AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Shkencëtarët studiojnë Vjosën për të restauruar lumenjtë në Europë

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
7 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shkencëtarët nga vende të ndryshme bashkohen për të hapur një qendër kërkimore në lumin Vjosë | Foto: Fjori Sinoruka

Një grup shkencëtarësh nga vende të ndryshme, studentësh dhe përfaqësuesish të shoqërisë civile prezantuan në fundjavë në Tepelenë idenë e një qendre shkencore për lumenjtë – një përpjekje për të ndaluar ngritjen e digave në lumin Vjosë.

Shkencëtarët nga vende të ndryshme bashkohen për të hapur një qendër kërkimore në lumin Vjosë | Foto: Fjori Sinoruka

Në përpjekje për të shpëtuar lumin e fundit të egër në Europë dhe për t’i bërë njerëzit të kuptojnë rëndësinë e ruajtjes së tij të pa prekur, shkencëtarë nga vende të ndryshme të botës u mblodhën në Tepelenë në brigjet e Vjosës fundjavën që shkoi – aty ku pritet të ngrihet në nëntor një qendër shkencore për lumejtë e egër.

“Qendra do të jetë shumë e rëndësishme dhe do të shërbejë si vend takimi për shkencëtarë nga vende të ndryshme, kolegët nga Franca janë shumë të interesuar për të punuar në Vjosë, po ashtu dhe kolegët nga Austria, nga Gjermania së bashku me kolegët shqiptarë”, tha Fritz Schiemer, profesor i Departamentit të Limnologjisë dhe Oqeanologjisë në Universitetin e Vjenës për Birn.

Me moton “Shkencëtarët për Vjosën”, studiuesit nga Austria, Gjermania, Franca, Japonia, Shqipëria dhe vende të tjera lundruan me rafting nga Anë Vjosa në Poçem deri në Kalivaç, duke e përshkruar rreth 20 kilometra për gati 5 orë me qëllim për të parë nga afër lumin dhe promovuar idenë e qendrës studimore.

Aktiviteti në Vjosë u iniciuar nga organizata Eco Albania dhe ishte vijim i “Simpoziumit ndërkombëtar shkencor për lumenjtë e egër (IWRS 2019)”, i cili po ashtu kishte për qëllim shikimin e mundësive për mbrojtjen e lumenjve të fundit të egër në botë, i cili u zhvillua më 18 tetor në Tiranë.

Simpoziumi, një bashkëpunim i Universitetit të Tiranës dhe atij të Vjenës, u organizua nga profesor Schiemer dhe profesori i Fakultetit të Shkencave të Natyrës Aleko Miho dhe doli me një deklaratë në të cilën ndër të tjera i kërkohet qeverisë shqiptare të mbrojë lumin e Vjosës dhe të zbatojë standardet ndërkombëtare për menaxhimin e lumejve.

Simpoziumi dhe aktiviteti në Vjosë janë vijim i përpjekjeve të shkencëtarëve dhe organizatave për mbrojtjen e mjedisit, për të ndaluar planet e qeverisë për të ngritur diga në lumin e Vjosës dhe për një menaxhim më të mirë të lumejve të tjerë në të vendit.

Prej mesit të viteve 2000 qeveritë në Shqipëri kanë miratuar qindra koncesione dhe mbi 500 leje për ndërtime HEC-sh, një pjesë e të cilëve prekin zona të mbrojtura dhe janë kundërshtuar nga banorët e organizatat e mjedisit për shkatërrim të ekosistemit.

Qendra kërkimore studimore që do të ngrihet në Tepelenë buzë lumit në nëntor, do të shërbejë si laborator dhe konsiderohet si produkti më i rëndësishëm i takimit mes shkencëtarëve nga një sërë vendesh këtë tetorë.

Sipas Profesorit Schiemer qëllim i hapjes së kësaj qendre do të jetë krijimi i një rrjeti shkencëtarësh nga e gjithë bota për të ruajtur dhe për të studiuar ato çka ai i quan “lumenj ikonikë”.

