsa procesi i rivlerësimit me integritetin. Kam besimin që të dy proceset do shpien drejt rezultateve të njëjta,” tha Ibrahimi.

Kreu i KLP-së shtoi gjithashtu se procesi është duke u monitoruar ngushtësisht nga ndërkombëtarët.

“Ndërkombëtarët janë pjesë e çdo etape të këtij procesi, kanë folur një për një, kanë punuar krah për krah. Ata nuk mund të japin pikë në fund, por ne nuk mund të fluturojmë përtej gjetjeve të procesit. Ne duam të marrim më të mirën e kandidatëve,” shtoi Ibrahimi.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur më së shumti përmes akronimit të vet SPAK, është një prej institucioneve të reja në kuadër të reformës në drejtësi që synon të luftojë korrupsionin e niveleve të larta si dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

Prokurorët e SPAK emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për një mandat 9 vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Sipas nenit 148/dh të Kushtetutës, kandidati për prokuror të posaçëm si dhe familjarët e tij i nënshtrohen procesit të verifikimit të pasurisë dhe të figurës, si dhe japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe telekomunikacioneve personale sipas ligjit.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur që të kryejë procedurën e vlerësimit dhe të renditjes për të gjithë kandidatët, duke përcaktuar kështu ngritjen e SPAK-ut me një numër minimal prokurorësh. Të tjerët do të duhet të presin procesin e vetingut për të siguruar një vend në Prokurorinë e Posaçme.

Kandidatët që kanë kaluar vetingun

Arben Kraja, Prokuroria e Përgjithshme

Behar Dibra, Prokuroria e Krimeve të Rënda

Besnik Muçi, Prokuroria e Krimeve të Rënda (I apeluar)

Donika Prela, Prokuroria e Krimeve të Rënda (E apeluar)

Dritan Prençi, Prokuroria e Krimeve të Rënda

Edvin Kondili, Prokuroria e Krimeve të Rënda

Ened Nakuçi, Prokuroria e Krimeve të Rënda

Enkeleda Millonai, Prokuroria e Elbasanit

Manjola Kajana, Prokuroria e Krimeve të Rënda

Vladimir Mara, Prokuroria e Krimeve të Rënda

Kandidatët që nuk kanë kaluar ende në veting

Altin Dumani, Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda

Anita Jella, drejtuese e Prokurorisë së Durrësit

Anton Martini, prokuror i Krimeve të Rënda

Besim Hajdarmataj, prokuror i Krimeve të Rënda

Doloreza Musabelliu, prokurore e Krimeve të Rënda

Dorina Bejko, prokurore në Prokurorinë e Pogradecit

Elida Kaçkini, prokurore në Prokurorinë e Tiranës

Elisabeta Imeraj, drejtuese e Prokurorisë së Tiranës

Enkeleda Xhengo, prokurore e Prokurorisë së Durrësit

Klodian Braho, prokuror i Krimeve të Rënda

Ndini Tavani, prokuror në Prokurorinë e Tiranës

Maksim Sota, prokuror në Prokurorinë e Vlorës

Etiketa: Altin DumaniAnita JellaAnton MartiniArben KrajaBehar DibraBesim HajdarmatajDibraDoloreza MusabelliuDonika PrelaDorina BejkoEdvin KondiliElida KaçkiniElisabeta ImerajEned NakuçiEnkeleda MillonaiGent IbrahimiImerajKlodian BrahoKLPKomisioni i Pavarur i KualifikimitKrimeManjola KajanaNdini TavaniprokurorProkuroreProkuroriProkuroriaProkuroria e Apelit për Krime të RëndaProkuroria e Krimeve të RëndaProkuroria e PërgjithshmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarSHshqipShqipëriSPAKTiranëVendimVetingVladimir MaraVlorë
Tjetri
Favorizimi i kultivuesve të hashashit, gjykata lë në burg 2 oficerë policie

Favorizimi i kultivuesve të hashashit, gjykata lë në burg 2 oficerë policie

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.