AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Qeveria ‘ bojkoton ’ seancën gjyqësore për Kopshtin Botanik

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kopshti Botanik i Tiranës, sipas një VKM-je të qeverisë i kaloi në pronësi Bashkisë së Tiranës. Foto: Vladimir Karaj.

Gjykata vendosi shtyrjen e seancës paraprake, pasi u vu në dukje mungesa e përfaqësimit nga kryeministria si palë e paditur, ndërsa përfaqësia nga Avokati i Shtetit u gjet me të meta. Jashtë gjykatës, Bashkia dhe Universiteti si dhe palët politike përplasen me deklarata.

Gjatë seancës për Kopshtin Botanik në Gjykatën Administrative të Apelit.

Seanca paraprake në Gjykatën Administrative të Apelit kundër vendimit të qeverisë për të kaluar Kopshtin Botanik nga Universiteti i Tiranës në pronësi të bashkisë dështoi të martën për shkak të mungesës së përfaqësimit të qeverisë, palë e paditur në proces dhe përfaqësimit me të meta të Avokaturës së Shtetit.

Gjykata do të marrë në shqyrtim padinë e Universitetit të Tiranës kundër Vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 17 korrik, sipas të cilit pronësia e Kopshtit Botanik të Tiranës nga universiteti kalon te Bashkia e Tiranës për t’a “përdorur për ushtrimin e funksioneve të veta”.

Universiteti i Tiranës pretendon se VKM-ja është në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe se cënon autonominë e univesitetit. Vendimi kundërshtohet po ashtu nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, profesorë të të cilit kanë themeluar dhe më pas mbajtur kopshtin që prej krijimit të tij.

Gjyqtarja e çështjes, Blerona Hasa vuri në dukje në fillim të procesit mungesën e palës së paditur – Kryeministrisë, palës së interesuar Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve dhe përfaqësimin me të meta të Avokaturës së Shtetit dhe kërkoi mendimin e juristëve të UT nëse do të pranonin shtyrje që kjo e fundit të plotësonte dokumentacionin për përfaqësim. Juristët e UT pranuan shtyrjen e seancës për në 29 tetor, ora 12.00. Në seancë ishte e pranishme përfaqësuesja e Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë, pak orë para se të fillonte gjyqi në Gjykatën Administrative të Apelit, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe përfaqësues të tjerë nisën një fushatë sulmi ndaj rektorit të UT Mynyr Koni dhe profesorëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës që kundërshtojnë kalimin e pronësisë te bashkia dhe që u mblodhën në shenjë proteste para gjykatës.  Opozita nga ana tjetër sulmoi qeverinë dhe bashkinë se po “rrëmbente me dhunë” Kopshtin Botanik.

Përplasjet politike  

Kopshti Botanik i Tiranës, sipas një VKM-je të qeverisë i kaloi në pronësi Bashkisë së Tiranës. Foto: Vladimir Karaj.

Mëngjesin e të martës, nënkryetari i bashkisë Arbjan Mazniku në emisionin televiziv Ëake Up në Top-Channel, akuzoi kundërshtuesit e projektit,  të cilët janë kryesisht profesorë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe themelues të Kopshtit Botanik si të keqinformuar dhe “ në rastin me të keq të përdorur politikisht”.

Pa u marrë konkretisht me çështjen, edhe kryebashkiaku Veliaj gjatë një takimi për Maratonën e Tiranës në sallën e Këshillit Bashkiak sulmoi kundërshtarët e projektit si të nxitur nga opozita. Veliaj veçoi Jamarbër Malltezin, bashkëshorti i vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha dhe drejtues i Departamentit të Mjedisit në PD, për t’i mëshuar argumentit se kundërshtimi ishte politik. Ai tha se PD kishte asfaltuar një pjesë të kopshtit, duke iu referuar kalimit të Unazës së Re.

Përtej kësaj, Veliaj sulmoi edhe rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, që sipas tij e kundërshton vendimin e qeverisë me urdhër politik. “Mori 5 mijë lekëshat e nuseve dhe për këtë mbledh senatin,” tha Veliaj. Ai sulmoi botanistët dhe profesorët e FNSH-së duke i akuzuar se nuk kishin bërë asnjë punë shkencore.

