AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Mjedisi

Ringjallen shpresat për rijetëzimin e lulishtes te Mauzoleu i Dëshmorëve në Durrës

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
7 years më parë
në Mjedisi, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mauzoleu i Dëshmorëve në Durrës | Foto : Gëzim Kabashi

Dështimi i projektit për ndërtimin e sheshit “Drejtësia” ka rikthyer shpresat e banorëve të qytetit për ruajtjen e lulishtes para Mauzoleut të Dëshmorëve në Durrës; ndërkohë arkeologët propozojnë që zona të kthehet në një park arkeologjik.

Lulishjta përpara Mauzoleut të Dëshmorëve në Durrës | Foto : Gëzim Kabashi

Thuajse dy vjet më parë Bashkia e Durrësit hoqi dorë nga një projekt ambicioz që parashikonte bashkëjetesën e Mauzoleut ku prehen të rënët e Luftës, me dy godina të reja për institucionet vendore të drejtësisë, që do të ndërtoheshin në lulishten para varrezave të dëshmorëve.

Ndërkohë në fillim të këtij viti u ndërprenë edhe punimet për rivitalizimin e sheshit në hyrje të tij, duke ringjallur shpresat te banorëve të zonës së lulishtja nuk do të betonizohet nga projektet publike.

“Ky është një patkua i gjelbëruar, që mbetet mushkëria e fundit masive për Durrësin,” shprehet profesor Enver Isufi, ekspert i bujqësisë.

Projekti i bashkisë për të ndërtuar dy ndërtesa publike në lulishten përpara Mauzoleut të Dëshmorëve, hasi kundërshti të shumta nga arkeologët vendas dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore, për shkak të zbulimeve arkeologjikë në këtë zonë.

“Së bashku me kolegët italianë, falë aparaturave të gjeofizikës, kemi identifikuar një banesë shumë të madhe, pjesërisht nën lulishte e pjesërisht nën trotuar dhe nën rrugë,” tha arkeologu Eduard Shehi, sipas të cilit gjetjet që i përkasin periudhave të ndryshme janë tregues i potencialit të lartë arkeologjik të zonës së Mauzoleut.

Arkeologët kanë hedhur prej kohësh idenë e një parku të vogël arkeologjik, që mund të rrethohet nga kurora shkurresh dhe pemësh, por pa dëmtuar destinacionin kryesor të sipërfaqes si lulishte.

“Tashmë bashkisë i është vënë në dispozicion dokumentacioni për zonat ku duhen kryer sondazhet,” shtoi profesor Shehi.

Mauzoleu i Dëshmorëve në Durrës | Foto : Gëzim Kabashi

Në të shkuarën Mauzoleu popullohej gjatë vitit vetëm në ditët e përkujtimit zyrtar të Dëshmorëve të Luftës, më 5 maj dhe më 28 e 29 nëntor. Kjo ndryshoi në fillim të viteve 2000, kur mungesa e mjediseve në bibliotekën e qytetit, si dhe insistimi i Fondacionit Buzëqeshja e Fëmijëve i shtyu institucionet endore të japin leje për krijimin e një biblioteke në katin e sipërm të godinës.

E ashtuquajtura biblioteka britanike – me libra në gjuhën angleze dhe ajo e fëmijëve e shtuan numrin e vizitorëve të vegjël dhe të rinj në lulishte, por sidoqoftë ajo mbeti thjesht një vendkalimi ku mungojnë elementët e pushimit dhe argëtimit. Bashkia e Durrësit kohët e fundit lejoi edhe shfrytëzimin e një magazine të vjetër të kthyer në një qendër rinore trajnimesh.

