AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Botaniku shkon në gjyq, qeveria dhe bashkia rrëzohen në seancën e parë

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Studentë dhe pedagogë para Gjykatës Administrative të Apelit duke protestuar në mbrojtje të Kopshtit Botanik. Foto: Vladimir Karaj.

Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi pretendimet e qeverisë dhe të bashkisë së Tiranës për legjitimitetin e padisë, duke kaluar çështjen në gjykim. Një trupë prej 5 gjyqtarësh do të vendosë mbi kompetencën lëndore.

Studentë dhe pedagogë para Gjykatës Administrative të Apelit duke protestuar në mbrojtje të Kopshtit Botanik. Foto: Vladimir Karaj.

Përfaqësuesit ligjorë të Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë së Tiranës dështuan të provonin para Gjykatës Administrative të Apelit të martën se padia e firmosur nga rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni nuk ishte legjitime.

Gjyqtarja Blerona Hasa që drejtoi seancën përgatitore për padinë e Universitetit të Tiranës kundër vendimit të qeverisë së 17 korrikut 2019 për të trasferuar pronësinë e Kopshtit Botanik nga universiteti te Bashkia e Tiranës, la të kuptohej përmes pyetjeve se çështja prekte funksionet akademike të Kopshtit Botanik dhe se kjo legjitimonte rektorin në padi. Nëse pranohej pretendimi i qeverisë dhe bashkisë, padia do të rrëzohej formalisht gjë që do të bllokonte përpjekjet ligjore të UT për të kthyer pas trasferimin e pronësisë.

Jashtë seancës, dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës vlerësoi gjyqtaren, duke thënë se ajo meritonte një “bravo të madhe” për vendimin që mundëson trajtimin në themel të çështjes dhe që njeh ligjshmërinë formale të padisë.

Universiteti i Tiranës pretendon se VKM-ja që trasferon Botanikun nën administrimin e Bashkisë së Tiranës është në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe cënon autonominë e univesitetit. Vendimi i qeverisë kundërshtohet po ashtu nga profesorati dhe studentë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, profesorë të të cilit kanë themeluar dhe më pas mbajtur kopshtin që prej krijimit të tij. Dhjetra studentë e pedagogë ishin mbledhur para dyerve të gjykatës për të kundështuar vendimin e qeverisë.

Lexo edhe:

Fakulteti i Shkencave të Natyrës ngre kambana alarmi për Kopshtin Botanik

Beteja për Botanikun: pedagogë dhe studiues kundër ‘shpronësimit’ nga Bashkia

Një seancë e mëparshme për këtë çështje dështoi për shkak se përfaqësuesit e qeverisë nuk u paraqitën me dokumentacion të rregullt përfaqësimi. Ndërkohë, gjatë seancës që zgjati gati 45 minuta Hasa kërkoi prej palëve argumente për pretendimin e të paditurve se padia duhej të ishte firmosur nga administratori i UT dhe jo nga rektori.

Përfaqësuesit e UT thanë se rektori ishte autoriteti më i lartë i universitetit e për pasojë i legjitimuar për të vepruar në emër të tij. Ndërkohë, Avokatura e Shtetit që përfaqësonte në seancë Këshillin e Ministrave, pretendoi se duke qenë padi administrative, tagri i përfaqësimit i takonte administratorit të UT-së.

Gjyqtarja Hasa përmes një sërë pyetjesh këmbëguli të dëgjonte nga të paditurit se pse rektori i UT nuk legjitimohej, cilat ishin funksionet e Kopshtit Botanik, a kishte Kopshti Botanik funksione akademike dhe a prekeshin këto nga VKM-ja në fjalë.

Fillimisht Avokatura e Shtetit dhe më pas përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit pretenduan se çështja ishte administrative dhe Ligji për Arsimin e Lartë dhe Statuti i UT parashikonin administratorin si përfaqësues.

Të paditurit pretenduan se rektori përfaqësonte Universitetin e Tiranës vetëm për çështje “akademike dhe protokollare”.  Hasa kërkoi shpjegim ligjor se pse çështja ishte vetëm administrative, përpos faktit që ajo ishte paraqitur në gjykatë administrative, ndërsa u kërkoi të paditurve të përmendnin funksionet e Kopshtit Botanik.

Përfaqësuesit ligjorë të tre intitucioneve pranuan para gjyqtares, pas disa pyetjeve, se funksionet e kopshtit ishin “edukative dhe shkencore”. Hasa vuri në dukje se këto funksione ishin akademike, për të cilat përgjigjej rektori. “Pra ka karakter akademik?!”, pyeti gjyqtarja në ndërhyrjet gjatë fjalës së përfaqësuesve të të paditurve. Ajo po ashtu vuri në dukje se i vetmi argument i të paditurve pse çështja ishte ‘administrative’, ishte fakti që padia ishte dorëzuar në Gjykatën Administrative.

Përfaqësuesit e qeverisë dhe bashkisë vunë theksin se ndryshimi i pronësisë nuk prekte funksionet e Kopshtit Botanik, pra për rrjedhojë nuk cënonte karakterin akademik. Megjithatë, ato nuk ishin në gjendje të shpjegonin pas një sërë pyetjesh se pse ndërsa rektori legjitimohej si përfaqësues i UT në nënshkrimin e marrëveshjeve me bashkinë për përdorimin e kopshtit, por sipas tij nuk legjitimohej si përfaqësues i UT për këtë çështje në gjykatë.

Gjyqtarja vuri në dukje përmes pyetjeve se VKM-ja, derisa u kërkonte palëve të lidhin marrëveshje për përdorimit e kopshtit, prekte funksionet e tij “edukative dhe shkencore”, përkundër pretendimit të përfaqësuesve të qeverisë se padia ishte ngritur vetëm për një pjesë të VKM (trasferimin e pronësisë).

Në fund, gjyqtarja njoftoi se padia konsiderohej formalisht e ligjshme. Ndërkohë, sa i përket ankimit të dytë për kompetencën lëndore ajo bëri me dije se vendimi do merrej nga një trupë gjykese me pesë anëtarë. Gjatë seancës u bë me dije se palët e paditura kërkonin trasferimin e çështjes në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, ndërsa UT këmbëngul që ajo të shihet si akt normativ dhe të gjykohet në Gjykatën Administrative të Apelit. Po ashtu u la të vendosej në të ardhmen, në varësi të faktit se cila gjykatë do ngarkohej me zgjidhjen e çështjes edhe për pranimin si palë ndërgjyqësuese të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Etiketa: AdministrativeakademikeAvokatura e ShtetitBashkiaBlerona HasaBotanikuGjykataGjykata AdministrativeGjykata Administrative e ApelitGjykatëGjykatësgjykimGjyqgjyqtarKëshillit të MinistraveKopshti BotanikmarrëveshjembrojtjepadiParaQeveriaSHstudentTiranëUniversiteti i TiranësVendimiVKM
Tjetri
Dy psikiatër për 284 të burgosur, kërkohet mbyllja e burgut psikiatrik të Zaharisë

Dy psikiatër për 284 të burgosur, kërkohet mbyllja e burgut psikiatrik të Zaharisë

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.