AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Skeda e pasurisë së deklaruar – Anila Kristani – kandidate për Gjykatë Kushtetuese

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në KPK, Skeda, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Anila Kristani (Guri), përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Kjo është skeda e pasurisë së deklaruar nga viti 2003 deri në vitin 2017.

Gjyqtarja Anila Kristani përballet të mërkurën në mesditë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa e KPK-së që ka udhëhequr rivlerësimin e subjektit përbëhet nga  Lulzim Hamitaj, Suela Zhegu dhe Alma Faskaj.

Kristani është një gjyqtare me një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor. Që nga korriku i vitit 1996, për më shumë se 23 vjet ajo shërben si gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe është kandidate për një pozicion në Gjykatën Kushtetuese.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Anila Kristani nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Në vitin e parë të deklarimit, pasuria familjare e subjektit kap një vlerë të deklaruar prej 10.4 milionë lekë, ndërkohë në vitin e fundit të deklarimit subjekti ka regjistruar në ILDKPKI një pasuri familjare prej gati 22.7 milionë lekë, një rritje mesatare vjetore nga viti 2003 deri në vitin 2017 prej 877, 906 lekë.

Në 31 dhjetor 2017 pasuria e deklaruar familjare e subjektit përbëhet nga 2.2 milionë lekë likuiditete në bankë, 1.4 milionë lekë pasuri të luajtshme, si dhe 18.9 milionë lekë pasuri të paluajtshme.

Të ardhura e subjektit gjatë periudhës së deklarimit arrijnë vlerën 26.2 milionë lekë, nga të cilat 13.1 milionë lekë vijnë nga paga për shkak të funksionit, 7.1 milionë lekë të ardhura të bashkëshortit nga avokatia, 3.1 milionë lekë nga pagat e bashkëshortit, 1.2 milionë lekë fitim nga shitblerja e automjeteve dhe 500 mijë lekë dhurata cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme.

Megjithatë, analiza cilësore e deklaratave periodike të subjektit u konstatuan një numër ‘flamujsh të kuq.’

Subjekti në deklaratën Periodike/Vjetore 2004 dhe 2005 nuk deklaron të ardhura nga paga si gjyqtare. Në vitin 2013 deklaron hapje depozite bankare me burim nga kursimet e pagave dhe nga huamarrja. Përkatësisht, dy kontratat e huasë mbajnë datë 03.05.2013 shuma 280,000 lekë, dhe 07.08.2013 në shumën prej 290,000 lekë – detyrimi total prej 570,000 lekë është falur në vitin 2016. Subjekti dhe bashkëshorti kanë deklaruar dhurata cash në vitin 2013, në shumat 500,000 lekë dhe 70,000 lekë. Në vitin 2017 është deklaruar hua në shumën 20,000 euro për të blerë apartament banimi.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë për vitin 2003

Deklarata e pasurisë për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: Alma FaskajAnalizëAnila KristaniavokatiaBashkëshortiBIRNEuroGjykata e Rrethit TiranëGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarGjyqtarehuaILDKPKIKandidateKontrolliKPKkushtetueselulzim hamitajPagatPasuri të paluajtshmepasuriaprokurorraportreporterreporter.alSHSkedaSuela Zhegu
Tjetri
Aftësi profesionale, a mundet KPA të ndërtojë “metodologji” të re vlerësimi?

KPA pranon kërkesat e Komisionerit Publik në çështjen ndaj gjyqtarit Medja

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.