AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Besnik Muçi betohet si gjyqtar kushtetues me ‘njërën këmbë’ në veting

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti Ilir Meta dhe Besnik Muçi gjatë betimit si i zgjedhuri i parë i Gjykatës Kushtetuese në Presidencë. Foto: Presidenca

I zgjedhuri i parë i Gjykatës Kushtetuese u betua në Presidencë, por vazhdimësia e tij në postin e ri do të varet nga vendimi final i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.  

Besnik Muçi gjatë betimit si i zgjedhuri i parë i Gjykatës Kushtetuese në Presidencë. Foto: Presidenca

Prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi u betua si i zgjedhuri i parë i Gjykatës Kushtetuese mbrëmjen e së premtes në Presidencë, ndonëse vazhdimësia e tij në postin e ri do të varet  nga vendimi final i vetingut.

Sipas Ceremonia e betimit u zhvillua para presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe në prani të përfaqësuesve të institucioneve të pavarura si dhe ambasadorëve dhe përfaqësuesve të vendeve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Besnik Muçi ishte renditur i treti nga një listë prej 4 kandidatësh të verifikuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, por Meta e argumentoi zgjedhjen e tij me respektimin e balancës gjinore dhe me faktin se ishte i vetmi magjistrat.

Muçi, i cili ka mbaruar studimet në vitin 1995 dhe ka punuar për 20 vjet si prokuror, arriti të kalojë shkallën e parë të vetingut në vitin 2018. Megjithatë, vendimi u apelua dhe ai po përballet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me kërkesën për shkarkim të Komisionerit Publik.

Sipas Komisionerit Publik, Muçi nuk ka arritur të shpjegojë bindshëm pasurinë e tij me burim të pjesshëm disa hua nga familjarët, ndërkohë që ai vetë solli prova shtesë për të vërtetuar se të afërmit kishin të ardhura të ligjshme.

Besnik Muçi është i zgjedhuri i parë i katër listave me kandidatë, të përgatitura nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, respektivisht dy për Presidentin dhe dy për Kuvendin. Ndërkohë që një thirrje e pestë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese është e hapur, një vendim i mundshëm negativ nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të zvarriste sërish planet për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Etiketa: ambasadorBEFinalGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesegjyqtarhuaIlir MetaKëshilli i Emërimeve në DrejtësiKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitkushtetueseMagjistratMetaParaPresidencaprokurorProkuroriSHShkarkimVendimVendimiVeting
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Sonila Muhametaj –Prokuroria e Krimeve të Rënda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Sonila Muhametaj –Prokuroria e Krimeve të Rënda

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.