AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA shkarkon anëtarin e KLP Gentjan Osmani

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në KPA, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori i Prokurorisë për Krimet e Rënda, Gentjan Osmani, | Foto nga :LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit arsyetoi se prokurori Gentjan Osmani kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë për dy vite dhe vendosi shkarkimin e tij, ndërsa rrëzoi pjesën tjetër të ankimit të Komisionerit Publik.

Prokurori i Prokurorisë për Krimet e Rënda, Gentjan Osmani, | Foto nga :LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të mërkurën të prishte vendimin e KPK dhe shkarkonte nga detyra anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gentjan Osmani, duke arsyetuar se deklarimi i pasurisë prej tij ishte i pamjaftueshë. KPA e cila rrëzoi 4 nga pretendimet e Komisionerit Publik ndaj Osmanit dhe denoncimet ndaj tij si të pavërteta, arsyetoi se një prej kërkesave në ankimim qëndronte dhe se prokurori kishte “bërë deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë”

Kolegji vuri në dukje se Osmani nuk kishte pasur të ardhura për të kryer shpenzimet dhe kursimet e deklaruar në vitet 2011 dhe 2013. Trupa gjykuese u shpreh se, pretendimi i subjektit se kishte qenë i pasaktë në deklarim dhe se jo e gjithë shuma e deklaruar si e kursyer kishte qenë e tillë, ishte “Tepër larg asaj që ligji dhe modeli i deklaratës përcakton”.

Osmani u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 9 gusht prej një trupe gjykuese të kryesuar nga Firdes Shuli, Roland Ilia relator dhe Pamela Qirko anëtare. KPK e gjeti atë të përshtatshëm në të tre kriteret dhe më pas ai u zgjodh si një nga anëtarët prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Megjithatë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i kërkoi Komisionerit të ankimonte vendimin duke ngritur një sërë pikëpyetjesh mbi pasuritë e prokurorit dhe justifikimin e tyre.

Në ankimin që pasoi Komisioneri Publik ngriti dyshime mbi mundësitë financiare për disa vite. Ankimi përfshinte aftësitë paguese të Osmanit për një apartament në vitin 2009, të ardhurat e bashkëshortes si dhurim nga familja në shumën 1.5 milion lekë, të ardhurat për blerjen e një makine dhe mosdeklarimin e saj në vitin 2005, vërtetësinë e një huaje, të ardhurat e ligjshme të huadhënësit, aftësinë e prokurorit për të paguar huanë dhe mundësinë e tij financiare në vitet 2011 dhe 2013. Sipas Komisionerit Osmani rezultonte me bilanc negativ për rreth 2.1 milion lekë për këto dy vite.

Në ankim po ashtu u përfshin denoncime nga publiku ndaj prokurorit. Për tre prej denoncimeve u kërkua hetim nga ana e Komisionerit, për të verifikuar vërtetësinë dhe për të hapur ose jo hetime sa i përket profesionalizmit dhe figurës.

Osmani kundërshtoi ankimin. Ai, siç del edhe nga vendimi i Kolegjit, arriti të bindte KPA për aftësitë paguese dhe mënyrën e pagimit të kësteve për shtëpinë në vitin 2009, të ardhurat e bashkëshortes në shumën 1.5 milion lekë, vërtetësinë e huasë, të ardhurat e ligjshme të huadhënësit.

Ai sqaroi KPA edhe sa i përket mosdeklarimit të makinës në vitin 2005. Kolegji gjeti po ashtu se denoncimet ndaj tij ishin të pavërteta dhe se nuk cënonin rivlerësimin në kriterin e figurës dhe profesionalizmit.

Por në vendim trupa gjykuese e kryesuar nga Natasha Mulaj, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz anëtarë, arsyetoi se Osmani nuk kishte bindur Kolegjin sa i përket aftësive financiare për të paguar huanë dhe realizuar kursimet e deklaruar na vitet 2011 dhe 2013.

“Pretendimi i subjektit të rivlerësimit se shlyerja e kësteve të huasë dhe kësteve të apartamentit në këto vite është përballuar prej kursimeve të tij në cash të deklaruar në vitet paraardhës, por  pa u deklaruar pakësimi i kësaj pasurie në deklaratat periodike, është në vlerësimin e trupit gjykues një argument që nuk mbështetet në ligj”, u tha gjatë leximit të dispozitivit.

Kryesuesja Mulaj lexoi se sipas ligjit për deklarimin e pasurive Osmani kishte pasur “detyrim të deklaronte çdo shtesë dhe pakësim të pasurisë”, ajo tha se kjo është parashikuar qartë në ligj.

Kolegji i cilësoi “lexim alternativ” që nuk qëndronte, argumentet e Osmanit se kishte shënuar gabimisht si kursime në deklaratat e këtyre viteve të ardhurat neto, duke kërkuar që këtyre të ardhurave të deklaruara si kursime t’u zbriteshin pagesat për huatë.

“(Pretendimi) Ngrihet si një përpjekje e subjektit për të justifikuar mungesën e burimeve të ligjshme, për shkak të shlyerjes së kësteve të apartamentit, të huasë  dhe krijimit të kursimeve në një masë të papërballueshme nga të ardhurat e këtyre viteve”, thuhet në dispozitivin e lexuar në seancën e shpalljes së vendimit.

KPA ndërkohë përmendi faktin se bashkëshortja e Osmanit, e cila është gjykatëse, nuk duhej të ndjehej e paragjykuar prej këtij vendimi. Gjatë leximit të dispozitivit u tha se ky vendim “nuk do të afektojë drejtësinë dhe objektivitetin në procesin e revlerësimit” të bashkëshortes së Osmanit.

Pas vendimit kontravers për shkarkimin e prokurores Antoneta Sevdari, Gentjan Osmani është anëtari i dytë i Këshillit të Lartë të Prokurorisë që shkarkohet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit pasi ishte konfirmuar nga KPK. Pas këtij vendimi prokurorët duhet të zgjedhin një tjetër përfaqësues në KLP.

Etiketa: Albana ShtyllaAnkimAnkimiAntoneta SevdariArdian HajdaridetyrimFirdes ShuliGentjan OsmaniGjykatëHetimhetimeIna RamaKLPKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPAKPKLigjMASNatasha MulajoperacioniOperacioni Ndërkombëtar i MonitorimitPamela QirkoprokurorProkuroriRamaRoland IliaSHVendimVendimi
Tjetri
Hungaria dhe Polonia shtrëngojnë kontrollin mbi narrativën

Hungaria dhe Polonia shtrëngojnë kontrollin mbi narrativën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.