AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Në pritjet të ekspertizës, gjykata lë në burg për 40 ditë të dyshuarin për vrasje

Anila DushingaAnila Dushi
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Furgon i policisë në hyrje të Gjykatës së Shkodrës. Foto:Anila Dushi

Gjykata e Shkallës së Parë  Shkodër dha masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 40 ditë për të  dyshuarin për vrasjen e Lazër Arrës. I arrestuari mohoi akuzat.

Furgon i policisë në hyrje të Gjykatës së Shkodrës. Foto:Anila Dushi

Gjykata e Shkallës së Parë  Shkodër dha masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 40 ditë për  Marash Arrën, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Lazër Arra. Masa e sigurisë me afat 40 ditë u kërkua nga prokuroria e cila tha se priste aktet e ekspertimit për rrobat dhe prova të tjera plotësuese. Në sallën e gjyqit i dyshuari ka mohuar akuzat për vrasje.

Prokurorja e çështjes Esmeralda Ndoci kërkoi të enjten masë sigurie, “arrest me burg” me afat 40 ditor për të pritur aktet e ekspertimit për rrobat e autorit të dyshuar dhe prova të tjera plotësuese që nuk kanë përfunduar ende. Në sallën e gjyqit prokurorja e çështjes ka paraqitur vetëm disa indicie duke qenë se pak minuta para vrasjes i dyshuari dhe viktima kanë qenë sëbashku dhe janë administruar bisedat telefonike të disa personave.

Vetë i dyshuari si autor i vrasjes ka deklaruar përpara gjykatës së nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e kushëririt të tij dhe ka mohuar çdo akuzë të ngritur nga policia dhe prokuroria. I dyshuari tha para gjykatës se nuk kishte qenë me viktimën në momentin e vrasjes, pasi ishte ndarë prej tij disa minuta më herët. Ai tha se ata po udhëtonin bashkë për të dërguar në Shkodër prodhimet e dimrit, por se ishin ndarë në rrugë pasi ai kishte nxituar që të ndalonte furgonin. Ai tha se kishte qenë në rrugën kryesore kur ka dëgjuar të shtënat dhe kur është kthyer ka gjetur kushuririn e tij të vrarë. “Krismat nuk më bënë shumë përshtypje sepse ndodh shpesh atje që të ketë krisma, por u shqetësova nga vonesa”, tregoi i arrestuari para gjykatës. Ai tha se nuk kishte qëlluar mbi kushuririn dhe nuk e dinte kush mund ta kishte bërë, pasi në rrugë nuk kishte parë asnjë njeri.

Pasi dëgjoi palët gjyqtarja Ermira Dedja vendosi “arrest me burg” me afat 40 ditë për të pritur aktet e ekspertimit për rrobat dhe prova të tjera plotësuese.  Lazër Arra u vra rreth orës 10:00 të 21 tetorit në fshatin Palaj të njësisë Shosh në Dukagjin.

Etiketa: Anila DushiArrestArrest me burgBurgDukagjinErmira DedjaEsmeralda NdociGjykataGjykatëGjykatësMASMasaParaPoliciaProkuroriaShkodërShoshviktimavrasje
Tjetri
Lidhjet nepotike pas tenderit të kaldajës që helmoi 60 fëmijë

Helmohen 14 gjimnazistë në Bulqizë, një nxënëse në gjendje të rëndë në Tiranë

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.