AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Operacion kundër drogës, policia njofton shkatërrimin e 4 grupeve kriminale

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj, kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Prokurori i Krimeve të Rënda Vladimir mara në konferencë. Foto kortezi:Policia e Shtetit.

Katër grupe të dyshuara të trafikut të narkotikëve pretendohet se janë shkatërruar prej policisë dhe prokurorisë, pas një operacioni me 23 të arrestuar dhe 8 persona të shpallur në kërkim. Nga të njëjtat grupe në Greqi janë ndaluar 34 persona.

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj, kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Prokurori i Krimeve të Rënda Vladimir mara në konferencë. Foto kortezi:Policia e Shtetit.

Treqind forca policie morën pjesë në aksionin e koduar “LIMIT”, kundër katër grupeve të trafikut të narkotikëve në Tiranë, Korçë, Fier, Gjirokastër dhe Vlorë. Policia bëri me dije arrestimin e 23 të dyshuarve dhe sekuestrimin e 1.1 kilogramëve kokainë dhe 120 kilogram kanabisi.

“Këtyre grupeve kriminale së fundmi i është sekuestruar rreth 120 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, 4 kg kanabis në formë çokollate, 1.1 kg kokainë, bimë narkotikë të kultivuara, 3800 fara kanabis,  një laborator për kultivim të bimëve narkotike me ndricim artificial, telefona celularë dhe disa automjete”, bëri me dije policia.

Finalizimi i operacioni u njoftua në një konferencë të përbashkët shtypi mes Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe prokurorit të Prokurorisë për Krimet e Rënda  Vladimir Mara. Sipas njoftimit grupet hetoheshin prej 3 vjetësh dhe për zbulimin e aktivitetit të tyre ishte bashkëpunuar me policinë greke.

Policia bëri me dije se në kuadër të operacionit dhe hetimit të këtij grupi ishin arrestuar në Greqi 34 persona. “Gjatë operacionit janë sekuestruar kanabis, kokainë, laboratorë për kultivim të bimëve narkotike, fara kanabis, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara”, njoftoi policia.

Policia bëri me dije se gjatë periudhës së hetimit 2016 – 2019, “është shkëmbyer në kohë reale informacion me partnerët tanë”. Sipas njoftimit nga ky shkëmbi informacioni policia greke ka “sekuestruar rreth 200 kg kanabis, 3.5 kg kanabis në formë çokollate dhe 1.3 kg kokainë”.

Sipas policisë grupet siguronin fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas kultivoheshin në Shqipëri. “Lënda narkotike kanabis e prodhuar trafikohej në Greqi, Turqi dhe në vende të tjera të BE-së, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të arrestuarit akuzohen  për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”,  “Kultivimi i narkotikëve”, “Mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Etiketa: Ardi VeliuArmëBEFARAFierGreqikanabisKanabisiNarkotiknarkotikëoperacionoperacioniparcelaPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriSHshqipShqipëriTonin VocajTurqiVladimir Mara
Tjetri
KPK bëri një sy qorr ndaj dënimit për drogë të kunatit të prokurorit kandidat për SPAK

KPK bëri një sy qorr ndaj dënimit për drogë të kunatit të prokurorit kandidat për SPAK

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.