Veliaj po ashtu bëri një përshkrim “apokaliptik” të Kopshtit Botanik që sipas tij “është kthyer në një landfill plehrash në mes të Tiranës” po ashtu “i mbuluar nga ferrat”. Ai tha se e shihte këtë përditë pasi kishte shtëpinë mbi KB.

Është e paqartë se në cilin moment e ka parë kryebashkiaku Veliaj Kopshtin Botanik në këtë gjendje. Pak ditë më parë, BIRN ishte në hapësirën e Kopshtit Botanik, dhe përtej problemeve për të cilat ankohen profesorët e FNSH-së, si mungesa e ujit dhe dëmtimi i infrastrukturës, ambientet e Kopshtit ishin të pastra.

Përshkrimi i Veliajt bie ndesh edhe me atë që reklamohet në faqen Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, APR, të Bashkisë së Tiranës, në të cilën Kopshti Botanik paraqitet si “parajsë e vogël e gjelbër”. Informacioni në faqen zyrtare, që duket është i papërditësuar me ndryshimet e fundit, po ashtu përshkruan kopshtin si hapësirë edukuese nën administrimn e UT dhe që i shërben të gjitha shkollave të vendit.

Rektorati nuk u është përgjigjur publikisht akuzave. Në qëndrimin e mbajtur pas gjyqit, dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës tha se ata do të mbronin kopshtin dhe nuk ishin aty për të treguar muskujt.

Ndërkohë në anën tjetër, përfaqësues të Partisë Demokratike dhe LSI sulmuan qeverinë dhe bashkinë duke i akuzuar për grabitje të pronës së universitetit.

“Edi Rama dhe Erion Veliaj po rrëmbejnë me dhunë shtetërore Kopshtin Botanik, pronë e Universitetit të Tiranës, për ta shndërruar këtë nga një zonë të gjelbër dhe të rëndësishme për interesa akademike, në një shesh për kullat e betonit,’ tha ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi në një deklaratë për mediat.

Ndërsa kryetarja e LSI në faqen e saj në Facebook akuzoi “rilindjen” që sipas saj “çdo institucion të arsimit ta kthejë në përfitim dhe në lavatriçe të pastrimit të parave”.

Më herët këtë javë, Veliaj dhe Koni u përplasën pëmes dy letrave dërguar stafit akademik të UT dhe senatit të Universitetit. Kryebashkiaku pretendoi në letrën e tij se Senati Akatemik i UT ishte keqinformuar duke akuzuar për këtë Konin. Në letër ai po ashtu pretendoi se KB ishte në degradim, ndërsa ftoi Senatin të zgjidhte një përfaqësues për të negociuar me bashkinë.

Në një përgjigje në një letër të ngjashme, Koni i vuri në dukje Veliajt se nuk kishte asnjë referencë ligjore në letrën dërguar Senatit Akademik dhe se sërish gabonte duke e trajtuar Kopshtin Botanik si park çlodhës dhe argëtimi, pasi funksioni i tij ishte shkencor. Koni po ashtu vinte në dukje se ai nuk mund të shmangej dhe se ishte ai përfaqësuesi i UT-së, ndërsa bisedimet mund të nisnin vetëm pas vendimit të gjykatës për VKM-në e kontestuar.

Etiketa: AdministrativeakademikeArbjan MaznikuAvokati i ShtetitBashkëshortiBashkiaBIRNBlerona HasaEdi RamaErion VeliajFacebookGjykataGjykatëGjykatësGjyqGjyqiGrabitjeKopshti BotanikKryeministrialandfillLSILuçiano BoçiMetaMjedisitOpozitaParaPartisë DemokratikePDprotesteQeveriaRamaSali BerishaSeancaSHShtyrjeTiranëUniversiteti i TiranësVendimiVKM
Tjetri
Gazetarja Alice Taylor fiton betejën 8 mujore me Policinë e Shtetit

Gazetarja Alice Taylor fiton betejën 8 mujore me Policinë e Shtetit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.