AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Problemet me pasurinë e bashkëshortit gjyqtar nuk e penalizuan prokuroren Elida Kaçkini

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Analiza, KPK, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rivlerësimi i prokurores Elida Kaçkini në KPK, datë 16.07.2019 | Foto : Vladimir Karaj

Vendimi i arsyetuar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit tregon se bashkëshorti i prokurores, me profesion gjyqtar, ka blerë një shtëpi me burime të pamjaftueshme, por ky fakt ka ndodhur para martesës me subjektin e rivlerësimit dhe për rrjedhojë, KPK vendosi konfirmimin e saj në detyrë. Kaçkini është edhe kandidate për SPAK.

Rivlerësimi i prokurores Elida Kaçkini në KPK, datë 16.07.2019 | Foto : Vladimir Karaj

Hetimi administrativ i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokuroren Elida Kaçkini zbuloi se bashkëshorti i saj, i cili është gjyqtari Bezart Kaçkini, disponon një apartament të blerë me burime të pamjaftueshme, por blerja e kësaj prone është kryer afro dy vjet para martesës së tyre dhe për rrjedhojë, nuk dolli penalizim për prokuroren Kaçkini.

Kaçkini iu nënshtrua vetingut si pjesë e listës prioritare për shkak të kandidimit të saj për “Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, SPAK. Ajo u konfirmua në detyrë më 18 korrik 2019, pasi KPK nuk zbuloi ndonjë problem me pasurinë e saj personale ndërsa subjekti nuk rezultoi të kishte lidhje me persona të inkriminuar si dhe rezultoi e aftë profesionalisht.

Por hetimi administrativ ngriti pikëpyetje mbi subjektin e lidhur të prokurores, bashkëshortit të saj Bezart Kaçkini, i cili është gjyqtar në Tiranë. Sipas hetimit, gjyqtari ka blerë një apartament në vitin 2010, të cilin e ka paguar me një këst në masën 38 mijë euro.

Gjyqtari deklaroi blerjen e apartamentit përmes kursimeve të tij nga paga si dhe dy huave, njëra nga i ati në masën 12 mijë euro dhe një tjetër po në të njëjtën masë nga një person tjetër, referuar në dosje si E.D. Por hetimi zbuloi gjithashtu se prindi huadhënës nuk dispononte aktivitet ekonomik ndërsa dispononte edhe një investim në bono thesari në masën 5.8 milionë lekë. Analiza financiare e burimeve të familjes rezultoi me një diferencë të pambuluar prej afro 2 milionë lekësh.

Komisioni konkludoi se gjyqtari “nuk ka pasur mjaftueshëm burime të ligjshme financiare për të blerë këtë apartament.”

Kjo gjithsesi nuk u konsiderua si një problem i arsyeshëm për gjykimin e prokurores Kaçkini, e cila argumentoi se vjerri i saj ka qenë në gjendje të bëjë pasuri duke luajtur me kursin e këmbimit apo duke depozituar para nëpër banka.

Sipas argumenteve të prokurores, “nga tërësia e veprimtarisë bankare rezulton dukshëm që babai i bashkëshortit të subjektit ka ndjekur kurset e këmbimit dhe interesat bankare, duke investuar kursimet familjare në tregun bankar. Babai i bashkëshortit të subjektit ka hapur dhe ka mbyllur vazhdimisht depozita, duke i kaluar paratë në lekë, duke i këmbyer në valuta të tjera dhe duke i investuar përsëri në tregun bankar.”

KPK pranoi argumentimin e prokurores, se ajo mund të japë llogari për pasuri të krijuara nga ajo dhe personat e lidhur, për aq kohë sa kanë qenë të lidhur. Prokurorja Kaçkini argumentoi se apartamenti u ble nga bashkëshorti në janar 2010, ndërkohë që ata u martuan në nëntor 2012.

“Komisioni vlerëson se mungesa e burimeve të ligjshme për personin e lidhur, z. B.K., nuk mund të konsiderohet si deklarim i pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë nga subjekti i rivlerësimit, pasi kjo e fundit provoi me dokumentacion ligjor provues se martesa ligjore e subjektit me personin e lidhur ka ndodhur në datën 30.11.2012, ndërkohë që likuidimi i të gjithë pagesës për blerjen e këtij apartamenti në shumën prej 38.260 euro ka ndodhur brenda datës 5.1.2010, sipas dokumentacionit justifikues,” konkludoi KPK në argumentimin e vendimit të konfirmimit në detyrë.

Trupa gjykuese për këtë subjekt përbëhej nga Valbona Sanxhaktari, kryetare, Xhensila Pine, anëtare dhe Etleda Çiftja, Relatore.

Sanxhaktari lëshoi një opinion paralel në lidhje me vendimin, në të cilin argumentoi se dy koleget e saj kanë tejkaluar kompetencat duke u marrë në vendim me bashkëshortin e subjektit të rivlerësimit, duke sjellë për rrjedhojë edhe një paragjykim të çështjes së gjyqtarit Bezart Kaçkini, kur këtij të fundit t’i vijë radha për veting.

Etiketa: Analiza financiareBashkëshortiBezart KaçkiniBono thesariDeklarim i pamjaftueshëmdosjeElida KaçkiniEtleda ÇiftjaEurogjyqtarKandidateKPKMASParaprokurorrivlerësimiSHSPAKValbonaValbona SanxhaktariVendimVendimiVendimi i arsyetuarVetingXhensila Pine
Tjetri
dosje

Tre përdorime të fjalës sentimentalist

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.