AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Tamara, një stacion i ri turistik në këmbët e Alpeve Shqiptare

Anila DushingaAnila Dushi
7 years më parë
në Artikull kryesor, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qendra e fshatit Tamarë, në njësinë administrative të Kelmendit. Foto: Anila Dushi.

Rehabilitimi i Tamarës, qendra e Kelmendit në Alpet Shqiptare, ka gjallëruar zonën dhe ka shtuar numrin e turistëve, por fshati përballet ende me probleme bazike siç janë linjat e amortizuara të energjisë elektrike.

Qendra e fshatit Tamarë, në njësinë administrative të Kelmendit. Foto: Anila Dushi.

I ndërtuar me dërrasë, hekur dhe fasadë xhami, “ballkoni i Enverit” është ndalesa e parë e vizitorëve që udhëtojnë përmes Leqeve të Hotit drejt Tamarës, ndërkohë që poshtë këmbëve të tyre dredhon rruga me zigzage dhe kthesa të forta.

Vendi e ka marrë emrin nga pika ku diktatori komunist, Enver Hoxha e mbylli vizitën e tij në zonën kufitare të Kelmendit në vitin 1967. Ai nuk u ndryshua pas ndërtimit të rrugës dhe kushdo që kalon aty, ndalon të shkrepë foto në ballkonin e rrethuar nga peizazhi i mrekullueshëm.

Tamara, qendra e njësisë administrative të Kelmendit që prej vitit 1935, është pika lidhëse me fshatrat turistikë të Lëpushës dhe Vermoshit në Alpe, por që pas rikonstruksionit tre vite më parë, është kthyer në një destinacion turistik më vete.

Rrugët e shtruara me pllaka guri, ndërtesat e veshura në stil alpin dhe një shëtitore me kalldrëm që zbret në lumin Cem, kombinuar me ushqimin e freskët dhe tradicional të zonës po tërheqin gjithmonë e më shumë turistë vendas dhe të huaj.

“Nuk jemi mësuar ta shohim Tamarën kështu. Jo vetëm të çlodhen sytë, por ka dhe më shumë lëvizje, sidomos në verë dhe në fundjava,”thotë banorja Hana Volaj për BIRN.

Infrastruktura rrugore ka ngushtuar distancën kohore nga Shkodra në Tamarë, për të vazhduar më pas në Lëpushë, Vermosh apo Plavë dhe Guci në territorin e Malit të Zi.

Hotel në ndërtim e sipër në fshatin e Tamarës. Foto: Anila Dushi

Rigjallërimi i fshatit të rrethuar nga Alpet i atribuohet investimeve të qeverisë shqiptare përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, që në Tamarë është i ndarë në dy faza. Projekti për rivitalizimin e sheshit dhe veshja e mureve dhe çative kushtoi 56.2 milionë lekë [453 mijë euro].

Ndërsa faza e dytë, e cila përfshin edhe vazhdimin e rrugës Tamarë-Vermosh është planifikuar të përfundojë në tetor dhe ka një vlerë kontrate prej 76.7 milionë lekësh [rreth 634 mijë euro].

Administratori i Kelmendit, Lavdimir Tata i tha BIRN se loti i dytë në proces përfshin trotuaret, ndriçimin si dhe veshjen e çative që nuk u përfshinë në fazën e parë të punimeve. Ai shtoi se gjatë kësaj faze po korrigjohen edhe gabimet e mëparshme, veçanërisht në ndërtimin e çative me tjegull dhe jo më me dru.

”Punimet në fazën e dytë janë më cilësore. Çatitë po bëhen me tjegull, ndërsa në fazën e parë u ndërtuan me dërrasë dhe ato janë thyer dhe fusin ujë brenda. Kemi bërë kërkesë që të gjitha çatitë të jenë me tjegull, por kjo u miratua vetëm për fazën e dytë,” tha Tata për BIRN.

