AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Komiteti i Helsinkit hedh dritë mbi problemet e zgjedhjeve të 30 qershorit

Besar LikmetangaBesar Likmeta
7 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një grua duke votuar në mjediset e shkollës së mesme “Ibrahim Rugova”, ne Kamez, per zgjedhjet vendore. Foto: Malton Dibra/LSA

Në raportin përfundimtar mbi zgjedhjet vendore të 30 qershorit, vëzhguesit e KShH-së shprehen se mungesa e theksuar e garës, klima e tensionuar politike, ndërhyrjet e pretenduara për përdorimin politik të administratës si dhe dhuna gjatë periudhës parazgjedhore dëmtuan standardet e procesit.

Një grua duke votuar në mjediset e shkollës së mesme “Ibrahim Rugova” në Kamëz për zgjedhjet vendore. Foto: Malton Dibra/LSA

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, KShH, një nga organizatat e shoqërisë civile që ka monitoruar zgjedhjet vendore të 30 qershorit -përfshirë përpjekjet për të reformuar kodin zgjedhor, fushatën elektorale, ditën e zgjedhjeve dhe numërimin e votave, publikoi të hënën raportin përfundimtar të vëzhgueseve të saj, duke evidentuar problemet që shoqëruan procesin.

“Në 31 bashki konkurroi në garën për kryetar vetëm 1 kandidat,” tha KShH. “Mungesa e kandidatëve alternativë si dhe fakti që në legjislacionin tonë nuk parashikohet një minimum votash për t’u zgjedhur fitues (fitues shpallet ai kandidat që ka fituar më shumë vota), bëri që në këto bashki të mos kishte garë,” shtoi Komiteti.

Sipas KShH-së, edhe pse fushata zgjedhore duhej të fillonte më 31 maj, vëzhguesit e saj kanë evidentuar raste kur Partia Socialiste në pushtet ka zhvilluar aktivitete të natyrës politike përpara kësaj date.

“Vëzhguesve të KShH-së u janë përcjellë në qytetin e Fierit dhe të Shkodrës, pretendime për shfrytëzimin e administratës publike për qëllime propagandistike zgjedhore si dhe për faktin se punonjësve u është kërkuar që të votojnë dhe të sigurojnë pjesëmarrjen e një numri të caktuar votuesish nga familjarët e tyre,” tha KShH, duke shtuar se këto pretendime mbeten të padokumentuara.

Monitorimi i zgjedhjeve nga ana KShH-së u shtri në periudhën parazgjedhore, votimin si dhe numërimin e votave, megjithatë, ky monitorim ishte i pjesshëm për shkak se vëzhguesit e saj mbuluan vetëm 182 qendra votimi ose 3.4 % të totalit. Gjatë procesit të monitorimit, KShH ka monitoruar edhe 12 KZAZ nga 90 të tilla, ose 13.3 % të totalit. Në total, KShH akreditoi në KQZ 115 vëzhgues afatgjatë për monitorimin e zgjedhjeve, të shpërndanë në 9 qytete, përkatësisht në Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë.

Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i bojkotoi zgjedhjet e 30 qershorit, duke kundërshtuar organizimin e tyre për shkak të lidhjeve të pretenduara të Partisë Socialiste dhe qeverisë së kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar, të bërë publike në një seri përgjimesh të publikuara nga BIRN, Zëri i Amerikës dhe gazeta gjermane Bild. Rama i ka mohuar disa herë akuzat, duke i konsideruar përgjimet si një histori të trilluar dhe të motivuar politikisht.

PD dhe LSI gjithashtu dogjën mandatet e tyre parlamentare duke kërkuar të vinin pikëpyetje mbi legjitimitetin e parlamentit, por shumica e deputetëve të këtyre dy partive u zëvendësuan nga kandidatët pasues në listat e tyre zgjedhore, të cilët filluan të etiketoheshin nga maxhoranca si ‘opozita parlamentare.’

