AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Kuvendi vendos në kalendar ligjet që kërcënojnë ‘mediat kritike’

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
7 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri, Edi Rama duke folur gjate nje seance parlamentare, ku 4 deputete nga lista e LSI jane betuar, pasi kane mare mandatin nga KQZ nje dite me pare. Partite e opozites kane zhvilluar nje proteste duke u perpjekur te pengojne mbajtjen e kesaj seance parlamentare. /r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session where 4 MPs from the SMI list are sworn in after they have been mandated by the CEC last day.

Kryeministri Edi Rama avancon planet për miratimin e shpejtë të “paketës antishpifje”, pavarësisht kritikave në rritje dhe në injorim të një opinioni të hershëm të Këshillit të Europës, që paralajmëron rreziqe për mediat kritike dhe gazetarët e pavarur në Shqipëri.

Kryeministri, Edi Rama, duke folur gjatë një seance parlamentare | Foto : LSA

Qeveria e kryeministrit Edi Rama po avancon planet e saj për ‘disiplinimin’ e mediave në internet, pavarësisht alarmit në rritje dhe thirrjeve të përsëritura për tërheqjen e dy projektligjeve të njohura gjerësisht si “paketa antishpifje”.

Më 19 shtator, Kuvendi i Shqipërisë përfshiu në kalendarin 3-javor të punimeve shqyrtimin e projektligjeve “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe “Për komunikimet elektronike”, të cilat kritikohen së bashku për vendosjen e medias online nën një regjim kontrolli shtetëror. Sipas kalendarit, data e pritshme për t’u shqyrtuar në seancë plenare është 17 tetori.

Që prej prezantimit të parë në dhjetor 2018, kryeministri Edi Rama është përballur me një lumë kritikash nga organizatat vendase dhe ato ndërkombëtare, të cilat i konsiderojnë projektligjet si antikushtetuese dhe drakoniane. Një lustrim i drafteve nën ekspertizën e OSBE-së nuk e ndryshoi qëndrimin e organizatave të lirisë së shprehjes, të cilat po monitorojnë ngushtësisht edhe zhvillimet e fundit të legjislacionit për median në Shqipëri.

“Qendra Europiane për Shtypin dhe Lirinë e Medias, ECPMF, është duke i monitoruar ngushtësisht zhvillimet në lidhje me legjislacionin e medias në Shqipëri,” tha për BIRN Nora Wehofsits, përfaqësuese e ECPMF-së.

“Ne i kërkojmë kryeministrit Edi Rama që të tërheqë menjëherë versionet e fundit të publikuara të amendamenteve të ligjit të medias si dhe të konsultohet me gazetarët e organizatat vendase dhe ndërkombëtare në çdo inisiativë të mëtejshme,” shtoi ajo.

Qendra Europiane për Shtypin dhe Lirinë e Medias, ECPMF, është vetëm një prej organizatave ndërkombëtare që kërkojnë me këmbëngulje tërheqjen e projektligjeve, ndërkohë që thirrjet bien në vesh të shurdhër.

BIRN mësoi se qeveria mbylli veshët dhe injoroi gjithashtu një opinion “fshikullues” të Këshillit të Europës së janarit 2019, pasi ky i fundit i konsideroi draftet e Ramës të pakrahasueshme me asnjë praktikë tjetër europiane dhe në shkelje të standardeve të Këshillit të Europës, ku Shqipëria bën pjesë që prej vitit 1995.

Opinioni ligjor u hartua nga eksperti i kontraktuar nga Këshilli i Europës, Jean-François Furnémont pas publikimit të versionit të parë të projektligjit “Për mediat audiovizive..” dhe u sigurua nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi. Megjithatë, ai godet në thelb atë që e quan “synim real” pas nismës ligjore të qeverisë dhe paralajmëron rreziqe për mediat kritike dhe gazetarët e pavarur në Shqipëri.

“…mënyra në të cilën mendohet të bëhet zgjerimi i parashikuar i fushës së zbatimit të ligjit (madje edhe vetë argumentimi i ligjit pranon haptazi se objektivi i këtij ligji është “disiplinimi” i medias online) është shumë i diskutueshëm dhe, duke gjykuar nga perspektiva e standardeve të Këshillit të Evropës, duhet të rivlerësohet seriozisht,” thuhet në opinionin ligjor.  [kliko këtu për opinion e plotë]

“Këto dispozita ligjore do të krijonin pashmangshmërisht një efekt frikësues tek media dhe duhet të shmangen,” shton më tej opinioni i Këshillit të Europës.

Opinioni i ekspertit të Këshillit të Europës analizon në fillim modelin kroat dhe atë hungarez si raste shumë të rralla në Europë ku vepron njëfarë rregullimi, ndërsa thekson se varianti i propozuar shqiptar nuk mund të krahasohet në asnjë mënyrë me ndonjërin prej tyre.

Ai ironizon edhe detyrimet e variantit fillestar për të qenë “realistë, të paanshëm dhe objektivë” në raportim, duke e konsideruar këtë një masë administrative që shkon në kahun e kundërt të forcimit të pluralizmit dhe që e ekspozon median kritike ndaj sanksioneve si dhe strategjive të identifikimit dhe fajësimit publik [name and shame].

“Ky rrezik është theksuar nga Asambleja Parlamentare kur, në Rezolutën e saj 2179 (2017) për influencën politike tek mediat dhe gazetarët e pavarur, ajo “denoncon të gjitha praktikat që kanë për qëllim nxitjen e mosbesimit të publikut tek media,” thuhet në raport.

“Duke qenë se ndryshimet e propozuara pasqyrojnë dukshëm këto kërcënime të identifikuara në Rezolutën e sipërpërmendur 2179 (2017), inkurajohet me forcë tërheqja e këtyre ndryshimeve të propozuara,” shtohet aty.

Në fund të raportit, eksperti Jean-François Furnémont vlerësonte se ligji në fuqi i AMA-s është në përputhje me praktikën e vendeve të Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian dhe nuk kërkon asnjë modifikim tjetër. Në një analizë të të gjitha problemeve të identifikuara, ai rekomandonte heqjen dorë të qeverisë nga ndryshimet e propozuara.

Etiketa: AdministrativeAMABashkimit EuropianBIRNECPMFEdi RamagazetarKëshilli i EuropësKontrolliKryeministri Edi RamaKuvendiMASMediaMediat audioviziveOSBEPër ShtypinQeveriaRamaraportrrezikshqipShqipëriShqipëriashtator
Tjetri
Aktivistët ecin në Tiranë për muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Aktivistët ecin në Tiranë për muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.