AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Socialistët pritet të çojnë përpara axhendën kontroverse të koncesioneve

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kuvendi i Shqipërisë në seancë më 2 shtator 2019. Foto arkivë: LSA

Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet në seancë plenare të enjten në orën 10 për të rrëzuar disa dekrete të presidentit për kthim ligjesh në parlament, përfshirë ligjet për dy kontrata kontroverse koncesionare të propozuara nga qeveria.

Kuvendi i Shqipërisë në seancë më 2 shtator 2019. Foto: LSA

Kuvendi i Shqipërisë pritet të nisë një seancë plenare me axhendë të ngjeshur të enjten më 12 shtator, ora 10, me 16 pika, ku përfshihen dy koncesione dhe ligje të tjera kontroverse, ndërsa në seancë pritet të emërohet edhe kryetari i ri i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare si dhe të rizgjidhet në postin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit Besnik Dervishi.

Socialistët pritet të rrëzojnë dekretet e presidentit Ilir Meta për kthim për shqyrtim në kuvend të shtatë ligjeve të debatuara si dhe të rrëzojnë kandidatin e propozuar prej Metës për postin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pozicion që ka mbetur vakant tashmë që prej një viti për shkak të konfliktit politik.

Ndër çështjet më të debatuara janë dy kontrata kontroverse koncesionare, të cilat synojnë të ndërtojnë dy segmente rrugore me kosto prej qindramilionë eurosh.

Kontrata e parë parashikon ndërtimin e 17 kilometrave rrugë në segmentin Lezhë-Balldre me një kosto totale prej 214 milionë eurosh ndërsa kompanitë koncesionmarrëse, ANK dhe Bardh,  kontratë të cilën presidenti e ka kthyer për rishqyrtim parlamentar duke argumentuar se gjatë procesit të negociimit është “shkelur interesi publik”.

Kontrata tjetër koncesionare kontroverse synon të ndërtojë 14.7 kilometra rrugë dykalimëshe me një kosto prej 67 milionë eurosh plus TVSH-në, plus interes 5% mbi vlerën e investimit të kompanisë.

Të dyja këto koncesione janë kritikuar për formën e prokurimit të përzgjedhur si dhe për koston e lartë të ndërtimit të segmenteve rrugore me vlerë të dyshimtë ekonomike.

Qeveria është vënë nën kritika jo vetëm brenda vendit, por edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar apo Departamenti Amerikan i Shtetit për këto forma koncesioni. FMN është e shqetësuar se përdorimi i këtyre kontratave koncesionare po i shërben qeverisë për të rritur borxhin publik të vendit pa e shpallur si të tillë ndërsa DASH vëren se ka shumë raportime për korrupsion në procesin e prokurimit publik në Shqipëri si dhe ngre pikëpyetje se si ka qëlluar që të gjitha kontratat koncesionare të qeverisë po fitohen nga biznesmenë vendës dhe në asnjë rast nga të huaj.

Etiketa: Besnik DervishiBiznesmenDASHDepartamenti Amerikan i ShtetitFMNIlir MetaKoncesioniKorrupsionkostoKuvendKuvendiMetaparlamentQeveriaSHshqipShqipërishtatorTVSH
Tjetri
Shtetet e Bashkuara duhet të flasin rreth Kinës

Parandalimi i një Lufte të Ftohtë II

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.