AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

A është Von Der Leyen liderja që i nevojitet Europës?

Dominique MoisingaDominique Moisi
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidentja e re e Komisonit Europian Ursula Von Der Leyen. Foto: http://www.europarl.europa.eu

Ursula von der Leyen e Gjermanisë nuk është aspak një zgjedhje e keqe për të qenë presidentja e ardhshme e Komisionit Europian. Megjithatë, krahas ndjenjës së përgjithshme të lehtësimit që liderët e BE-së arritën të binin dakord për një kandidat, mbetet ende dyshimi nëse Europa do të ketë personin dhe ekipin më të mirë në krye të saj.

Presidentja e re e Komisonit Europian Ursula Von Der Leyen. Foto: www.europarl.europa.eu

Charles de Gaulle kishte “një ide të caktuar për Francën”. Por a ka Ursula von der Leyen, presidentja e ardhshme e Komisionit Europian, një ide të caktuar për Europën, siç kishte Jacques Delors kur mori postin më të lartë të Bashkimit Europian?

Ndoshta kjo është një pyetje e padrejtë dhe e pavend. Në fund të fundit, vetë këndvështrimi i Delors për Europën evoluoi me kalimin e kohës. Dhe në përgjithësi, politikat e Europës (dhe për pasojë politikanët e saj) janë bërë më pragmatike dhe më pak idealiste në gjysmën e shekullit që nga vdekja e de Gaulle. Politikanët në ditët e sotme janë (në rastin më të mirë) bërës ambiciozë dhe, shumë shpesh, mbijetues finokë. Megjithatë, presidentja e ardhshme e Komisionit do të marrë detyrën e saj në një kohë kur Europa ka më shumë nevojë për një lider vizionar sesa thjesht për një person që bën marrëveshje.

Von der Leyen nuk është aspak një zgjedhje e keqe. Ajo do të jetë gruaja e parë që do të mbajë postin më të lartë të BE-së, dhe e para gjermane që e merr këtë post që nga Ëalter Hallstein në fund të viteve 1950 dhe 1960, kur integrimi europian ishte në fillimet e tij. Për më tepër, von der Leyen është pa dyshim pro-Europian dhe atlanticiste. Dhe si një ish-ministre gjermane e mbrojtjes, ajo i njeh mirë problemet kritike të sigurisë me të cilat përballet Europa.

Me fjalë të tjera, von der Leyen përmbush pjesën më të madhe të kritereve të nevojshme, edhe nëse nominimi i saj ishte rezultat i një sërë kompromisesh komplekse. Megjithatë, krahas ndjenjës së përgjithshme të lehtësimit që liderët e BE-së arritën të binin dakord për një kandidat, mbetet ende një dyshim nëse Europa do të ketë vërtet personin më të mirë – dhe ekipin – në krye të saj.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë shpesh, si publikisht ashtu edhe privatisht, se cilësia duhet të jetë kriteri i vetëm për zgjedhjen e liderëve të Europës, me kombësinë apo përkatësinë politike të një rëndësie dytësore. Megjithatë, për një kohë të gjatë, Europa i ka zgjedhur udhëheqësit e saj kryesisht bazuar në kufizimet e tyre – jo më pak se liderët kombëtarë donin të siguroheshin se nuk kishin rivalë në Bruksel.

Nga José Manuel Barroso – një njeri i spikatur kryesisht për aftësinë e tij unike për të mos thënë asgjë në dhjetë gjuhë – deri te Jean-Claude Juncker, posti më i lartë i Europës është zënë nga liderë tepër të zakonshëm. Ky deficit në lidership ka e ka dëmtuar keqazi BE-në duke forcuar një ndjenjë në rritje të tjetërsimit midis qytetarëve të kontinentit dhe elitave të tij. Me Europën që tani përballet me sfida të mëdha të jashtme dhe të brendshme, nga ngritja e Kinës deri te përhapja e populizmit, ajo më në fund duhet të ndryshojë metodë dhe të fillojë t’i zgjedhë liderët e saj bazuar në meritat e tyre.

