AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

“Jo”-ja e Europës për Ballkanin ka dëmtuar ndikimin e saj

Aleksandar BrezarngaAleksandar Brezar
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri britanik Borsi Johnson. Foto: Bashkimi Europian.

Analistët thonë se vendimi i BE-së për të mos hapur negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të ketë pasoja dëmtuese për Ballkanin Perëndimor dhe për fuqinë transformuese të BE-së në rajon.

Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri britanik Borsi Johnson. Foto: Bashkimi Europian.

Menjëherë pasi Këshilli Europian vendosi të shtyjë fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për dy vendet e Ballkanit, njëri prej tyre, Maqedonia e Veriut, ra në një krizë politike të brendshme.

Por analistët thonë se mosmarrëveshja për zgjerimin e BE-së do të ketë pasoja më të gjera sesa kjo në Ballkanin Perëndimor.

Me Brexit në krye të listës së tij të shqetësimeve, samiti i Këshillit Europian javën e kaluar pa liderët e Bashkimit të mos binin dakord për t’i dhënë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë një datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e tyre.

Edhe pse të dy vendet morën mbështetje nga një numër vendesh anëtare, sidomos nga Gjermania, presidenti francez Emmanuel Macron ndali çdo mundësi të zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Europian, duke përmendur nevojën për reforma të brendshme të BE-së, si dhe mungesën e një kthimi pas brenda procesit të pranimit, nëse vendet kandidate tërhiqen pas në rrugën e tyre.

“Jo”-ja franceze ishte e ashpër sidomos për Maqedoninë e Veriut, e cila ka qenë një vend kandidat që nga viti 2005, ndërsa gjithashtu ishte i pari ish-shtet i Jugosllavisë që nënshkroi një Marrëveshje Stabilizim Asociimi në 2001, madje edhe para anëtarit më të fundit të BE-së, Kroacisë.

Kjo tashmë ka tronditur qeverinë e Maqedonisë së Veriut, e cila pa aspiratat e saj për në BE pothuajse të shkatërruara, pavarësisht përpjekjeve të mëdha që bëri kohët e fundit, duke përfshirë një zgjidhje të mosmarrëveshjes me Greqinë fqinje në lidhje me emrin e vendit.

Kryeministri Zoran Zaev të dielën tha se vendi tani po shkonte drejt zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, të cilat ishin planifikuar të mbaheshin më 12 prill 2020.

Megjithatë, vendimi i Këshillit shihet gjithashtu si një sinjal nga Brukseli se anëtarët e tjerë anëtarë të BE-së në Ballkan nuk duhet të shpresojnë për shumë dhe vendos një pikëpyetje në lidhje me faktin nëse BE-së i ka mbetur ndonjë interes në rajon, shprehen ekspertët.

Srdjan Cvijic, një analist politikash në Institutin e Politikës Europiane të Shoqërisë së Hapur në Bruksel, beson se reagimi ndaj lajmeve nga Brukseli do të jetë negativ në të gjithë rajonin.

“Për shkak të lodhjes së zgjerimit, numri i qytetarëve të Serbisë që mbështetën anëtarësimin në BE zbriti nga 67 për qind në 2009 në 41 për qind në 2016”, vëren ai.

“Pasi publikimit në vitin 2018 të Strategjisë së Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor, ky numër u rrit përsëri në 55 për qind. Tani mund të presim një rënie të re, dhe ndoshta tepër të madhe, të mbështetjes në të gjithë Ballkanin”, shtoi ai.

Presidenti francez Emmanuel Macron duke folur për shtypin në samitin e Bashkimit Europian më 17 tetor. Foto: Bashkimi Europian.

Sondazhi Pranverë 2019 i Eurobarometrit i publikuar në gusht tregon se qytetarët në rajonin e Ballkanit kanë besim relativisht të ulët në BE, sidomos në Serbi – vetëm 33 për qind – ndërsa besimi është disi më i madh në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi – midis 54 dhe 57 për qind.

Bosnja dhe Hercegovina nuk u përfshi në këtë sondazh, por Barometri vjetor i Ballkanit RCC tregoi se niveli i përgjithshëm i mbështetjes për anëtarësim në BE në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ishte 56 për qind në 2019.

Një rënie e mbështetjes do të jetë vetëm një nga problemet me të cilat do të përballet BE në lidhje me ndikimin e saj në zhdukje, sepse “po s’pati kockë, nuk ka shpërblim”, siç e thotë Cvijiç.

“Në momentin që BE humbet shumicën e heshtur në këto vende, procesi do të bëhet i pakthyeshëm për një kohë të gjatë”, shton Cvijiç, duke parashikuar gjithashtu se politikanët rajonalë do t’i drejtohen opsioneve të tjera.

Jovana Maroviç, drejtoreshë ekzekutive e Politikon Network, një organizatë në Podgoricë, pajtohet me idenë që BE-ja tani është në një situatë të vështirë.

“Edhe pse ndaj Presidentit të Komisionit në largim, Jean-Claude Juncker, mund të përmendën edhe gjëra të tjera, e gjithë kjo situatë dhe dilemat e saj, tashmë mbetet deklarata e tij e bërë me rastin e vendimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë: “Nëse doni që të respektoheni, duhet të përmbushni premtimet tuaja!” përsërit Maroviç.

