AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokuroria e Kukësit kërkon burg për 8 protestues kundër vendpagesës në “Rrugën e Kombit”

Bashkim ShalangaBashkim Shala
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestuesit djegin vendpagesat në “Rrugën e Kombit”. Foto: Bashkim Shala

Prokuroria kërkoi 6 muaj burg për tetë pjesëmarrësit në protestën në të cilën u shkatërrua vendpagesa në autostradën Durrës-Kukës me 31 mars të vitit kaluar. Mbrojtësit pretendojnë pafajësi, ndërsa u shprehën se një nga të akuzuarit nuk kishte marrë pjesë në protestë. 

Protestuesit djegin vendpagesat në “Rrugën e Kombit”. Foto: Bashkim Shala

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë në Kukes kërkoi të martën 6 muaj burg për tetë të akuzuar si pjesë e protestës që përfundoi me shkatërrimin e vendpagesave të koncesionarit në rrugën Durrës-Kukës.

Në pretencë prokuroria kërkoi që të 8 të akuzuarit të vendoseshin në periudhë prove për një viti dhe të mbanin kontakte me shërbimin e provës. Tetë të akuzuarit, Ervis Oruçi, Armand Ademaj, Fatos Harulla, Mirdaim Nerguti, Lulzim Popa, Ahmet Tobli, Shpetim Todaj dhe Shaban Selmanaj, janë akuzuar nga prokuroria për verpën penale të “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal dhe “Kundërshtimit të punonjësit policisë së rendit publik”, të parashikuar nga neni 236/2 I Kodit Penal.

Në qershor 2018, 25 persona u dënuan po me kusht dhe disa me gjobë, pasi pranuan fajësinë në një marrëveshje me prokurorinë. Por ndyshe nga 25 të akuzuarit e tjerë, tetë të pandehurit e lartpërmendur nuk pranuan “Gjykimin me marrëveshje”, duke pretenduar se ishin të pafajshëm.

Pas kërkesë së prokurorisë , avokati i tetë  të akuzuarave Ilir Nerguti kërkoi nga gjyqtarja e çështjes Flutura Hoxha kohë për t’u përgatitur me shkrim në mbrojtjen e klintëve tij, pasi sipas avokatit ai priste  që çeshtja të pushohej nga prokuroria.

“Klientët që unë mbroj nuk kanë bërë asnjë veprim të jashtëligjshëm. Janë parë vidiot në seancë  gjyqësore dhe  rezulton që asnjëri prej tyre nuk ka  bërë veprat penale për të cilat akuzohen. Shtatë prej të akuzuarve e pranojnë se kanë qenë vetëm pjesmarrës në protestë, ndërsa njëri prej tyre pikërisht Shpëtim Todaj thotë se nuk ka qenë në protestën e 31 marsit të vitit 2018 te tolli i pagesës së Kalimash”, tha për “BIRN” avokati i të akuzuarve Ilir Nerguti.

Shumica e të akuzuarve u arrestuan apo u shpallën në kërkim me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës, menjëherë pas protestës së 31 marsit kundër ndërtimit të vendpagesës në atë që njihet si “Rruga e Kombit” dhe lidh Shqipërinë me Kosovën. Ata u akuzuar për “Shkatërrim Prone”, “Shkatërim prone me zjarr” dhe “Kundërshtim të forcave të policisë”.

Protesta kundër pagesës prej pesë euro për kalim në rrugë u thirr nga Këshilli Bashkiak i Kukësit ndërsa doli jashtë kontrollit kur protestuesit, duke thënë se u provokuan nga policia e cila tentoi të ndalonte afrimin e tyre pranë objektit, sulmuan dhe shkatërrruan vendpagesën.

Arrestimi i tyre u cilësua i paligjshëm nga opozita e shoqëria civile të cilat organizuan disa protesta, përfshi një angazhim disa ditor para policisë së Tiranës ku të arrestuarit u sollën për masë sigurie për të shmangur përplasje të tjera në Kukës.

Megjithatë përndryshe nga qëndrimi për arrestim të paligjshëm 25 nga të akuzuarit  pranuar atëherë akuzat e prokurorisë dhe gjykata vendosi të pranojë marrëveshjen e arritur.

Autostrada e pagëzuar “Rruga e Kombit” filloi të ndërtohej një dekadë më parë, ka kushtuar mbi 1 miliard euro dhe nuk ka përfunduar ende në mjaft pjesë të saj. Ndërtimi i rrugës është shoqëruar me akuza për abuzime me fondet me disa qindra milion euro.

Pagesa është pjesë e koncesionit për mirëmbajtjen, i cili iu dha pas një sërë polemikash në vitin 2016 konsorciumit të kompanive “Catalyst Viva Das General Constracting LLC & Salillari shpk & “BEE Tech” & “ Violap Ateve” & “Kastrati” sha. Kompania e krijuar për këtë qëllim Albanian Highway Concession, kontrollohet 50 për qind nga  Kastrati Group dhe 50 për qind nga kompania Salillari.

Koncesionari filloi në pranverë të vitit 2018 mbledhjen e tarifës 5 euro për kalim në rrugë me makina normale, ndërsa makinat e tonazhit të rëndë tarifoheshin deri në 22 euro, gjë që shkaktoi pakënaqësi kryesisht në qytetin e Kukësit dhe zonat përreth.

Protesta dhe shkatërrimi i vendpagesave detyroi kryeministrin Edi Rama të organizonte disa fjalime publike për të sqaruar pse rruga po jepej me koncesion edhe pse ky ishte miratuar prej dy vjetësh. Pas kësaj qeveria uli në 100 lekë tarifën për banorët e qarkut të Kukësit dhe disa lëshime për ata që përdornin shpesh rrugën. Kostoja prej rreth 50 milion euro e këtyre lëshimeve iu faturua buxhetit të shtetit.

Etiketa: AkuzaAlbanian Highway ConcessionArrestimarrestimiautostradAutostradaBanorëBIRNBurgDurrësEdi RamaEuroFlutura HoxhaGjykataGjykatësGjyqKastratiKodit PenalKoncesionKosovëKukesMakinamarrëveshjeMASMjaftOpozitaParaPoliciaProkuroriaProtestaprotestuesQeveriaRamaRruga e KombitSalillariSHshqipTiranëZjarr
Tjetri
Dy institucionet kyç të drejtësisë startojnë punën, KLGJ dhe KLP zgjedhin kryetarët

KLGJ vendos të delegojë gjyqtarë Apeli për ekstradimet në Gjykatë të Lartë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.