Më 9 qershor, Presidenti Ilir Meta – ish-kryetar i LSI, nxori një dekret për anulimin e zgjedhjeve dhe disa javë më vonë, një tjetër dekret për mbajtjen e zgjedhjeve vendore më 13 tetor. Këto dekrete të Metës u hodhën poshtë nga maxhoranca socialiste si ‘lajthitje’ kushtetuese dhe kjo e fundit filloi procedurat për shkarkimin e presidentit të Republikës nga detyra.

Sipas KShH-së, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka ushtruar funksionet e tij në kushtet e një situate të polarizuar politike, ndërkohë që vakancat nuk u plotësuan nga e ashtuquajtura opozita parlamentare.  Komiteti i Helsinkit nënvizon në raportin e tij se zhvillimet në KQZ pas dekretit të Presidentit të Republikës për anulimin e datës 30 Qershor të zgjedhjeve, pozicionuan në qëndrime haptazi të ndryshme kryetarin e KQZ-së nga njëra anë dhe pjesën tjetër të anëtarëve të tij.

“KShH vlerëson se depolitizimi i plotë i këtij organi në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR do t’i vlejë më mirë respektimit dhe garantimit të standardeve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në të ardhmen,” shkruan Komiteti.

“Anëtarët e KQZ-së, në momente të vështira të vendimmarrjes, të cilat u shoqëruan me kundërshti apo akuza përfaqësues të politike, duhet të kishin shmangur replikat publike individuale, të cilat kishin pjesërisht nuanca të dukshme politike,” shtoi KShH.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit shton se problemet kryesore të procesit të administrimit të zgjedhjeve u shfaqën pas vendimit të Partisë Demokratike dhe LSI-së për të bojkotuar procesin zgjedhor dhe KQZ vendosi të plotësonte vakancat në nivelet e dyta dhe të treta të administrimit të zgjedhjeve.

“Procesi parazgjedhor është shoqëruar nga incidente të shumta dhe akte të dhunshme të ndërmarra ndaj KZAZ-ve. Në disa raste, vëzhguesit e KShH-së në rrethe raportuan se në këto incidente u përfshinë përfaqësues të opozitës dhe personelit të bashkive opozitare, sikurse ishte rasti në Bashkinë Shkodër,” shkruan KShH.

“Në bashkitë Elbasan, Durrës, Gjirokastër dhe Tiranë, vëzhguesit e KShH-së kanë vërejtur prezencën e personave të paautorizuar, në ambientet e brendshme të qendrave të votimit dhe në ambientet e jashtme, por brenda perimetrit të godinës ku ishin vendosur këto qendra votimi,” shtoi Komiteti.

Sipas KShH-së, procesi i votimit ka qenë përgjithësisht i qetë dhe transparent. Nga të dhënat përfundimtare të publikuara nga KQZ, në këto zgjedhje morën pjesë 811,727 zgjedhës ose 22.96% e numrit të përgjithshëm.

Edhe pse për ligjshmërinë e procesit zgjedhor të 30 qershorit pritet të vendosin organet kompetente, KShH shprehet se situata politike në vend vazhdon të mbetet e tensionuar.

“KShH mendon dhe shpreson se mund dhe duhen gjetur rrugët dhe mekanizmat e zgjidhjes së saj,” tha Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

“Qytetarët nuk dëshirojnë përplasje të tilla të vazhdueshme, në një moment kur për ta në rend të ditës janë problemet social-ekonomike,” përfundoi raporti.

Etiketa: AkuzabashkiBIRNdeputetdhunaDibraDurrësEdi RamaelbasanFierFushata ZgjedhoreIbrahim RugovaIlir MetaKamëzKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKomiteti i HelsinkitKomiteti Shqiptar i HelsinkitKQZkryetarkushtetueseliraLSImandatetMaxhorancaMonitorimiODIHROpozitaOSBEPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePDRamaRaportiShkodërVëzhguesitVotaVotimizgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Videoja e “komplotit Doshi”, pa rol në shkarkimin e prokurorit Eugen Beçi

Videoja e “komplotit Doshi”, pa rol në shkarkimin e prokurorit Eugen Beçi

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.