AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Europianizimi në Ballkan s’ka dështuar, thjesht i nevojitet kohë

Daniel SerwerngaDaniel Serwer
7 years më parë
në Opinion, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Liderët e Ballkanit Perëndimor me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Emmanuel Macron dhe shefen e jashtme të BE-së Federica Mogherini, 2019. Foto: Maja Kocijancic.

Progresi në vendet e ish-Jugosllavisë duhet matur nga pikënisja e këtyre vendeve dhe jo nga fakti nëse ata kanë arritur të njëjtat standarde si Danimarka.

Liderët e Ballkanit Perëndimor me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Emmanuel Macron dhe shefen e jashtme të BE-së Federica Mogherini. Foto: Maja Kocijancic.

Vladimir Djordjevic dhe Vladimir Vuckovic në komentin e tyre të 19 korrikut në Ballkan Insight, thonë se janë të bindur se europianizimi i Ballkanit ka qenë një dështim, i kanë hyrë vërtetimit të kësaj dhe janë të lumtur që e kanë bërë këtë.

Provat e tyre: korrupsioni dhe marrëdhëniet e brishta rajonale. Brukseli është fajtor për ndërmarrjen e një qasjeje “stabilitokratike”, pra, që favorizon stabilitetin mbi reformën. Kjo është bërë kritika mbizotëruese europiane e tranzicionit të pas luftës në ish-shtetet jugosllave, të cilën shpesh e gjejmë edhe pjesë të shtypit amerikan.

Është gabim. Bazuar në një prototip ideal europian që mund të mos ekzistojë askund, madje edhe në Danimarkë, kjo qasje anashkalon progresin e dukshëm të bërë në të gjithë Ballkanin që nga luftërat e viteve 1991-2001. Progresi duhet të matet nga ku ka ardhur Ballkani dhe jo nga distanca e tyre nga një ideal.

Shtetet që dikur ishin pjesë e ish-Jugosllavisë në vitet 1990 përjetuan luftë, vrasje masive, spastrim etnik dhe katastrofë humanitare. Rritja ekonomike ishte e ngadaltë ose negative dhe korrupsioni ishte rregull, jo përjashtim. Fluksi i refugjatëve ishte shumë më i madh sesa është emigrimi i të rinjve nga Ballkani sot. Madje, deri në vitet 2000 ishte e rrezikshme që ndonjë amerikan të merrte ndonjë rrugë që ndalonte në Zagreb, Sarajevë, Podgoricë, Shkup, Prishtinë dhe Beograd. Unë i kam bërë të gjitha këto rrugë, por Beogradin e bëra për herë të parë në vitin 2001, kur ende cilësohej si e guximshme, sidomos për shoferin tim serb të Bosnjës.

Sot, shumë turistë dhe njerëz të të gjitha grupeve etnike shkojnë pothuajse kudo dhe kurdo që duan në rajon, me shqetësime minimale, duke u përballur me aspak armiqëso dhe duke gjetur sjellje kryesisht profesionale nga ana e zyrtarëve në kufij.

Aeroportet përmbushin standardet ndërkombëtare. Pirja e ujit dhe konsumimi i ushqimit, dikur të cilësuara si rreziqe serioze, tani janë të sigurta, edhe nëse ndotja e ajrit është në nivele të mjerueshme për shkak të ringjalljes së të paktën disa industrive dhe përdorimit shumë më të gjerë të ajrit të kondicionuar dhe ngrohjes elektrike.

Standardet e jetesës janë rritur kudo. Shkollat dhe universitetet mbeten pas homologëve të tyre në Europën Perëndimore, por funksionojnë në një nivel që u mundëson të diplomuarve të tyre ekselentë të gjejnë mund të studiojnë në Oksford ose Princeton për diploma universitare. Kujdesi shëndetësor është i disponueshëm kudo, edhe pse një kujdes më i avancuar shpesh kërkon një udhëtim në Bashkimin Europian.

Qeverisja dhe sundimi i ligjit kanë dështuar. Parlamentet zgjidhen dhe koalicionet formohen nga qeveritë mazhoritare në përputhje me kushtetutat tashmë shumë të përdorura, por procesi është shpesh më pak se i lirë dhe i drejtë, edhe pse mashtrimet zgjedhore në qendrat e votimit tani janë më pak të zakonshme se dikur.