Mauzoleu është pjesë e disa guidave turistike të qytetit, falë veçorive që paraqet kompleksi ku bashkë me godinën në formë harku përfshihen edhe shkallaret dhe lulishtja. Duke vlerësuar projektin e Kristo Sotirit, i cili filloi edhe zbatimin e tij në vitin 1949, doc. Koço Miho shkruan në librin e tij kushtuar arkitektit durrsak, se “varrezat e dëshmorëve të vendit, kudo që janë ndërtuar ndër ne, eshtrat e të rënëve i ruajnë në thellësi të tokës, ndërsa Mauzoleu i Durrësit, me idenë e harkut të kurbuar, si metaforë arkitektonike të nënës së dhembshur që me dy krahët e saj, shtrëngon në gjirin e vet bijat dhe bijtë dëshmorë”.

Autori i librit nënvijëzon se lulishtja është mbjellë me bimë subtropikale, gjithnjë të gjelbërta si dhe me shkurre dekorative shumëngjyrëshe. Ndërkaq rruga hyrëse e Durrësit që nis te Ura e Dajlanit përfundon pikërisht në harkun e Mauzoleut.

Shkrimtari 91-vjeçar Gjergj Vlashi kujton se vetëm pak metra pas godinës së mauzoleut ndodhen rrënojat e burgut komunist ku në vitet 1945 – 1955  vuajtën deri në sakrificën sublime, intelektualë të shquar shqiptarë si Vinçens Prendushi, Mustafa Varoshi, Arshi Pipa, Preng Kaçinari, etj.

“Edhe rrënojat mund të bëhen pjesë e kompleksit memorial,” tha Vlashi. “Kontributi i tyre meriton të përkujtohet njëlloj si ai i dëshmorëve të rënë në luftë,” shtoi ai.

Heqja dorë nga projekti i godinave për sistemin e drejtësisë, e ka risjellë në vëmendjen e artistëve Mauzoleun e Dëshmorëve. Skulptori Idriz Balani ka propozuar vendosjen e dy memorialeve të punuar në bronx nga autorët Qazim Kërtusha dhe Dhimitër Harallambi. Sipas Balanit dy reliefet që janë hequr nga vendet ku ishin instaluar vite më parë, mund të qëndrojnë shumë mirë në mjedisin e lulishtes së Mauzoleut.

Lulishtja e Mauzoleut është një nga hapësirat e fundit publike të gjelbëruara në qytetin e Durrësit dhe vazhdon të jetë popullore me banorët e zonës.

“Shkoj me mbesat e vogla, pasi është i vetmi vend ku nuk duhet të paguash për tu ulur,” shprehet Nafije Cenko, e cila shton se pasditeve gjen edhe burra e gra pensionistë.

Mauzoleu i Dëshmorëve në Durrës | Foto : Gëzim Kabashi

Megjithë kujdesin e punonjësve, sipas Cenkos “lulishtja dhe pemët po plaken”, ndërsa mungojnë krejtësisht stolat, një çezmë publike apo lodrat zbavitëse për fëmijët”.

Me hapjen e mundësisë e ruajtjes së lulishtes së Mauzoleut, banorët e lagjeve ngjitur shpresojnë që Bashkia do të pastrojë nga kioskat e lokalet edhe dy lulishtet përballë saj, të cilat dikur shërbenin si hapësira të gjelbra rekreative.

Adem Sharko, një nga banorët e moshuar tregon se deri para 7-8 vjetësh ai pushonte në një nga dy lulishtet kuadratike që ndodhen në të dy krahët e bulevardit “Dëshmorët”, përballë mauzoleut.

“Po tani që të ulesh aty, duhet të kesh para për të paguar kafenë,” nënvijëzon i mërzitur pensionisti, duke treguar me dorë kafenetë, që kanë bllokuar plotësisht gjelbërimin e dikurshëm me karrige, tavolina dhe tenda.

Etiketa: arkeologArshi PipaBanorëBashkiaBashkia e DurrësitDhimitër HarallambiDrejtësiaDurrësEduard ShehigraIdriz BalaniKESHMustafa VAroshiParaQazim KërtushaSHURAUra e Dajlanit
Tjetri
Dyshimet për pasuri të fshehura dhe dosjet e aksidenteve në Bulqizë rrezikojnë Trocin

KPA konfirmon shkarkimin e prokurorit Ramadan Troci

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.