AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Riçelja e hetimit nuk e ndryshon pozitën e gjyqtares Dhurata Haveri

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja e Apelit për Krime të Rënda, Dhurata Haveri dhe avokatja e saj në seanën dëgjimore të 24 korrikut 2019.

Gjyqtarja e Apelit për Krime të Rënda, Dhurata Haveri u përball me probleme të reja të burimeve të pasurisë, ndërkohë që avokatja e saj e konsideroi trupën gjykuese të njëanshme dhe pretendoi se nuk ishin marrë parasysh provat e paraqitura nga subjekti.

Gjyqtarja e Apelit për Krime të Rënda, Dhurata Haveri dhe avokatja e saj në seancën dëgjimore të 24 korrikut 2019.

Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit u zhvillua pasditen e të mërkurës seanca e dytë  dëgjimore për gjyqtaren e Apelit të Krimeve të Rënda, Dhurata Haveri, ku u paraqitën rezultatet e dala nga riçelja e hetimit administrativ.

Haveri nuk ishte e pranishme në seancë, por u mbrojt nga përfaqësuesja e saj ligjore, Romina Zano. Trupa gjykuese e KPK-së përbëhet nga Olsi Komici kryesues, Suela Zhegu relatore dhe Xhensila Pine anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.

Gjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rënda, Dhurata Haveri u hetua vetëm në kriterin e pasurisë, në të cilin KPK pretendoi gjatë seancës së parë dëgjimore në 24 korrik se kishte gjetur një sërë problemesh. KPK identifikoi atëherë një kredi të butë për banesë marrë sipas Komisionit në kundërshtim me ligjin, pamundësi financiare për blerjen e disa pasurive të patundshme dhe mungesë burimesh të ligjshme për disa vite.

Edhe gjatë seancës së të mërkurës, Komisioni identifikoi probleme lidhur me pasurinë e gjyqtares Dhurata Haveri, e cila prej 15 vitesh shërben pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. Relatorja Zhegu shpjegoi në fillim të seancës se trupi gjykues kishte vendosur të riçelte hetimet me qëllim marrjen e informacioneve të reja nga disa institucione shtetërore.

“Enti i Banesave ka dërguar pranë Komisionit dosjen e plotë të privatizimit të apartamentit 76 m2, nga ku rezultonte se familja e bashkëshortit kishte fituar statusin e pastrehë, pasi babai gëzonte statusin e veteranit,” shpjegoi relatorja. Lidhur me këtë pasuri, kryesuesi Olsi Komici pyeti avokaten e Haverit se kush kishte jetuar në këtë apartament, nga momenti i privatizimit deri kur është shitur. Avokatja e gjyqtares u përgjigj se në atë apartament kishte jetuar Haveri dhe familja e saj.

Relatorja Zhegu shpjegoi se Komisioni kishte kërkuar informacion pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda nëse gjyqtarja Haveri kishte kryer udhëtime pune. Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda kishte kthyer përgjigje se gjyqtarja Haveri nuk kishte kryer ndonjëherë udhëtime për shkak të detyrës. Kjo gjetje u kundërshtua nga avokatja Zano, e cila pretendoi se shkresa e firmosur nga kancelarja nuk ishte e vlefshme. Ajo shpjegoi më tej se në vitin 2015, ish-drejtuesi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda i kishte dhënë leje gjyqtares Haveri për një trajnim në Holandë.

Zhegu identifikoi edhe një gjetje të re lidhur me mospasqyrimin e shpenzimeve për studimet e vajzës në universitetin “Neë York” në vlerën 9750 euro. Relatorja shtoi se ky shpenzim është përfshirë në analizën financiare dhe se gjyqtares Haveri i është kaluar barra e provës. Mbrojtësja ligjore e gjyqtares Haveri pohoi se kjo shumë është pasqyruar në zërin shpenzimeve, pavarësisht titullimit.

