AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tjetërsimi i pronësisë së Kopshtit Botanik, sindikata i kërkon qeverisë të tërhiqet

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kopshti Botanik Tiranë. Foto:Wikimedia

Sindikata e Punonjësve të Universiteve të Shqipërisë dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës i kanë kërkuar qeverisë të tërhiqet nga tjetërsimi i pronësisë së Kopshtit Botanik nga universiteti te Bashkia e Tiranës, duke e cilësuar si “cënim të lirisë akademike”.

Kopshti Botanik Tiranë. Foto:Wikimedia

Sindikata e Punonjësve të Universiteve të Shqipërisë (SPUSH)  kërkoi, përmes një njoftimi për media, qeverisë të tërhiqej nga vendimi i datës 17 korrik për të ndryshuar pronësinë e Kopshtit Botanik nga Universiteti i Tiranës te Bashkia e Tiranës. Më herët për këtë tjetërsim kishte reaguar vetë Fakulteti i Shkencave të Natyrës, duke e cilësuar “cënim të rëndë të lirisë akademike”.

Në të njëjtën linjë është edhe letra e firmosur nga kreu i SPUSH prof.asoc.dr Sandër Kovaçi dhe Sekretarja e Përgjithshme Prof. Asoc. Dr. Enkeleda Olldashi shprehet shqetësimi se vendimi i qeverisë është vijim i tentativave për të marrë nënkontroll pronat të universiteteve, ndërsa shprehin frikë për tjetërsimin e tyre. Ata thonë se vendimi në fjalë “cënon rëndë autonominë universitare dhe lirinë akademike sepse KBT, është i vetmi institucion kërkimor-mësimor në vend në fushën e florës”.

Por pa u tharë mirë boja në këto reagimi qeveria në mbledhjen e 25 korrikut ka vendosur që prona të Universitetit Bujqësorë të Tiranës t’i kalojnë Ministrisë së Bujqësisë. “Kalimin, nga varësia e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (Universiteti Bujqësor, Tiranë) te Ministria Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, të laboratorëve të diagnostikimit të parazitëve të Departamentit të Mbrojtjes së Bimëve, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, të tokës bujqësore, trojeve, godinave dhe objekteve të tjera të ndërtuara mbi to”, thuhet në vendimin e publikuar më 25 korrik në faqen e qeverisë.

Ndërkohë ndryshimi i pronësisë së Kopshtit Botanik të Tiranës shihet nga sindikata ashtu edhe FNSH si kërcënim. Në reagime paraqiten si shembuj shpronësimin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës nga muzeu, tentativën për të tjetërsuar godinën e Fakultetit të Gjeologji Minierave dhe përplasjen e Bashkisë së Tiranës me Universitetin Bujqësorë të Tiranës për pjesë të pretenduara të kampusit të UBT-së.

“Përvojat e hidhura të deritashme të Fakultetit të tonë me Muzeun e Shkencave të Natyrës, Departamentin e Bioteknologjisë, “ngrënien” e paradokohshme të një cope nga Kopshti në fjalë së bashku me godinën dykatëshe (dhuratë nga Ambasada Amerikane), për kalimin e Unazës së Re, nuk japin asnjë garanci, përkundrazi, flasin në të kundërt të ndonjë mundësie të realizimit të funksionit dhe misionit të Kopshtit Botanik nga ndonjë insititucion tjetër jashtë Universitetit të Tiranës”, thuhet në reagimin e FNSH-së.

Fakulteti shprehet se ishte i gatshëm për bashkëpunim dhe se mirëpriste investimet e Bashkisë së Tiranës, por pa cënuar funksionin e KBT-së. Po ashtu në të dy reagimet kërkohej prishja e VKM-së dhe paralajmërohet se do të merreshin masa për ta zhbërë atë. “Jemi të vendosur për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për anulimin e kësaj VKM-je në mbrojtje të Kopshtit Botanik, si aset kombëtar kërkimor dhe mësimor i pazëvendësueshëm”, thuhet në reagimin e FNSH.

Reagimet vënë në dukje se Kopshti Botanik është i vetëm në llojin e tij në Shqipëri dhe se ai është ndërtuar dhe mbajtur nga pedagogët dhe studentët e FNSH-së për gati 50 vjet.

Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 17 korrik ndryshon pronësin e Kopshtit Botanik të Tiranës nga universiteti te Bashkia e Tiranës.  Në vendim thuhet se bashkia merr në zotërim KBT “për t’i përdorur për ushtrimin e funksioneve të veta”. Po ashtu aty kërkohet që mes bashkisë dhe universitetit të lidhet një marrëveshje për garantimin e “aktivitetit mësimor e të veprimtarive kërkimore-shkencore të Universitetit të Tiranës”.

VKM po ashtu shprehet se bashkisë i ndalohet tjetërsimi i sipërfaqeve që i bashkangjitet vendimit. Në botimin e aktit në fletoren zyrtare listohen 7 pasuri me një sipërfaqe totale prej 111.804 metra katrorë ose rreth 10.2 hektarë.

Etiketa: 111akademikeBashkiaKëshillit të MinistraveKopshti BotanikmarrëveshjeMasambrojtjeMediaMuzeupronaQeveriasekretarjashqipShqipërisindikatastudentTiranëUniversiteti i TiranësVendimVendimiVKM
Tjetri
Brexit-i i Boris Johnson

Brexit-i i Boris Johnson

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.