Vendimi shtron gjithashtu pyetjen nëse BE-ja tani ka më ndonjë fuqi transformuese, përveç faktit që nuk dëshiron ta “harxhojë atë” në vendet e Ballkanit Perëndimor, shprehet Maroviç. “Në këtë mënyrë, narracioni i një perspektive të besueshme të Ballkanit në BE, ose më saktë përkushtimi i BE-së për reformat në këtë pjesë të Europës, është bërë krejtësisht i pakuptimtë.”

Me reformat që shihen si çelësi për anëtarësimin në BE, çështje si sundimi i ligjit ose lufta kundër korrupsionit mund të mbeten pas, pasi qeveritë e Ballkanit Perëndimor pajtohen me të dhe kërkojnë alternativa pas vendimeve më të fundit të Brukselit, i cili shihet si dera për anëtarësim në Europë dhe një derë e cila këtë herë u mbyll.

Ndikimi në rritje i Rusisë dhe Kinës është pasqyruar ndërkohë edhe nga rritja e fundit e pranisë së Turqisë në rajon. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka mbikëqyrur investimet e mëdha të infrastrukturës në Serbi dhe në Bosnje. Gjatë vizitës së tij në fillim të këtij muaji, ai këqyri fillimin e ndërtimit të autostradës Beograd-Sarajevë të financuar nga Turqia, e njohur si “Rruga e Miqësisë”.

Marika Djolai, studiuese dhe Shefe e Konfliktit dhe Sigurisë në Qendrën Europiane për Problemet e Pakicave në Flensburg, Gjermani, beson se kjo është rruga më e mundshme për rajonin.

“Një mundësi është që qeveritë mund të heqin dorë nga reformat sepse ato nuk po sjellin rezultate, pra, nuk ka progres drejt pranimit në BE. Kjo ka gjasa të forcojë tendencat autokratike dhe të ketë një ndikim negativ në shoqëri”, thotë ajo.

Pjesa e brendshme e ndërtesës së Bashkimit Europian në Bruksel. Foto: Bashkimi Europian.

“Dhe këtu, nuk e kam fjalën për sundimin e ligjit, por për zhvillimin social dhe ekonomik të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor – pagat, sistemet shëndetësore dhe arsimore dhe mbështetja për njerëzit në nevojë.”

Ekspertët shpërehen se nga pengesa e Francës nuk tronditen vetëm Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. “Në Malin e Zi, Partia Demokratike e Socialistëve, e cila është partia në pushtet, do ta ketë të vështirë tani t’i shpjegojë qytetarëve të saj ‘sukseset’ e saj në rrugën për në BE, duke pasur parasysh se nuk është askund afër anëtarësimit”, vëren Maroviç.

Ndërkohë, qytetarët malazez gjithashtu po tregojnë më pak interes për anëtarësimin në BE. Kjo është për shkak të situatës së brendshme, ku, pavarësisht shtatë vjet negociatash për anëtarësim, problemet nuk janë përmirësuar ndjeshëm ndërsa skandalet vazhdojnë të grumbullohen, thotë Maroviç.

“Politika e BE-së për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor në një distancë komode nuk ndihmon gjithashtu”, shton ajo.

Çështjet janë akoma më të komplikuara për Bosnjën dhe Kosovën, të cilat nuk kanë akoma statusin e vendit kandidat.

Motivimi këtu mund të ketë humbur plotësisht. Procese të tjera, siç janë negociatat Kosovë-Serbi, janë gjithashtu në diskutim, siç theksojnë Cvijiç dhe Djolai. Djolai është tepër e shqetësuar. “A ka Kosova tani ndonjë shpresë për progres në pranimin e saj në BE, edhe nëse ka përparim në zgjidhjen e dialogut Prishtinë-Beograd? Të dy vendet mund të përfundojnë në një harresë të përhershme, pa një rrugëdalje për pranimin”, thotë ajo

Anthony Zacharzewski, themeluesi i Shoqërisë Demokratike, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Bruksel, thotë se vendimi francez është thjesht “i keq për demokracinë”.

“Të mos harrojmë që kjo ishte thjesht për hapjen e negociatave dhe jo për finalizimin e pranimit. Duhet bërë një rrugë e gjatë para se një vend të mund të anëtarësohet dhe, gjatë asaj kohe, vetë negociatat do të mbështesin dhe nxisin përmirësime në sundimin e ligjit dhe qeverisjen demokratike”, vëren ai.

Mbajtja në pritje e të dy vendeve thjesht do t’i përkeqësojë gjërat, argumenton Zacharzewski, me mendimin e opinionit publik që me shumë gjasa nuk do të përmirësohet aspak. “Kjo i dërgon një mesazh totalisht të gabuar qytetarëve në rajon”, thotë ai.

“Kjo u tregon atyre se BE-ja shqetësohet më shumë për politikën e saj të brendshme sesa për premtimet që u ka bërë qeverive të tyre. A do të ishte e habitshme nëse qytetarët në të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor bëhen akoma më cinikë në lidhje me premtimet europiane?” përfundon ai.

Etiketa: Angela MerkelautostradBallkanBashkimi EuropianBEBeogradBosnjaBosnjeBrexitBrukselEmmanuel MacronErdoganGjermaniGjermaniaKandidateKosovaKosovëKosovë-SerbiLuftaMacronMaqedoniaMaqedonia e VeriutmarrëveshjeMerkelPagatParaPartia DemokratikepasojarajonReformaRexhep Tajip ErdoganSerbiSHShqipëriShqipëriasondazhTurqiaVendimizhdukjeZoran Zaev
Tjetri
Italia kërkon të mbajë në tryezë zgjerimin e BE-së në Ballkan

Italia kërkon të mbajë në tryezë zgjerimin e BE-së në Ballkan

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.