Rihetimi nuk ka sjellë konkluzione të reja për Komisionin edhe lidhur me konstatimin për mungesën e burimeve të ligjshme të një huaje në vlerën 5 milionë lekë. Sipas Zhegut, nga rihetimi nuk janë siguruar dokumente që të vërtetonin mundësinë e huadhënësit për të krijuar me burime të ligjshme kursime në vlerën 5 milionë lekë.

Avokatja e Haverit e kundërshtoi këtë konkluzion të KPK-së, duke u shprehur se duhej të ishin kërkuar dokumente për kontratat e punësimit të huadhënësit si inxhinier dhe drejtues teknik në projekte të investuara nga institucionet ndërkombëtare për përpilimin e hartave kadastrale. Sipas saj, duhej të ishin kërkuar kontratat e punësismit të huadhënësit pranë Bankës Botërore dhe USAID.

Komisioni evidentoi mospërputhje edhe lidhur me deklarimet e të ardhurave të bashkëshortit Haveri gjatë periudhës që ai kishte punuar si avokat dhe noter, krahasuar me të dhënat e servirura nga institucionet shtetërore. Avokatja e Haverit tha se deklarimet kryheshin në fillim të vitit duke parashikuar të ardhurat që mund të siguroheshin nga aktiviteti, por asnjëherë nuk ishte e mundur që ato të korrespondonin me ato që realizoheshin konkretisht.

Një tjetër gjetje e Komisionit ishte mosdeklarimi i shlyerjes së një kredie 1 milion lekë. Sipas Zhegut, Haveri ka deklaruar se ka shlyer 500 mijë lekë, por jo pjesën tjetër. Relatorja tha, se në përfundim të hetimit administrativ ishte konstatuar se; prej vitit 1991 deri në vitin 2016 Haveri kishte mungesë të burimeve të ligjshme në vlerën 8.8 milionë lekë.

Komisioni ka siguruar të dhëna për pagat e gjyqtares Haveri, përfshi edhe për periudhën që dokumentacionet përkatëse janë djegur gjatë trazirave të vitit 1997 dhe i ka përfshirë këto të dhëna në analizën financiare.

Lidhur me dyshimet e ngritura nga Komisioni gjatë seancës dëgjimore të 25 korrikut për përdorjen e një kredie të butë për blerjen e një apartamenti në Farkë të Tiranës, BKT ka dërguar informacion pranë KPK-së se Haveri e kishte përfituar kredinë me kushte standarte.

Në fund të seancës dëgjimore, mbrojtësja e ligjore e gjyqtares Dhuarata Haveri pretendoi se mungonte metodologjia ku ishte bazuar hetimi administrativ i kryer nga KPK. “Deri tani nuk na është vënë në dispozicion metodologjia,” tha Romina Zano, duke i kundërshtuar gjetjet e KPK-së.

“Pas rezultateve të reja ne ju paraqesim pretendimet tona duke shprehur keqardhjen për mos kryerjen e një hetimi të plotë. Këto i kundërshtojmë si të pabazuara në legjislacionin përkatës e në Kushtetutë. Gjithashtu nuk janë marrë në konsideratë të gjitha provat,” tha avokatja e Haverit.

Ajo pretendoi se ishin përdorur katër metodologji me katër standarte të ndryshme. “Komisioni është paragjykues dhe i njëanshëm, pasi nuk janë marrë parasysh provat tona,” shtoi Zano, ndërsa kërkoi konfirmimin në detyrë të klientes së saj. KPK do të shpallë vendimin më datë 27 shtator, ora 09:30.

Etiketa: 1997AnalizëDhurata HaveriElka ErmenkovaEuroGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësGjyqHetimetKëshillit të Lartë GjyqësorKPKkrediKrimeOlsi KomiciPagatPunëRomina ZanoSeancaSHshtatorSuela ZheguTiranëUSAIDVëzhguesitXhensila Pine
Tjetri
‘ Rilindja Urbane ’ betonizoi memorien kolektive të Durrësit

‘ Rilindja Urbane ’ betonizoi memorien kolektive të Durrësit

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.