AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Grabitja e tokave në bregdet lë në qeli nëntë ish-zyrtarë dhe përfitues në Durrës

Geri EmiringaGeri Emiri
7 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Korrupsioni, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Të akuzuarit e tjetërsimit të tokave në fshatin Bizë në afërsi të Kepit të Rodonit gjatë masës së sigurisë në Gjykatën e Durrësit. Foto: Geri Emiri.

Pas arrestimeve masive për tjetërsimin e 68 mijë metrave katrorë tokë në afërsi të Kepit të Rodonit, Gjykata e Durrësit la në burg 9 ish-zyrtarë, ndërsa lehtësoi masat e sigurisë për tetë të akuzuarit e tjerë që pretenduan se ishin në moshë të thyer dhe kishin probleme shëndetësore.

Të akuzuarit e tjetërsimit të tokave në fshatin Bizë në afërsi të Kepit të Rodonit gjatë masës së sigurisë në Gjykatën e Durrësit. Foto: Geri Emiri.

Gjykata e Durrësit vendosi të dielën të lërë në burg nëntë nga 17 ish-zyrtarët dhe përfituesit e arrestuar, të cilët akuzohen se kanë marrë pjesë në procedurat e tjetërsimit të 68 mijë metrave katrorë tokë në bregdetin në afërsi të Kepit të Rodonit. Pesë prej të akuzuarve u lanë në masën e arrestit shtëpiak, ndërsa 3 të tjerë u liruan nga qelia me masën e “detyrimit për paraqitje”.

Në seancën që zgjati mbi pesë orë, të arrestuarit u përballën me akuzat e falsifikimit, përvetësimit të parave që rrjedhin nga vepra penale si dhe me shpërdorim detyre. Gjykata përfaqësohej nga gjyqtari Petraq Curri, ndërkohë që akuza u mbrojt nga prokurori Afrim Shehu.

“Për 4 persona kërkova unë të ndryshohej masa e sigurisë, sepse ishin me moshë 69 deri në 76 vjeç dhe Kodi i Procedurës Penale saktëson që për personat mbi 70 vjeç nuk caktohet masë sigurie arrest me burg,” tha pas seancës për BIRN prokurori Afrim Shehu.

“Malvina Deçka pretendoi se ishe shtatzënë dhe gjykata e ndryshoi masën, megjithëse unë kërkova afat me qëllim që ta verifikonte mjeku,” shtoi prokurori, duke shpjeguar se edhe 3 të akuzuar të tjerë pretenduan probleme shëndetësore para gjykatës.

Gjatë zhvillimit të seancës për masat e sigurisë, godina e Gjykatës së Durrësit u rrethua nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe njësia “Shqiponja” e Policisë së Shtetit. Të afërmit që ndodheshin në ambientet e jashtme dhe avokatët e të dyshuarve nuk pranuan të komentonin akuzat për BIRN.

Ish-drejtuesi i Hipotekës së Durrësit, Ardian Iljazaj u la në qeli, ndërsa paraardhësi i tij në të njëjtën detyrë, Adrian Kona u la në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi pretendoi për probleme shëndetësore dhe një ndërhyrje që kishte realizuar në zemër. Gjykata vendosi të linte në “arrest me burg” edhe ish-kryetarin e komunës së Ishmit, Sulejman Ibrahimi.

Gjykata caktoi masën e arrestit me burg edhe për shtetasit Bledar Zerba, Renaldo Pastërma, Delis Kapxhiu, Mikel Zaho, Luigj Bushaj, Gjon Proja dhe Albert Doda.

Ndërsa në “arrest shtëpie” u lanë Rovin Zeqja, Lekë Ndoj, Enver Shima, Latif Mullahi dhe Adrian Kona. Me “detyrim paraqitje” mbetën Edlira Nova, Gjergj Bushaj dhe Malvina Deçka.

BIRN kontaktoi Policinë e Durrësit nëse ishin ndaluar 3 personat e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Rodon” zhvilluar të premten, por nuk u konfirmua ndonjë ndalim i mundshëm.

Prokurori i çështjes, Afrim Shehu sqaroi më herët për BIRN se hetimi lidhej me falsifikimin e 7 praktikave të regjistrimit të tokës së ndodhur në fshatin Bizë, në afërsi të Kepit të Rodonit me një sipërfaqe totale prej 68 mijë metrash katrorë.

Hetimi nisi në mars 2019, pas një kallëzimi të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë, ndërkohë që procedimit penal iu bashkangjitën edhe kallëzime të tjera për falsifikime tokash, të bëra më parë në Prokurorinë e Durrësit.

Sipas kërkesës që Prokuroria dorëzoi në Gjykatën e Durrësit për masat e sigurisë, për zbardhjen e falsifikimeve u aplikuan edhe hetime proaktive përmes përgjimeve telefonike të specialistëve pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfituesve dhe poseduesve të pasurive të patundshme.

Prokuroria pretendon se ish-zyrtarët e hipotekës së Durrësit dhe përfituesit janë përfshirë në një sërë veprimesh për tjetërsimin e 7 parcelave të tokës shtetërore në fshatin Bizë të Ishmit, duke e kaluar fillimisht tokën në emër të banorëve të zonës dhe më pas, përmes kontratave të ndarjes apo shkëmbimit e kanë regjistruar atë në kundërshtim me ligjin në emër të përfituesve fundorë.

Skema të ngjashme falsifikimi janë përdorur më parë në tokat bregdetare të Vlorës, të Kavajës dhe të Shëngjinit.

Lexo më shumë:

  • Nga shteti te pushtetarët: Skema e grabitjes së 36 ha tokë në bregdetin e Kavajës
  • Hetimet zbulojnë skemën e tjetërsimit të pyjeve në Razmë
  • Vendimet e falsifikuara e bënë varrmihësin vlonjat pronar të Karaburunit
  • Amnezi dhe falsifikime: Skema e tjetërsimit të pronave në Shëngjin

 

Arrest me burg

Ardian Iljazaj, ish-drejtor i Hipotekës së Durrësit

Sulejman Ibrahimi, ish-kryetar i Komunës Ishëm

Bledar Zerba

Renaldo Pastërma

Delis Kapxhiu

Mikel Zaho

Luigj Bushaj

Gjon Proja

Albert Doda

Arrest shtëpie

Adrian Kona, ish-drejtues i Hipotekës Durrës

Rovin Zeqja

Lekë Ndoj

Enver Shima

Latif Mullahi

Detyrim paraqitje

Edlira Nova

Gjergj Bushaj

Malvina Deçka

Etiketa: Afrim ShehuAkuzaAlbert DodaArrestArrest me burgarrest shtëpieBanorëBIRNbregdetBurgdetyrimDurrësGeri EmiriGjykataGjykata e DurrësitGjykatëGjykatësGrabitja e tokavehetimeHetimetIshëmKaraburunitKodi i Procedurës PenalekryetarMASMasaMikel ZahondalimParaProkuroriProkuroriaSHShëngjinShpërdorim detyreShqiponjaVendimetVlorë
Tjetri
Qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës “po dëmton serbët e Kosovës”

Qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës “po dëmton serbët e Kosovës”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.