Vjosa konsiderohet e tillë për shkak se sipas studiuesve është në shumicën e rrjedhës së saj e paprekur nga digat dhe paraqet atë çka shumë lumenj në botë kanë qenë gjatë shekujve të kaluar. Ideja e hapjes së qendrës kërkimore në Vjosë bëhet sipas organizatorëve për të pasur një referencë studimore konkrete për këtë lum.

“Ne kemi pasur si këta lumenj natyrorë në të kaluarën në Japoni, por për shkak të ndërtimit të digave rreth 100 vjet më parë, nuk i kemi më,” tha profesori japonez Futoshi Nakamura për BIRN.

Ai tregoi se shumica e lumenjve japonezë është zvogëluar për shkak të ndërhyrjeve. “U impresionova shumë kur pashë shtratin e lumit Vjosa i cili ishte gjerësisht i përhapur. Është shumë e vështirë të gjesh lumenj të tillë sot në Japoni,” shtoi Nakamura.

Të njëjtat përshtypjen ndanë dhe studiuesit e tjerë të pranishëm, të cilët përsëritën apelin për të ruajtur të paprekur lumin.

“Do ishte një humbje e trashëgimisë sepse dhe në vendin tuaj nuk keni lumenj kaq të mirë sa Vjosa, nuk keni shumë si ata, janë unikë dhe për vendin këtu”, tha profesor Schiemer.

Shkencëtarët thonë se Vjosa do të shërbejë si objekt studimi.  Sipas profesor Aleko Miho, hapja e një qendre kërkimore pranë Vjosës do t`i krijonte mundësinë studiuesve nëpërmjet laboratorit që t`i kryenin studimet në mënyrë të drejtpërdrejtë në terren.

“Ka shumë çështje që një laborator në terren mund të t’i lehtësojë për t`i parë drejtpërsëdrejti, materiale të freskët, pa shkuar në Tiranë osë një që vjen nga jashtë e ka më kollaj këtu sesa të marrë kampione këtu dhe të shkojë në Vjenë,” tha  Miho.

Por profesori këmbëngul se qëlimi kryesor i gjithë kësaj përpjekje është mbrojtja e lumit. “Kjo është në funksion të asaj që ne këmbëngulim për ta shpallur zonë të mbrojtur Vjosën në kundërshtim me programet e qeverisë për digat”, tha Miho.

Sipas tij qendra kërkimore shkencore do të shërbejë për studime hidrologjike, sedimentologjike, biologjike, të biodiversitetit, të florës dhe të faunës.

Profesor Gilles Pinay, nga Instituti Kombëtar i Kërkimeve për Shkencën dhe Teknologjinë e Mjedisit dhe Agrikulturës në Antony, Francë, shpreson se kërkimet që mund të zhvillohen në Vjosë mund të përdoren për të restauruar lumej të tjerë në Europë.

“Njohuritë e fituara këtu do të përdoren për qëllime restaurimi në lumej të tjerë të cilët janë shkatërruar. Jo vetëm si referencë, por si mjet për të kuptuar se si mund t’i çlirojmë rrjedhat (e lumejve)”, tha Pinay.

Pinay po ashtu theksoi se shpresonte që ndërtimi i qendrës dhe kthimi i Vjosës në një referencë do të bënte të vështirë “prekjen e saj.” Ai këmbënguli në nevojën për t’i dhënë mundësi banorëve për të përfituar nga lumi pa e cënuar atë.

Shkencëtarët nënvizuan ndër të tjera edhe rreziqet që do të vinin nga ndërtimi i digave, përfshi erozionin dhe dëmtimin e bregdetit për shkak se digat do të pengonin derdhjen e sendimenteve në to.

“Ju keni një vijë bregdetare të bukur, por nëse ndalohet derdhja e sendimenteve nga lumejtë ajo do të dëmtohet nga deti. Kjo nuk është ajo që ju doni,” përfundoi Pinay.

Etiketa: Aleko MihoAustriaBanorëBIRNdigaEco AlbaniaFrancaFritz SchiemerGjermaniaHECJaponiJaponiaLumiMbrojtjaMjedisitRestaurimiSHShpresONshqipShqipëriShqipëriashqiptarestudentTiranëVjenëVjosa
Tjetri
“Tepër vonë” për të ndalur katastrofën demografike të Serbisë

“Tepër vonë” për të ndalur katastrofën demografike të Serbisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.