AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Hetimi shtesë i KPK nuk solli ndryshime në rivlerësimin e prokurorit Petrit Çano

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, KPK, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Petrit Çano gjatë një seance dëgjimore në KPK, datë 16.07.2019 | Foto nga : Edmond Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimi mbajti të martën seancën e dytë dëgjimore si pjesë të procesit të rivlerësimit kalimtar të prokurorit Petrit Çano.

Prokurori Petrit Çano gjatë një seance dëgjimore në KPK, datë 16.07.2019 | Foto nga : Edmond Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, riçeli të martën hetimin administrativ për rivlerësimin e drejtuesit të Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano, pas ndërprerjes më datë 5 qershor.

Trupa gjykuese që po kryen rivlerësimin e prokurorit Çano përbëhet nga Olsi Komici në cilësinë e kryesuesit, Suela Zhegu relatore dhe anëtar Lulzim Hamitaj. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.

Prokurori Petrit Çano e ushtron funksionin e tij prej më shumë se 20 vitesh në rolin e drejtuesit. Ai ka drejtuar Prokurorinë e Vlorës në vitet 2000-2008 si dhe atë të Lushnjes në vitet 2008-2015. Me dekret të presidentit të Republikës, Çano është emëruar drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë prej vitit 2015.

Gjatë seancës të martën, relatorja Zhegu pasqyroi hetimet shtesë të kryera nga Komisioni për qartësimin e disa rrethanave të reja lidhur me denoncimin e një shtetasi që pretendon se i është dëmtuar makina nga vajza e prokurorit, lidhur me pagesën e tatimeve për të ardhurat e përfituara nga një aktivitet privat prej bashkëshortes dhe një denoncim anonim për një çështje në Prokurorinë e Lushnjës, e hetuar në kohën kur Çano ishte drejtues.

Zhegu tha se ishin kryer disa verifikime lidhur me denoncimin e shtetasit L.B., i cili pretendon se vajza e prokurorit Çano i ka goditur makinën e tij me një mjet tip fouristradë që ajo drejtonte, teksa ishte i parkuar. Ky pretendim u kundërshtua nga Çano gjatë seancës dëgjimore më 5 qershor.

Lexo më shumë:

  • Drejtuesi i Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano përballet me vetingun

Relatorja Zhegu pohoi se Komisioni i kishte kërkuar informacion shoqërisë “Tendencë TRA.”, nëse pronari i fuoristradës Q.D. për të cilën denoncuesi pretendon se ishte përdorur nga vajza e prokurorit, kishte kryer shërbime apo riparuar dëme gjatë vitit 2017. “Shoqëria ka kthyer përgjigje duke sqaruar se është paraqitur vetëm për konstatim dëmi”, pohoi relatorja Zhegu. Ajo shtoi se i është kërkuar informacion shoqërisë Eurosig nëse ka pasur praktikë për kompensim dëmi për makinën e Q.D., por nuk ka rezultuar një gjë e tillë. Ndërkohë Drejtoria e Transportit ka konfirmuar se mjeti në fjalë i përkiste personit Q.D..  Komisioni i ka kërkuar informacion edhe Policisë së Shtetit nëse vajza e prokurorit Çano kishte qenë ndonjë herë e penalizuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Policia ka kthyer përgjigje se ndaj vajzës së prokurorit Petrit Çano nuk figuron asnjë gjobë.

Relatorja tha se lidhur me këtë denoncim janë thirrur dhe pyetur vajza e prokurorit Petrit Çano dhe pronari i fuoristradës, shtetasi Q.D.. Ndërkohë, Komisioni ka gjetur se subjekti ka udhëtuar një herë për në Maqedoni me makinën e Q.D.  ku ka qëndruar tre orë. Zhegu sqaroi se është thirrur për t’u pyetur edhe pronarja e parkimit, por ajo nuk është paraqitur pranë Komisionit për të dhënë shpjegime.

