AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Sa të ndershëm jemi?

Peter SingerngaPeter Singer
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Është e zakonshme të dëgjosh njerëz të ankohen se jetojmë në një epokë në të cilën mbizotërojnë interesat vetjake, standardet morale nuk ekzistojnë, të tjerët nuk të interesojnë dhe shumica e njerëzve do të vidhnin n po të mendonin se do t’ia hidhnin paq.  Por një studim i ri që mbulon 40 vende ofron prova të forta se bota nuk është dhe aq e keqe.

Foto ilustruese: Pixabay.

Ke humbur portofolin. Brenda në të janë kartëvizitat tuaja me adresën tënde të emailit. Sa gjasa ka që të marrësh një mesazh që të thotë se dikush e ka gjetur? Nëse brenda në portofol ka para, a e përmirëson apo redukton kjo mundësinë që t’i ta rimarrësh atë mbrapsht me të gjitha gjërat që ka brenda?

Të bësh këto pyetje do të thotë të pyesësh gjithashtu se deri në ç‘masë janë të sinqertë njerëzit apo deri në ç‘masë u interesojnë të panjohurit. Disa psikologë evolucionistë argumentojnë se altruizmi është i kufizuar deri tek të afërmit tanë dhe për ata që mund të kthejnë çfarëdolloj ndihme që ne u japim atyre. A është tepër cinike kjo? Muajin e kaluar, hulumtues nga Shtetet e Bashkuara dhe Zvicra hodhën pak dritë mbi këtë pyetje kur botuan rezultatet e një studimi të madh dhe të zgjuar që përfshiu më shumë se 17,000 kuleta “të humbura” në 40 vende.

Nëpër banka, teatro, muze, hotele dhe zyra publike në 355 qytete të ndryshme, asistentë hulumtuesit dorëzuan një portofol, duke i thënë personit në banak se e kishin gjetur në rrugë, por ishin me nxitim. Asistenti më pas i kërkoi atij personi “të lutem, të kujdesej për të” dhe u largua pa dhënë detajet e kontaktit apo duke kërkuar ndonjë faturë.

Të gjitha kuletat ishin prej plastike transparente dhe tre kartëvizita identike me një adresë emaili ishin menjëherë të dukshme. Kuletat gjithashtu përmbanin një listë ushqimesh, të shkruar në gjuhën lokale. Disa kuleta kishin 13,45 dollarë ose ekuivalentin e kësaj shume në monedhën vendase, ndërsa të tjerë – në një provë të kufizuar në SHBA, Britani të Madhe dhe Poloni – përmbanin 94,15 dollarë ose ekuivalentin e kësaj shume. Shumica e kuletave gjithashtu përmbanin një çelës. Hulumtuesit regjistruan numrin e mesazheve ku raportohej se ishte gjetur një kuletë, të cilët erdhën në adresën e emailit që ndodhej në kartëvizita. Për t’i mundësuar hulumtuesit të studionin faktorët që çuan në raportim, secila kuletë mbante karta me një adresë unike emaili.

Siç mund të prisnim, shkalla e raportimit ishte më e lartë në vendet më të pasura. Zvicra, Norvegjia, Holanda, Danimarka dhe Suedia kryesuan listën, me më shumë se 65% të pronarëve të supozuar të portofolave të njoftuar. Polonia dhe Republika Çeke u renditën pranë këtyre vendeve dhe lista e raportimeve kryesohej nga vende më të pasura si Australia, Kanadaja dhe SHBA.

Disa besojnë se besimtarët fetarë kanë më shumë gjasa t’i binden rregullave morale sesa jobesimtarët, por studimi nuk e mbështet këtë këndvështrim, të paktën nëse mund të gjykojmë shkallën e besimit fetar nga përqindja e njerëzve në një vend që thonë se feja është e rëndësishme për ta. Në Suedi, Danimarkë, Norvegji dhe Republikën Çeke, të paktën 75% e popullsisë thonë se feja nuk është e rëndësishme për ta, por të gjitha këto vende kanë norma të larta të raportimit. Nga ana tjetër, mbi 80% e popullsisë në Peru dhe Marok thonë se feja është shumë e rëndësishme për ta, por të dy vendet kanë norma raportimi nën 25%.