Macron, nga ana e tij, fillimisht nuk e mbajti aspak sekret vlerësimin e tij të madh për një tjetër presidente të mundshme të Komisionit Europian: Margrethe Vestager e Danimarkës. Si komisionere e konkurrencës në BE, Vestager ka zbatuar me sukses rregullat e konkurrencës së bllokut kundër gjigandëve të teknologjisë amerikane dhe sulmet verbale të presidentit amerikan Donald Trump ndaj saj e kanë rritur akoma më shumë popullaritetin e saj midis europianëve.

Por tani i takon von der Leyen të bëjë një shkëputje të qartë nga mediokriteti zhgënjyes i liderëve të fundit të BE-së. Sidomos përsa i takon çështjeve ekonomike, fjalimi i saj në Parlamentin Europian ishte pa dyshim bindës, duke kombinuar kohezionin dhe qartësinë në dëshirën e saj për të kaluar drejt një bote pa emetime karboni. Ajo është gjithashtu një lojtare politike serioze. Shumë në Gjermani besojnë se ajo e shihte ministrinë e mbrojtjes si një trampolinë drejt realizimit të ambicies së saj të vërtetë: të bëhej kancelare.

Megjithatë, shumë vëzhgues europianë, përfshirë edhe mua, akoma pyesin veten nëse von der Leyen ka kombinimin e duhur të karizmës, qëndrueshmërisë, rezistencës dhe shpikjes politike për të qenë liderja që i duhet Europës. Si fillim, Parlamenti Europian thellësisht i ndarë ka gjasa të jetë shumë më i vështirë për t’u mbledhur dhe menaxhuar sesa të tjerët para tij.

Për më tepër, edhe presidentja më karizmatik i Komisionit Europian mund ta ketë të vështirë të tejkalojë tensionet dhe kontradiktat që sjell kjo detyrë. Von der Leyen do të duhet të ruajë besimin e liderëve kombëtarë që e nominuan atë, pa u dukur si zëdhënësja e tyre. Në të njëjtën kohë, ajo duhet të fitojë besimin e Parlamentit Europian, i cili e konfirmoi atë si presidente vetëm me një diferencë të ngushtë votash. Mbi të gjitha, ajo duhet të jetë fytyra njerëzore e një burokracie kryesisht anonime të BE-së dhe, si e tillë, të flasë drejtpërdrejt dhe bindshëm me europianët.

Kjo mund të tingëllojë si një detyrë e pamundur për disa, por është më e rëndësishme se kurrë. Kur himni europian, “Ode to Joy” i Beethoven, u luajt në seancën hapëse të parlamentit të ri në fillim të këtij muaji, eurodeputetët nga Partia Brexit e Mbretërisë së Bashkuar kthyen shpinën, ndërsa anëtarët e partisë Fronti Kombëtar të Marine Le Pen zgjodhën të qëndronin ulur.

Fakti që një barbarizëm i tillë në zemër të BE-së po bëhet gati banal e bën zgjedhjen e presidentit të Komisionit akoma më të rëndësishme. Le të shpresojmë që von der Leyen i ka mashtruar skeptikët dhe se ajo është vërtet liderja që i duhet dhe meriton Europa.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Is Von Der Leyen the Leader Europe Needs?

Etiketa: Bashkimit EuropianBEboteBrexitBrukselDanimarkëDonald TrumpemetimeEmmanuel MacronEuropaGjermaniIntegrimiIntegrimi europianMacronMarine Le PenmarrëveshjeParaParlamenti EuropianPartiapresidenteProject SyndicatesekretTrumpUrsula von der Leyenzgjedhje
Tjetri
Problemet me pasurinë rrezikojnë karrierën e gjyqtares Dhurata Haveri

KPK rihap hetimet për gjyqtaren Dhurata Haveri

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.