AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLGJ skualifikon 14 kandidatë për në Gjykatën e Lartë, tetë ende në garë

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anetarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Foto kortezi: KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ njoftoi skualifikimin e 14 kandidatëve për në Gjykatën e Lartë, për vendet e rezervuar për anëtarët jo-gjyqtarë, pasi nuk plotësonin kriteret formale. 

Anetarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Foto kortezi: KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ njoftoi të martën se vendosi skualifikimin e 14 kandidatëve për në vendet vakante të Gjykatës së Lartë, pasi nuk plotësonin kriteret formale, që përfshijnë shkollimin dhe vjetërsinë në punë.

“Bazuar në shqyrtimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve, Këshilli vendosi skualifikimin dhe përjashtimin nga procedura e emërimit në Gjykatën e Lartë, të kandidatëve; Sergjo Mazreku, Ndue Pjetra, Ergys Misha, Aldona Sylaj, Jordan Daci, Lindita Troja, Alma Loci, Hermina Albunesa, Agron Lamaj, Irena Nino, Vjosa Bodo Mujo, Shaqir Hasanaj, Anton Lleshaj dhe Altin Binaj”, thuhet në njoftimin e KLGJ-së.

Aty sqarohet se skualifikimi i këtyre kandidaturave është kryer për shkak se nuk përmbushin kriteret formale ligjore, ose për shkak ( në një prej rasteve) të tërheqjes vullnetare nga procesi.

Sipas KLGJ-së, kandidatët gëzojnë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar. “Në përputhje me procedurën, do të vijohet me procesin e verifikimit për 8 kandidatët e mbetur në garë…”, thuhet më tej në njoftim.

KLGJ bën me dije se vazhdojnë të mbeten në garë ish kryeprokurori Theodhori Sollaku, drejtori i shkollës së Magjistraturës Sokol Sadushi, pedagogia Kestrin Katro dhe profesori i së drejtës, Ervin Pupe, ish nën-kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Ilir Panda, si dhe juristët  Ardita Buna Alsula, Jetmira Rragami dhe Rezarta Melo (Cenaj).

Kandidatët e mbetur sipas KLGJ do i nënshtrohen verifikimit në kritere të tjera përveç atij formal “Nëse kandidatët e mbetur do të kalojnë me sukses verifikimin mbi pasurinë, figurën dhe aftësitë profesinale, ata do të ftohen në intervistë dhe do të kryhet pikëzimi sipas parashikimeve në rregullore”, thuhet në njoftim.

Disa prej kandidatëve të mbetur janë përjashtuar prej Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në garën për të qenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Aktualisht në Gjykatën e Lartë ushtron detyrën vetëm një gjyqtar pasi të tjerët u shkarkuan nga procesi i vetingut ose dhanë dorëheqjen. KLGJ komandoi pak kohë më parë gjyqtarë të gjykatave të Apelit për të mundësuar shqyrtimin e disa çështjeve emergjente, kryesisht mbi ekstradimet.

Ndërkohë, KLGJ ka shpallur edhe  procedurën e emërimit në Gjykatën e Lartë dhe hapjen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave, nga radhët e juristëve të spikatur edhe për një pozicion të lirë, në fushën e të drejtës civile. Sipas KLGJ-së, Kandidatëve u duhet të shprehin interesin brenda dy javëve nga dita e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit të eksperiencës profesionale, të pasurisë dhe figurës.

Gjatë kësaj mbledhje, KLGJ ka vendosur të pranojnë kërkesën e Këshillit për Emërimet në Drejtësi, KED lidhur me përjashtimin e gjyqtarëve njëkohësit anëtarë të KED, Margarita Buhali dhe Fatri Islamaj, nga procedura e ndarjes së çështjeve me short në Gjykatat ku ato ushtrojnë funksionin me argumentin e volumit të punës që paraqet procesi i verifikimit e vlerësimit të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe për pozicionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Këshilli ka vendosur përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit Gentian Marku, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, si dhe ndërprerjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit Besmir Stroka, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë dhe kthimin e tij në pozicionin e mëparshëm.

Etiketa: AdministrativeAltin BinajBesmir StrokaErvin PupeFatri IslamajGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqgjyqtarHasanajIlir PandaIrena NinoJordanJordan DacikandidatëtKEDKëshilli i Lartë GjyqësorKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJkushtetueseMargarita BuhaliMbledhjeProcesi i vetingutPunëShkodërSokol SadushiTheodhori SollakuVendimiVjosa
Tjetri
Si një projektligj për diasporën u kthye në çështje pronash dhe privatizimesh

Socialistët pritet të çojnë përpara axhendën kontroverse të koncesioneve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.