AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA mbyll shqyrtimin gjyqësor për çështjen e Artur Malaj

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në KPA, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Artur Malaj gjatë seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, dt. 19.07.2019 | Foto : Besar Likmeta?BIRN

Pas qëndrimit të Komisionerit Publik për provat dhe analizën financiare dhe një diskutimi mbi disa prova të reja të pretenduara nga gjykatësi Artur Malaj, Kolegji vendosi të mbyllte shqyrtimin gjyqësor, ndërsa ftoi palët të paraqisnin qëndrimet përfundimtare.

Gjyqtari Artur Malaj gjatë seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, dt. 19.07.2019 | Foto : Besar Likmeta?BIRN

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të premten të mbyll shqyrtimin gjyqësorë mbi çështjen ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit Artur Malaj. Më herët në një seancë që zgjati nga ora 11.00 me disa ndërprerje të gjata deri në orën 14.30, Komisioneri Publik paraqiti qëndrimin e tij mbi analizën finaciare paraprake të bërë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe disa prej provave të paraqitura nga Malaj në seancën e kaluar.

Komisioneri Dariel Sina vuri në dukje se provat e sjella nga Malaj nuk ndryshonin përfundimin e arritur nga analiza financiare e KPA. “Komisioneri Publik vlerësoi se provat e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit dhe ato të pretenduara gjatë seancës së sotme nuk ndikojnë në arritjen e një përfundimi të ndryshëm, nga analiza financiare paraprake e paraqitur nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit”, thuhet në njoftimin Komisionerit Publik mbi seancën.

Në fjalën e tij Komisioneri po ashtu vuri dyshim ligjshmërinë e përfitimeve të bashkëshortes së Malajt nga një amnisti fiskale në vitin 2011, pasi prej kësaj amnistie përjashtoheshin personat që kishin detyrim deklarimin e pasurisë në ILDKPKI. Duke iu referuar një dokumenti të marrë nga tatimet si provë prej Malajt, Komisioneri vuri në dukje se ishte e paqartë nëse organi që e kishte lëshuar dokumentin ishte në dijeni të faktit që bashkëshortja e Malajt ishte subjekt deklarues.

Po ashtu Komisioneri cilësoi disa prej provave të paraqitura prej Malajt si akte  që “janë në kushtet e interpretimeve ligjore”, për të cilat kërkoi të mos merren parasysh nga KPA.

Pas fjalës së Komisionerit Malaj iu drejtua atij me disa pyetje. Gjyqtari kërkoi të dinte nëse “Komisioneri do ndryshonte qëndrim” nëse sqarohej që Drejtoria e Tatimeve kishte pasur dijeni mbi faktin që bashkëshortja ishte subjekt deklarues. Malaj tha se kjo ishte përmendur në kërkesën që e shoqja u kishte bërë tatimeve për të marrë përgjigjen.

Sina tha se do të reflektonte bazuar mbi këtë provë të re. Në të njëjtin stil Malaj kërkoi pohime paraprake prej Komisionerit për disa dokumente të tjera, që ai tha se nuk i kishte marrë se nuk i kishte quajtur të nevojshme, por që mund t’i sillte nëse këto ndryshonin qëndimin e Komisionerit. Kjo përfshinte edhe certifikata të rezidencës për të afërm te të cilat ai tha se kishte qenë me pushime.

Megjithatë relatori i çështjes  gjyqtari Sokol Çomo e ndërpreu Malaj. Çomo i vuri në dukje gjyqtarit se palët ishin të lira të sillnin të gjitha provat që ato i konsideronin të nevojshme dhe ai nuk kishte pse kërkonte për këtë mendim paraprak të Komisionerit. Çomo po ashtu theksoi se Komisioneri nuk kishte kontestuar formalisht provat dhe nuk kishte kërkuar plotësim të tyre.

Trupa gjykuese u tërhoq më pas për të marrë vendim të ndërmjetem nëse do kërkonte prova të reja. Pas tërheqjes trupa i kërkoi Malajt të vinte në dispozicion kërkesën që bashkëshortja e tij u kishte bërë tatimeve. Më pas iu dha kohë Komisionerit Sina të shprehej mbi këtë provë dhe disa pyetje nga trupa gjykuese që kërkoi nga ai shjegime mbi qëndrimin e tij ndaj provave dhe kërkesave të Malajt.

Pasi mori dokumentin që sipas Malajt vinte në dukje se tatimet kishin qenë në dijeni të faktit se bashkëshortja e tij ishte person që bënte deklarim të pasurisë, Komisioneri Publik iu rikthye qëndrimit të tij fillestar. Ai tha se prova nuk ndryshonte qëndrimet e tij të mëparshme. Sipas Komisionerit ligji e kishte të qartë që bashkëshortja e Malajt nuk përfitonte nga amnistia. Komisioneri po asht kërkoi që të mos pranoheshin prova të reja, duke arsyetuar se gjyqtari kishte pasur kohë të mjaftueshme për t’i sjellë ato në formën e kërkuar.

Pasi u tërhoq në dhomë këshillimi trupi gjykues me shumicë votash vendosi të pranojë vetëm një nga provat (dokumentin drejtuar tatimeve) dhe njoftoi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor. Kryesuesja vuri në dukje se ishin marrë të gjitha provat, përfshi ato të dorëzuara nga Komisioneri, nga vetë Malaj dhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe ftoi palët të bënin paraqitjen e qëndrimeve përfundimtare më 16 tetor ora 9.00.

 

Etiketa: AdministrativeAnaliza financiareAnalizëArtur MalajBIRNcertifikataDariel SinadetyrimDrejtoria e TatimeveGjykatëGjykatësGjyqILDKPKIKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKPAliraoperacioniOperacioni Ndërkombëtar i MonitorimitpushimeSokol ÇomoVendim
Tjetri
Venecia kritikon qeverinë për presidentin dhe pronat e bregdetit

Venecia kritikon qeverinë për presidentin dhe pronat e bregdetit

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.