Komisioni i ka kërkuar informacion Drejtorisë së Tatimeve nëse bashkëshortja e prokurorit Çano duhej të paguante tatim-fitim për të ardhurat e përfituara nga shitja e mobiljeve të një aktiviteti privat, kopsht, të mbyllur në vitin 2010.  Relatorja Zhegu u shpreh se tatimet kanë kthyer përgjigje se sendet mund të shiten vetëm prej subjektit dhe jo nga personi.

Zhegu sqaroi se Komisioni kishte tentuar të kontaktonte me një denoncues i cili pretendonte për parregullsi dhe qëndrim jo të drejtë të prokurorit Çano kur ai kishte qenë drejtues i Prokurorisë së Lushnjës, por nuk kishte qenë e mundur.

Gjatë fjalës së tij, prokurori Petrit Çano u shpreh se ishte njohur me rezultatet e hetimit shtesë dhe se ishte dakort me konkluzionet. Ai tha se lidhur me shitjen e pajisjeve u qëndronte shpjegimeve të dhëna. Edhe për denoncimin e kryer lidhur me një çështje në Prokurorinë e Lushnjës, ai tha se duke qenë anonim, nuk kishte diçka për të thënë.

Por, vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs u ndal në ecurinë e aktivitetit të bashkëshortes së tij në qytetin e Lushnjës. Ai e pyeti prokurorin Çano se kur ishte regjistruar kompania e bashkëshortes dhe kur ishte mbyllur, pasi rezultonte me status pasiv në vitin 2016.

Prokurori Çano shpjegoi se subjekti ishte regjistruar në 29 qershor të vitit 2004, në 2005 ishte licencuar dhe se aktiviteti kishte nisur në prill të vitit 2006 deri në 26 shkurt të vitit 2010. Më tej ai pohoi se e kishin mbyllur aktivitetin dhe se ishte likuidatori ai duhej të ndiqte procedurën deri në çregjistrimin e tij.

Çano tha se kishin kontraktuar një likuidator dhe se pas largimit nga qyteti i Lushnjës nuk ishin marrë më me statusin e aktivitetit dhe se kjo ishte arsyeja që figuronte pasiv edhe disa vite të tjerë pas mbylljes.

Jacobs u ndal edhe në blerjet dhe shitjet e mobiljeve që kanë shërbyer për arredimin e kopshtit. Çano shpjegoi se blerja e tyre kishte nisur në vitin 2004 dhe shumica ishin blerë në vitin 2005, duke shtuar se një pjesë bashkëshortja i ka blerë në emër të saj, një pjesë në emër të shoqërisë, pasi në fillim nuk ishte nxjerrë ende nipti. Ai tha se nuk i kishte faturat e blerjes apo shitjes pasi kishte kaluar një kohë e gjatë dhe nuk i kishte ruajtur pasi nuk kërkoheshin nga ligji. Çano tha se të ardhurat që bashkëshortja kishte përfituar nga shitja e mobiljeve i kishte deklaruar pranë ILDKPKI.

Çano u vlerësua pozitivisht lidhur me dy kriteret e tjera, atë të pastërtisë së figurës dhe profesionalizimin.

Në fund të seancës, drejtuesi i Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano kërkoi konfirmimin e tij në detyrë. KPK do të shpallë vendimin më datë 19 korrik, ora 09:15.

Etiketa: DenoncimGjyqHetimetILDKPKIKomisioni i Pavarur i KualifikimitkompensimKPKKrujëlulzim hamitajMakinaMaqedoniOlsi KomiciPetrit ÇanoPoliciaprokurorProkuroriProkuroria e Rrethit KrujëSHSuela ZheguTHeo JacobsVëzhguesitVlorë
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Anila Kristani – kandidate për Gjykatë Kushtetuese

Skeda e pasurisë së deklaruar – Anila Kristani – kandidate për Gjykatë Kushtetuese

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.