Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Socialistët synojnë të ndalojnë studimin e Luftës së Dytë Botërore si “pjesë e komunizmit”

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
12:37 | 16/07/2019
Në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Socialistët synojnë të ndalojnë studimin e Luftës së Dytë Botërore si “pjesë e komunizmit”

Drejtori i Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit Agron Tufa duke raportuar në parlament në maj 2019. Foto: Malton Dibra/LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Parlamenti i kontrolluar nga Partia Socialiste po ndryshon një ligj të vitit 2010 që krijoi një institucion për studimin e periudhës komuniste. Kryetari i institucionit, Agron Tufa, i tha BIRN se ndryshimet duken se mbartin teknika tipike të Sigurimit të Shtetit.

Drejtori i Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit Agron Tufa duke raportuar në parlament në maj 2019. Foto: Malton Dibra/LSA

Kuvendi i Shqipërisë po rishikon ligjin mbi studimet e komunizmit me një synim për të ndaluar në mënyrë eksplicite studimin e Luftës së Dytë Botërore si pjesë e periudhës komuniste të vendit ndërsa kërkohet që punonjësit e Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit të pajisen me certifikatë sigurie, e cila zakonisht kërkohet për zyrtarët që kanë akses në të dhëna sekrete të shtetit.

Projektligji i propozuar nga dhjetë deputetë socialistë thotë në relacionin shoqërues që “Regjimi komunist nuk mund te lidhet me periudhen e luftes Antifashiste Nacional-Çlirimtare” sepse “eleminimi i kundërshtarëve politikë” nisi vetëm pas luftës.

Propozimet e ndryshuara synojnë gjithashtu që në institutin e studimeve të krimeve të komunizmit të punonjësit të “jenë persona që gëzojnë besueshmëri” dhe për këtë arsye, i punësuari në të “duhet të plotësojë edhe kushtet e përcaktuara për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit të klasifikuar.” Për këtë arsye, kërkohet që punonjësit të marrin certifikatë sigurie, një dokument që jepet nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, një institucion në varësi të kryeministrit.

Agron Tufa, drejtori aktual i institutit, i tha BIRN se ndryshimet ishin “tipike për teknikat e sigurimit” dhe tregojnë “mentalitet të kohës së komunizmit” në shkrimin e historisë.

“Ne po trajtohemi si një strukturë shërbimesh sekrete dhe jo si një institucion për studimin e historisë,” i tha Tufa BIRN.

Ai dyshoi se një arsye se pse po kërkohet një certifikatë sigurie është një fushatë shpifjeje kundër tij, fillimisht e nisur në media nga socialistët, të cilët sugjerojnë se ai është një spiun rus. Tufa, 52, është shkrimtar i diplomuar në Univestitetin e Tiranës dhe në Institutin e Letërsisë Maksim Gorki në Moskë.

Instituti për Studimin e Krimeve të Komunizmit u krijua në vitin 2010 nga një ligj special dhe ka publikuar disa libra mbi sundimin komunist në vend. Megjithatë, pak muaj më parë, Spartak Braho, një deputet i Partisë Socialiste dhe ish gjyqtar në kohën e Komunizmit, akuzoi Tufën dhe po hidhte baltë mbi rezistencën antifashiste të luftës së Dytë Botërore përmes publikimit të librave që pretendojnë për krime lufte të kryera nga partizanët komunistë. Pas kësaj, Braho dhe deputetë të tjerë socialistë propozuan ndryshimet në ligj.

“Normalisht ata mundet thjeshtë të më shkarkojnë dhe të rrëmbejnë institutin,” tha Tufa.

“Por tregon mentalitet komunisti dhe teknika të Sigurimit fakti se ata duan të sugjerojnë se unë nuk do të marr certifikatë sigurie si shkak për shkarkimin tim krahas teorisë së komplotit të spiunit rus,” shtoi ai.

“Kjo tregon gjithashtu se si ata janë mësuar të shkruajnë histori, si diçka që i përket shërbimeve sekrete dhe jo historianëve,” tha Tufa.

Etiketa: komunizmi
Tjetri
KLP shmang nga SPAK krerët e Krimeve të Rënda

KLP shmang nga SPAK krerët e Krimeve të Rënda

Më të lexuarat

Socialistët synojnë të ndalojnë studimin e Luftës së Dytë Botërore si “pjesë e komunizmit”

Socialistët synojnë të ndalojnë studimin e Luftës së Dytë Botërore si “pjesë e komunizmit”

12:37 | 16/07/2019
Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

14:05 | 27/03/2023
“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

18:04 | 24/03/2023
Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

19:29 | 27/03/2023
KQZ fal kryebashkiakun e Mallakastrës për dënimin në Greqi

Tre kryebashkiakë rrezikojnë gjoba për ‘keqpërdorim të fondeve publike’ në fushatë

19:19 | 24/03/2023
‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

17:11 | 28/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.