AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Rezoluta e propozuar e Parlamentit Europian mbështet zgjerimin në Ballkan

Aleksandar BrezarngaAleksandar Brezar
7 years më parë
në Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Parlamenti Europian në Strasburg. Foto: David Iliff

Të Gjelbërit/EFA në Parlamentin Europian paraqitën një rezolutë e cila kritikon presidentin francez Emmanuel Macron për refuzimin e fillimit të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Parlamenti Europian në Strasburg. Foto: David Iliff

Eurodeputetët nga grupi i Gjelbërve/EFA në Parlamentin Europian të mërkurën paraqitën një mocion për një rezolutë që dënon Francën për veton për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë samitit të Këshillit Europian javën e kaluar.

Edhe pse si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria morën mbështetje për përpjekjen e tyre për të filluar negociatat nga një numër vendesh përpara takimit të Këshillit Europian, në samit, presidenti francez Emmanuel Macron bllokoi procesin, duke thënë se BE-ja ka nevojë për reforma para çdo zgjerimi të mëtejshëm.

Rezoluta e propozuar e Gjelbërve, e cila duhet të kalojë një votim të enjten në seancën plenare të Parlamentit Europian pas një debati të mërkurën, shpreh keqardhjen e saj për vendimin e Këshillit Europian dhe thekson se “duke mos arritur të përmbushë premtimet dhe angazhimet e saj ndaj të dy këtyre vendeve, BE-ja rrezikon të humbasë kredibilitetin” në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ajo thotë se procesi i zgjerimit “duhet të udhëhiqet nga kritere objektive, dhe jo nga politika të brendshme ose polemika bilaterale” në vendet anëtare të BE-së.

Rezoluta e propozuar gjithashtu i bën thirrje Këshillit Europian që “të marrë përsipër përgjegjësinë e tij dhe të gjejë një kompromis konkret” në takimin e tij të ardhshëm në dhjetor.

Këshilli Europian deklaroi javën e kaluar se ai ka sugjeruar rishikimin e temës së zgjerimit jo më shpejt sesa maji 2020 në Samitin BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet në Zagreb.

Me strategjinë e re për zgjerimin të Ursula von der Leyen, e cila nuk pritet para marsit 2020, dhe me zgjedhjet presidenciale të Francës që priten të mbahen pas tre vjetësh, ekspertët nuk besojnë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të hapin realisht kapitujt e tyre të parë në procesin e negociatave të anëtarësimit përpara vitit 2022.

Nëse miratohet, rezoluta e të Gjelbërve/EFA mund të shihet një sinjal për të dy vendet, por edhe për pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, që procesi i zgjerimit të bllokut nuk është plotësisht i vdekur.

Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave me Shqipërinë në vitin 2016, ndërsa Maqedonia e Veriut mori të njëjtin miratim në vitin 2009.

Që atëherë, Maqedonia e Veriut ka zgjidhur pengesën e fundit në rrugën e saj europiane duke i dhënë fund mosmarrëveshjes së saj të gjatë me Greqinë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës në vitin 2018 dhe duke ndryshuar zyrtarisht emrin e saj.

Rezoluta e të Gjelbërve/EFA thuhet se mbështetet nga një numër i madh grupesh politike në Parlamentin Europian.

Etiketa: BallkanBEEmmanuel MacronKomisioni EuropianMacronMaqedoniaMaqedonia e VeriutmbështetjeParaParlamenti EuropianReformaRezolutasamitSHshqipShqipëriaStrasburgUrsula von der LeyenvotimZagrebZgjedhjet
Tjetri
Katër shqiptarë arrestohen në Spanjë me 2 ton marijuanë [Video]

Katër shqiptarë arrestohen në Spanjë me 2 ton marijuanë [Video]

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.