AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

Komisioneri Publik tërhiqet nga ankimi për profesionalizmin e Gentian Medjas

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në KPA, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kolegji i Posaçëm i Apelimit në seancën e subjektit Gentjan Medja në Tiranë më 17 korrik 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Komisioneri Publik kërkoi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të miratohej metodologjia e vlerësimit e propozuar si draft në proces, ndërsa tha se sipas saj gjyqtari Gentian Medja rezultonte i aftë profesionalisht.  

Kolegji i Posaçëm i Apelimit në seancën e subjektit Gentjan Medja në Tiranë më 17 korrik 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të hënën përfundimet e palëve në çështjen ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative në Tiranë Gentian Medja.

Komisioneri Publik, i cili ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin e Medjas në detyrë, u duk se u tërhoq nga ankimi ndërsa u shpreh se pas vlerësimit të bërë prej tyre bazuar në draft-metodologjinë e propozuar nga KPA, Medja rezultonte i aftë profesionalisht. Komisionieri Florian Ballhysa këmbënguli që metodologjia e propozuar  të miratohej duke thënë se ajo do shërbente për një vlerësim më të detajuar dhe të drejtë  të profesionalizmit në KPK.

Nga ana e tij Medja në përfundimet e tij i qëndroi verisoneve të dhëna më herët. Ai kundërshtoi ankimin e Komisionerit Publik dhe dha versionin e tij për problemet e konstatuara në ankim. Ndërkohë ai mbajti të njëjtin qëndrim edhe ndaj metodologjisë së propozuar duke e kundërshtuar atë si antikushtetuese dhe cënim të parimit të sigurisë juridike.

Tërheqja e Komisionerit

Komisioneri, në fjalën e tij këmbënguli në miratimin e metodologjisë, për të vlerësuar rastet e tjera. Ndërkohë tha se pavarësisht faktit që një kërkesë për vlerësim paraprak ishte rrëzuar nga Kolegji, vetë Komisioneri Publik kishte bërë një vlerësim konkret të situatës së Medjas, duke u bazuar pikërisht në draftin e KPA.

Ai tha se gjatë vlerësimit sipas kritereve të caktuara në draft ishte përdorur shenjimi me minus dhe plus.

Ballhysa tha se në rivlerësimin e Medjas mbi këtë metodologji kishte pasur disa minuse kryesisht sa i përket vonesave, menaxhimit të dosjeve dhe provlemeve të tjera të procedurës. “Shenja minus mbizotëroi në 13 raste”, tha Ballhysa.

Megjithatë sipas Komisionerit duke marrë në konsideratë provat e paraqitura, përfshi qëndrimin e kryetarit të Gjykatës Administrative mbi ngarkesën dhe etikën në punë, atë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe atë të Shkollës së Magjistraturës, rezultonte se gjyqtari ishte i aftë profesionalisht.

Qëndrimi i Medjas

Medja bëri një mbrojtje të gjatë të vetes pavarësisht nga qëndrimi i ri i Komisionerit Publik. Ai iu referua parashtrimeve të bëra nga Komisioneri dhe i kundërshtoi ato si të pasakta dhe të pavërteta.

Medja vuri në dukje ngarkesën në punë dhe po ashtu argumentoi se pretendimet e ngritura për referencat ligjore nuk qëndronin. Ai tha se referencat ligjore në vendimet e tij ishin të bazuara në vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë.

Medja po ashtu kundërshtoi në themel kërkimin e Komisionerit, duke thënë se cënonte parimin e sigurisë juridike dhe mbajti të njëjtin qëndrim si në seancat e mëparshme ndaj metodologjisë së propozuar si mënyrë për vlerësimin profesional.

Etiketa: AdministrativeAnkimAnkimiBIRNFlorianFlorian BallhysaGentian MedjaGjergj ErebaraGjykatëGjykatësGjyqKëshillit të Lartë GjyqësorKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKPAKPKmbrojtjeSHVendimet
Tjetri
Ndërkombëtarët kritikojnë “djegien” e mandateve nga opozita

Soreca kritikon projektligjet "Rama" për mediat online

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.