Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Zgjedhje 2023
  • Veting
  • Mjedisi
  • Kosovë
  • SPAK
  • BE
  • Vladimir Putin
  • Olta Xhaçka
  • KLP
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Përplasja për buxhetin, gjykata rrëzon kërkesën e Bashkisë Skrapar për hetimin e ish-prefektit

Erjola AzizolliNgaErjola Azizolli
16:03 | 12/07/2019
Në Lajme, Vendi
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Përplasje PS-LSI për buxhetin, kryebashkiaku i Skraparit padit prefektin

Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu. Foto: Facebook

Share on FacebookShare on Twitter

Gati një muaj pasi Bashkia e Skraparit i kërkoi gjykatës që të detyroj organin e akuzës, për të nisur procedim penal ndaj ish-prefektit, Gjykata e Beratit vendosi të rrëzoj kërkesën e Bashkisë, e cila nuk është paraqitur në seancë dhe nuk pranoi të komentonte vendimin.

Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu. Foto: Facebook

Një muaj më parë Prokuroria e Rrethit të Beratit, vendosi të mos filloj procedim penal  ndaj ish-prefektit të Beratit, Harilla Dafa, i cili u padit nga Bashkia e Skraparit për “Shpërdorim detyre”.  Pas katër muaj hetimesh organi i akuzës, vendosi që ta pushoj çështjen, ndaj Dafës, pasi arriti në përfundimin se faktet dhe hetimet nuk çonin tek elementët e një vepre penale dhe vendosi mos fillimin e procedimit.

Atëhërë Bashkia e Skraparit, kundërshtoi vendimin për mos fillimin e procedimit penal dhe i kërkoi gjykatës të detyronte prokurorinë të niste hetimet.

“Kallëzimi ka të bëjë me dëmin që i është shkaktuar Bashkisë, punonjësve, por dhe gjithë komunitetit, për shkak të veprimeve apo mos veprimeve të të kallëzuarit”, bëhej e ditur në ankimimin drejtuar gjykatës nga kreu i bashkisë.

Por, në asnjë prej tre seancave që Gjykata e Rrethit të Beratit mbajti, kallëzuesi, kreu i bashkisë Nesim Spahiu dhe as ndonjë jurist i institucionit nuk është paraqitur.

Me një vendim 213, që mban datën 03.07.209, gjyqtari i çështjes Durim Dura, vendosi rrëzimin e kërkesës së Bashkisë Skrapar.  Në vendimin e saj gjykata ka arsyetuar se kjo çështje hyn në juridiksionin penal dhe është në kompetencat e gjykatës, por nuk provohet se ish prefekti ka shpërdoruar detyrën me veprimet dhe mos veprimet e tij.

Në lidhje me kallzimin e bërë nga bashkia se ish-prefekti ka shkaktuar dëm ekonomik për punonjësit e administratës dhe banorët, gjykata është shprehur se ai nuk ka kryer veprimin penal për të cilin është kallëzuar.

“Kallëzuesit nuk i është shkaktuar dëm si rrjedhojë e veprimieve të prefektit, ato janë përgjegjësi e mos miratimit të buxhetit 2109. Nuk është cënuar objekti i kësaj vepre penale që është interesi  i kallzuesit. Kështu, gjykata vlerëson se prokurori me të drejtë ka vendosur mosfillimin e procedimit penal”, është shprehur gjykata.

Bashkia e Skraparit prej muajsh vepron me 1/12 e buxhetit të vitit të kaluar, pasi drejtuesi i bashkisë, Nesim Spahiu dhe administrata e drejtuar prej tij nuk ka pranuar të njoh buxhetin që u miratua në një mbledhje të thirrur nga ish-prefekti Dafa, prej shumicës socialiste që rrëzoi një sërë propozimesh të kryebashkiakut.

E ndërsa njohja apo jo e vendimeve të Këshillit Bashkiak, i kontrolluar në shumicë nga Partia Socialiste, po shqyrtohet në Gjykatën Administrative të Apelit, bashkia e Skraparit ka humbur betejën gjyqësore me ish-prefektin. Bashkia e Skraparit, nuk ka pranuar të shprehet në lidhje me vendimin e gjykatës.

Konfliktet për buxhetin në Skrapar filluan pas përplasjes mes PS edhe LSI të cilat ishin në kualicion në zgjedhjet lokale 2015, por u ndanë pasi PS fitoi e vetme zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 ndihmuar nga një truk politik prej marrëveshjes Rama-Basha të majit 2017 që nuk lejoi krijimin e kualicioneve.

PD dhe LSI në opozitë prej muajsh kanë braktisur Kuvendin duke djegur mandatet pas akuzave bazuar mbi një seri përgjimesh se Rama kishte përdorur krimin e organizuar për të siguruar fitoren. Opozita bojkotoi po ashtu zgjedhjet lokale të  30 qershorit, të cilat në Skrapar u zhvilluan vetëm me një kandidat të partisë socialiste.

Tjetri
Vrasja e dyfishtë në Laç, gjykata lë në burg tre të dyshuarit

Gjykata lë në burg 48-vjeçarin e akuzuar për përdhunimin e të bijës

Më të lexuarat

Përplasje PS-LSI për buxhetin, kryebashkiaku i Skraparit padit prefektin

Përplasja për buxhetin, gjykata rrëzon kërkesën e Bashkisë Skrapar për hetimin e ish-prefektit

16:03 | 12/07/2019

Procesi i Rindërtimit në Tiranë: Konflikte gjyqësore dhe qindra të skualifikuar

10:41 | 20/09/2023
Gjyqtari Kujtim Vraniçi përballet me vetingun

Gjyqtari Kujtim Vraniçi përballet me vetingun

14:39 | 18/09/2023
Kujtim Vranici

Gjyqtari Kujtim Vraniçi konfirmohet në detyrë

12:42 | 19/09/2023
SPAK njofton sekuestrimin e pasurive të “Ben Qimes” në Fier

Alibia e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese për pasurinë: “E motra ka qarkulluar 20 milionë euro’

19:38 | 20/09/2023
Magjistratë

KLGj mban peng emërimin e magjistratëve të diplomuar

17:08 | 21/09/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.