Gratë kishin afërsisht 2% më shumë gjasa sesa burrat për të raportuar një kuletë të humbur. Ky studim i shtohet kështu një studimi të mëparshëm që sugjeron se gratë kanë tendencë të jenë më etike sesa meshkujt.

Rezultati më i goditur i studimit, megjithatë, është se kuletat që kishin para kishin më shumë gjasa të raportoheshin te pronarët e tyre të supozuar sesa kuletat pa para. Kjo gjetje ishte konsistente në 38 nga 40 vendet – përjashtimet ishin Meksika dhe Peruja, ku prania e parave nuk bëri dallim të rëndësishëm statistikor në shkallën e raportimit (të ulët). Për më tepër, në tre vendet ku “u gjetën” kuletat me 94,15 dollarë, ato u raportuan në një shkallë më të lartë sesa ato me vetëm 13,45 dollarë.

Hulumtuesit morën në konsideratë shpjegime të ndryshme të mundshme për këtë rezultat, duke përfshirë frikën e ndëshkimit për mbajtjen e parave, pritje të një shpërblimi për raportimin e tij dhe mundësinë që edhe kur kuleta e gjetur të raportohej do të rikthehej pa paratë. Por kur u mblodhën kuletat e gjetura, 98% e parave në ta ishin pa u prekur. Të dhëna të tjera sugjeruan se as frika e ndëshkimit, as shpresa për shpërblim nuk kishte gjasa të ishte motivimi primar për raportimin e gjetjes së portofolit.

Atëherë përse njerëzit do të kishin më shumë gjasa të raportonin një kuletë që ka para në të? Hulumtuesit propozojnë katër faktorë që përcaktojnë nëse dikush me mundësinë për të kthyer një kuletë do ta bëjë këtë: fitimi ekonomik nga mbajtja e tij, mundi për ta raportuar atë, shqetësimi altruist për pronarin dhe një neveri për ta parë veten si hajdut. Sipas këtij modeli, edhe pse prania e parave rrit shpërblimin ekonomik nëse kuleta nuk raportohet (dhe sa më shumë para, aq më i madh shpërblimi), ai përfitim ekonomik mbetet pas para kombinimit të shqetësimit altruist dhe dëshirës për ta parë veten si një person i ndershëm.

Prova që shqetësimi altruist luan një rol në vendimin për të raportuar kuletën vjen nga krahasimi i normave të kthimit për kuletat me dhe pa çelës. Çelësi është, mesa duket, i rëndësishëm për pronarin, por, ndryshe nga paratë,  nuk i hyn në punë personit që ka në posedim kuletën. Prandaj, nuk ka gjasa të jetë i rëndësishëm për vetë-imazhin e atij personi si person i ndershëm dhe jo si një hajdut. Megjithatë, kuletat me një çelës dhe para në to kishin më shumë gjasa të raportoheshin tek pronari sesa ato me para dhe pa çelës, duke sugjeruar se nuk ishte vetëm shqetësimi për imazhin e personit që e gjente ai që i motivoi raportimet.

Të gjithë duhet të inkurajohemi nga këto gjetje. Është e zakonshme të dëgjosh njerëz të ankohen se jetojmë në një epokë në të cilën mbizotërojnë interesat vetjake, standardet morale nuk ekzistojnë, të tjerët nuk të interesojnë dhe shumica e njerëzve do të vidhnin n po të mendonin se do t’ia hidhnin paq. Ky studim ofron prova të forta se bota nuk është dhe aq e keqe sa mendojmë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. How Honest Are We?

Etiketa: AustraliabesimtarëBritaniDanimarkaHoteleKELokaleMASMeksikaNorvegjiNorvegjiapaktParaplastikePoloniPoloniaProject SyndicatepsikologSHSHBAShtetet e BashkuaraSuediavizitaZvicra
Tjetri
BE duhet të reagojë ndaj ligjeve drakoniane të medias

BE duhet të reagojë ndaj ligjeve drakoniane të medias

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.