AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Përplasja me armë në spitalin e Fierit, gjykata lë në burg agresorin dhe të plagosurin

Fatmira BarjamingaFatmira Barjami
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto arkiv -Të arrestuarit për përplasjen me armë në Fier gjatë shoqërimit në gjykatë. Foto:Fatmira Bajrami

Gjykata e Fierit caktoi masë sigurie arresti në burg për tre të përfshirë në sherrin me thika dhe armë zjarri në Levan dhe në Urgjencën e Spitalit të Fierit. Dy persona të tjerë u lanë më masë arresti shtëpie.

Të arrestuarit për përplasjen me armë në Fier gjatë shoqërimit në gjykatë. Foto:Fatmira Barjami

Gjykata e Rrethit Fier caktoi masën e sigurie “Arrest me burg” për Daniel Braçin, i cili akuzohet për “Vrasje me dashje mbetur në tentativë”, “Goditje për shkak detyrës të punonjësit të rendit publik”. Braçe u arrestua pasi i mori armën nga brezi një oficeri të patrullës së policisë dhe plagosi me të Aleksandër Zhapaj gjatë kohës që të dy po shoqëronin në spital të afërm të lënduar gjatë një sherri në një lokal në Levan të Fierit. Vëllai i Daniel Braçit,  Gazmenti, i cili akuzohet për kundërshtimit të punonjësit të policisë, u la me masë arrest shtëpie.

Masa e arresti me burg u dha në mungesë edhe për Aleksandër Zhapajn, i cili u plagos me nga Daniel Braçe. Zhapaj u njoh me masën e sigurisë në spital në Tiranë, ku po mjekohet për plagën e marrë gjatë përplasjes. Për djalin e tij Aldo Zhapaj u dha masë me arrest shtëpie me akuzë mbajtje pa leje e armëve të ftohta, ndërsa Emiglent Kararaj u la me masë sigurie arrest me burg për  akuzën e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta. Gjykimi i tyre është bërë në mungesë, ndërsa përfaqësoheshin nga avokati i tyre Neshat Gucaj.

Avokatët mbrojtës të të akuzuarve refuzuan të flisnin pas përfundimit të seancës.

Konflikt mes dy palëve  nisi në pasditen e 31 gushtit në një lokal në Levan të Fierit. Nga konflikti mbeten 5 të plagosur nga të dyja palët.  Sherri i nisur në lokal mbrëmjen e të shtunës me sende të forta dhe thika, përfundoi në një skenë edhe më të përgjakshme në Urgjencën e Spitalit të Fierit, ku u transportuan të plagosurit me sende të forta nga sherri në lokal.

Policia bëri me dije se Daniel Braçi 21 vjeç, që po shoqëronte në spital dy prej të afërmve të tij të dëmtuar, (Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj) ,i mori armën nga brezi një punonjësi të policisë, dhe qëlloi ndaj një prej familjarëve të palës tjetër, Aleksandër Zhapës, duke e lënë të plagosur. Zhapa nga ana e tij ndodhej në spital për të shoqëruar dy djemtë e tij, Gentian dhe Aldi Zhapa të cilët kishin mbetur të plagosur me sende të forta në lokal në Levan.

Nga konflikti me mjete te forta dhe thika mbetën të plagosur Gentjan Zhapa, Aldi Zhapa, Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj. Policia arrestoi për ngjarjen në Fier dy vëllezërit Daniel dhe Gazment Braçi ndërsa nga pala tjetër u arrestuan  Emiglent Kararaj, Aldo Zhapaj dhe Aleksandër Zhapaj të përfshirë në konfliktin në Levan.

Etiketa: ArmëArrestArrest me burgarrest shtëpieBurgFierGjykataGjykata e FieritGjykata e Rrethit FierkonfliktMASMasaPoliciaprodhimSpitalvrasje
Tjetri
KPK identifikon probleme në të tri kriteret e vetingut për prokurorin Hysni Vata

KPK identifikon probleme në të tri kriteret e vetingut për prokurorin Hysni Vata

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.