AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Ekonomia shqiptare në ngadalësim, thotë Banka Botërore

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kopertina e raportit të Bankës Botëtore.

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë pritet të rritet këtë vit me vetëm 2.9% nga 4.3% që pati parashikuar qeveria, vlerëson Banka Botërore. Rritja e Shqipërisë rezulton më e ulëta në rajonin e Ballkanit.

Kopertina e raportit të Bankës Botëtore.

Rritja e ekonomisë shqiptare pritet të ngadalësohet në 2.9% në vitin 2019 në krahasim me rritjen e vlerësuar në masën 4.1% në vitin e kaluar, bëri të ditur Banka Botërore në raportin e saj periodik për ekonominë në rajonin e Ballkanit. I titulluar Pasiguri në rritje, raporti vëren se viti 2018 ndoshta ishte kulmi i rritjes ekonomike për më shumë se sa një dekadë dhe se edhe vitet 2020 e 2021 do të sjellin një rritje më të ngadaltë.

Vendet e tjera të përfshira në raport pritet të kenë rritje ekonomike më të lartë se sa Shqipëria. Rritjen më të lartë pritet ta ketë Kosova me 4%, pasuar nga Serbia, 3.3%.

Parashikimi i Bankës Botërore ndryshon në mënyrë thelbësore nga parashikimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili në vlerësimin e fundit në prill të këtij viti parashikonte rritje 3.7% për Shqipërinë, si dhe nga Programi Ekonomik e Fiskal i qeverisë shqiptare, i cili i përket janarit të këtij viti dhe ka bërë planet për rritje në masën 4.1%.

Në një anë pozitive, Banka Botërore vlerëson se rritja ekonomike e Ballkanit Perëndimit gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti ka sjellë edhe rritje të konsiderueshme të punësimit, me mbi 150 mijë vende të reja pune të krijuara në të gjashtë vendet, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Mali i Zi, Bosnjë dhe Serbi.

“Deri në Qershor 2019, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, u krijuan 150,000 vende pune më shumë krahasuar me një vit më pare. Rreth 43,000 të rinj kanë gjetur punë, veçanërisht në Shqipëri, ndërkohë që niveli i papunësisë mes të rinjve në rajon ka pësuar rënie si rezultat i zgjerimit të sektorit të nënkontraktimit të proçeseve të biznesit,” thuhet në raport.

Raporti këshillon qeveritë të kenë kujdes me shpenzimet publike pasi kanë parashikuar shpenzime të tepërta pa marrë parasysh ngadalësimin e ekonomive.

“Përmirësimi i efikasitetit dhe barazisë së shpenzimeve publike si dhe forcimi i mobilizimit të të ardhurave mbetet prioritet për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Pagat dhe pensionet në sektorin publik përbëjnë pjesën më të madhe të shpenzimeve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ashpërsimi i kontrollove mbi pagat, ulja e shpenzimeve tatimore dhe përmirësimi i programeve të përkrahjes sociale do të krijonte hapësirë për më shumë investime, do të përmirësonte barazinë dhe do të mundësonte krijimin e amortizuesve të nevojshëm fiskalë me qëllim zbutjen e impakteve negative të rreziqeve në rritje,” thuhet në raport.

Shqipëria shpreson për një rritje ekonomike afatgjatë në nivelin 4.5%, gjë që vlerësohet se është edhe potenciali i rritjes ekonomike të vendit. Por hera e fundit kur Shqipëria ka pasur norma të tilla rritjeje ka qenë viti 2008.

Etiketa: EkonomiaEkonomia shqiptareinvestimeKosovaMaliMali i ZiMaqedoniMASPagatpasiguripensionetPunëQeveriarajonraportRaportiRritja ekonomikeSerbiSerbiashpenzimeShpresONshqipShqipëriShqipëriashqiptare
Tjetri
Ligjet për media, qeveria bën një hap pas në pritje të Komisionit të Venecias

Kuvendi vendos në kalendar ligjet që kërcënojnë ‘mediat kritike’

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.