Partitë politike në pushtet përdorin pushtetin e tyre për të ndërtuar foletë e tyre duke dhënë kontrata, punë dhe pensione përpara votimeve. Policia, prokurorët dhe gjykatësit kanë pak mbrojtje nga presioni i padrejtë. Institucionet që mund t’i rezistojnë presioneve të tilla duan dekada të tëra që të ndërtohen. Gjykatat nuk janë të pavarura, por funksionojnë nën ndikimin e elitave politike, ushtarake dhe të sigurisë, të cilat synojnë të sigurojnë pandëshkueshmërinë e tyre.

Këta janë “lojtarët e vetos” që Djordjevic dhe Vuckovic i kritikojnë me të drejtë për pengimin e luftës kundër korrupsionit. Por autorët gjithashtu e qortojnë BE-në se sjell “kryesisht vetëm ndryshime formale zyrtare dhe për pasojë të kufizuara dhe sipërfaqësore”.

Kjo shpërfill rastet në të cilat BE-ja dhe SHBA-ja kanë mbështetur qëllimisht dhe me sukses ata që donin të shpëtonin veten nga liderët autokratë të korruptuar. Sllobodan Millosheviçi i Serbisë dhe Nikola Gruevski i Maqedonisë si rezultat e panë veten në gjykatë.

Këto janë raste në të cilat popullsitë lokale treguan jo vetëm vullnetin politik për të larguar liderët e tyre, por gjithashtu prodhuan alternativa të zbatueshme, pro-reformës me mbështetje të gjerë popullore.

Brukseli dhe Uashingtoni do të ishin të marrë të shqetësoheshin për ndryshime, nëse alternativat janë po aq të korruptuara sa, ose më keq akoma sesa zyrtarët aktualë në detyrë, ose nëse nuk ka ndonjë alternativë të zbatueshme, pro-BE që ka mbështetje në rrugët e Ballkanit. Për fat të keq, ky është rasti në Malin e Zi dhe Serbi: në të parin, forcat mbizotëruese opozitare janë pro-ruse dhe anti-NATO; në Serbi, nuk ka asnjë opozitë të shëndetshme.

Ankesa që shprehin Djordjevic dhe Vuckovic  është në thelb në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve: atyre nuk u pëlqejnë nacionalistët etnikë që vazhdojnë të fitojnë më pak sesa zgjedhjet plotësisht të lira dhe të ndershme. As mua. As mua nuk më pëlqeu kryebashkiaku Daley, që drejtonte Çikagon kur unë jetoja atje në fund të viteve 1960 në një mënyrë që do të bënte të skuqej edhe Aleksandër Vuçiçin, për të mos përmendur pastaj nacionalistin etnik që sot banon në Shtëpinë e Bardhë.

Pengesa e madhe sot për europianizimin e Ballkanit, përveç elitave nacionaliste të prirura të mbrojnë veten e tyre, nuk është një politikë e supozuar për të mbështetur elitat e korruptuara të Ballkanit, por vetë Europa, e cila nuk po bën mjaftueshëm për të garantuar që perspektiva e anëtarësimit në BE të mbetet e vërtetë dhe bindëse për publikun ballkanik.

Komisioni dhe Këshilli i ri Europian duhet të gjejnë mënyra për ta mbajtur derën hapur, në mënyrë që ata që mbrojnë dhe të bëjnë reformat shpesh të dhimbshme të nevojshme për t’u kualifikuar, të argumentojnë në mënyrë efektive se ekziston një mundësi që vendet e tyre të anëtarësohen. Kjo mund të dojë ende edhe një dekadë ose më shumë, por ata që i duan të mirën Ballkanit duhet vlerësojnë respektin, kohën dhe përpjekjen e këtij procesi, dhe jo të mbështetin ripërtërirjen e një ideali jo realist.

Mendimet e shprehura në seksionin e Opinioneve janë vetëm ato të autorit dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: Aleksandër VuçiçAngela MerkelBallkanBallkaniBEBeogradBIRNDanimarkaEmigrimiEmmanuel MacronEuropaGruevskiKorrupsioniliraLokaleMacronmbrojtjeMerkelMillosheviçNATONdotjaNikola GruevskipaktPensionePoliciaprokurorrajonRritja ekonomikeSerbiSHSHBAShkupSllobodan Millosheviçspastrim etnikturistVladimir DjordjevicvrasjevuçiçZagrebZgjedhjet
Tjetri
Prokuroria e Vlorës sekuestron tre apartamente, në kërkim një grua për pastrim parash

Katër të dyshuar për vrasjen dhe plagosjen e dyfishtë në Vlorë

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.