Në stinën e verës, në Tamarë ndalojnë rreth 150 vizitorë në ditë për një kafe, drekë apo vetëm për të shijuar bukuritë e natyrës; ku përfshihet edhe zbritja përmes pedolanes në shtratin e lumit Cem. Ndërsa në fundjavë, numri rritet deri në 400 vizitorë në ditë.

Rritja e numrit të vizitorëve ka ndikuar pozitivisht në bizneset e zonës si dhe i ka nxitur banorët që të investojnë në ndërtimin e lokaleve dhe hoteleve të reja.

Kolë Pepaj, pronar i një restoranti duket i kënaqur me punën në këto ditë të nxehta vere.

“Është shtuar puna, por kjo ka bërë që të shtohen edhe lokalet,” i tha ai BIRN.

Ndërsa Arsen Volaj, një i ri që banon në Tamarë i kënaqet aktiviteteve, që sipas tij janë më të larmishme dhe në të rrallë zgjasin deri në mesnatë.

“Investimet në infrastrukturë kanë ndikuar në përmirësimin e jetës, kjo dhe për rininë pasi ka më shumë aktivitete kulturore si festa e Tamarës në sheshin kryesor që zgjat deri në mesnatë, apo Logu i Bjeshkëve. Ka ndikuar për turizmin dhe në teknologjinë e komunikimit, pasi ka internet dhe mundësi më shumë,” tha Volaj.

Në Tamarë ka dy hotele me kapacitet 10 dhe 13 shtretër, ndërsa rritja e numrit të vizitorëve bërë që të jenë në proces ndërtimi edhe 2 hotele si dhe 5 bujtina. Vizitorët ditorë që ndalen në Tamarë, të huaj apo vendas, shprehen se u pëlqen jo vetëm natyra, por dhe ushqimet bio apo fshati i rrethuar nga kurorat e maleve.

Administratori i njësisë së Kelmendit, Lavdimir Tata. Foto: Anila Dushi.

Valentin Kunaqi ka ndaluar me familjen në Tamarë, ndërsa po udhëton për disa ditë pushimesh drejt Lëpushës dhe Vermoshit. Ai i tha BIRN se kishte ndaluar për disa orë për të vizituar fshatin, pasi e tërheq ambienti i veshur me gurë dhe rruga me shkallë anës Cemit, që zbret deri poshtë në lumë.

“Do qëndrojmë disa orë, do bëjmë foto, do hamë drekën këtu me gatime tradicionale të zonës dhe do vazdojmë rrugën më tej,” tha Kunaqi.

Të kënaqur me ndryshimet, banorët e Tamarës kujtojnë megjithatë se përballen ende me probleme bazike, siç është furnizimi me energjinë elektrike. Marash Turkaj i tha BIRN se vërtet ndryshimi është i dukshëm, por ka nevojë që sytë të kthehen edhe nga investimi në linjat shpërndarëse të energjisë.

Administratori Lavdirim Tata i mbështet kërkesat e banorëve, ndërsa pranon problemet me energjinë për shkak të linjave të amortizuara.

“Linjat e tensionit, qoftë ato shpërndarëset por edhe kryesoret kanë probleme, janë të amortizuara dhe gjatë dimrit bien nga era në tokë. Energji elektrike ka, pasi Tamara ka dhe një hidrocentral të vogël në gjendje pune, por problem në dimër mbeten linjat pasi telat janë që nga viti 1967,” përfundoi Tata.

Vendi i quajtur “Ballkoni i Enverit” rrugës për në Tamarë. Foto: Anila Dushi.
Shëtitorja që zbret në lumin Cem. Foto: Anila Dushi.
Etiketa: AdministrativeAlpet ShqiptareAnila DushiBanorëBIRNenergji elektrikeEnver HoxhaEuroHoteleinfrastrukturapepajPunaPunëSHshqiptareturistverexhami
Tjetri
Marsida Xhaferllari ballafaqohet me pyetje mbi rolin e Inspektoriatit të KLD

KED miraton kandidaturën e Xhaferllarit për Inspektor të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.