AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Pse rebelohen qytetet e pasura

Jeffrey D. SachsngaJeffrey D. Sachs
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Portestat në Santiago, Kili. Foto: Wikipedia.

Duke qenë se kishin humbur kontaktin me ndjenjën publike, zyrtarët në Paris, Hong Kong dhe Santiago nuk arritën të parashikonin dot që një veprim politik në dukje modest (përkatësisht një rritje e taksës së karburantit, një projektligj ekstradimi dhe rritje të çmimeve të metrosë) do të shkaktonin një shpërthim masiv shoqëror.

Portestat në Santiago, Kili. Foto: Wikipedia.

Tre nga qytetet më të pasura të botës kanë shpërthyer në protesta dhe trazira këtë vit. Parisi është përballur me valë protestash dhe trazirash që nga nëntori i vitit 2018, menjëherë pasi presidenti francez Emmanuel Macron rriti taksat e karburantit. Hong Kongu ka qenë në trazira që nga muaji mars, pasi kreu ekzekutiv Carrie Lam propozoi një ligj për të lejuar ekstradimin në territorin kinez. Dhe Santiago shpërtheu në trazira këtë muaj pasi presidenti Sebastian Piñera urdhëroi një rritje të çmimeve të metrosë. Çdo protestë ka faktorët e saj të veçantë vendorë, por, të marra së bashku, ato tregojnë një histori më të madhe se çfarë mund të ndodhë kur një ndjenjë padrejtësie kombinohet me një perceptim të gjerë të lëvizshmërisë së ulët sociale.

Sipas metrikës tradicionale të GDP-së për frymë, të tre qytetet janë modele të suksesit ekonomik. Të ardhurat për frymë janë rreth 40,000 dollarë në Hong Kong, më shumë se 60,000 dollarë në Paris dhe rreth 18,000 dollarë në Santiago, një nga qytetet më të pasura në Amerikën Latine. Në Raportin Global të Konkurrencës 2019, të botuar nga Forumi Ekonomik Botëror, Hong Kongu renditet i treti, Franca e 15-ta dhe Kili i 33-ti (më i miri në Amerikën Latine me një diferencë të madhe).

Megjithatë, ndërsa këto vende janë mjaft të pasura dhe konkurruese sipas standardeve konvencionale, popullsia e tyre është e pakënaqur me aspektet kryesore të jetës së tyre. Sipas Raportit të Lumturisë Botërore për vitin 2019, qytetarët e Hong Kongut, Francës dhe Kilit mendojnë se jetët e tyre kanë ngecur në mënyra të rëndësishme.

Çdo vit, Gallup Poll pyet njerëzit në të gjithë botën, “Jeni të kënaqur apo të pakënaqur me lirinë tuaj për të zgjedhur çfarë të bëni me jetën tuaj?” Ndërsa Hong Kongu renditet i nënti në nivel global në GDP-në për frymë, ai renditet shumë më ulët, në vendin e 66-të, për sa i përket perceptimit të publikut për lirinë personale për të zgjedhur një drejtim për jetën e tyre. E njëjta mospërputhje është e dukshme në Francë (vendi i 25-të në GDP-në për frymë, por ajo zë vendin e 69-të në lirinë e zgjedhjes) dhe Kili (përkatësisht në vendin e 48-të dhe 98-të).

Ironikisht, si Fondacioni Heritage dhe Instituti Fraser e renditin Hong Kongun si vendin me lirinë më të madhe ekonomike në të gjithë botën, e megjithatë banorët e Hong Kongut janë të dëshpëruar përsa i takon lirisë së tyre për të zgjedhur se çfarë të bëjnë me jetët e tyre. Në të tri vendet, të rinjtë urbanë që nuk lindin të pasur dëshpërohen për mundësitë e tyre për të gjetur strehim të përballueshëm dhe një punë të mirë. Në Hong Kong, çmimet e pronave në lidhje me pagat mesatare janë ndër më të lartat në botë. Kili ka pabarazinë më të lartë të të ardhurave në OECD, klubi i vendeve me të ardhura të larta. Në Francë, fëmijët e familjeve elitare kanë avantazhe të mëdha në drejtimet që marrin në jetë.

Për shkak të çmimeve shumë të larta të shtëpive, shumica e njerëzve largohen nga zonat qendrore të biznesit dhe zakonisht varen nga automjetet personale ose transporti publik për të shkuar në punë. Kështu që pjesa më e madhe e publikut mund të jetë sidomos e ndjeshme ndaj ndryshimeve në çmimet e transportit, siç tregohet nga shpërthimi i protestave në Paris dhe Santiago.

Hong Kongu, Franca dhe Kili nuk janë të vetmit që përballen me një krizë të lëvizjes sociale dhe ankesave për pabarazi. Shtetet e Bashkuara po përjetojnë nivele të larta vetëvrasjesh dhe shenja të tjera stresi social, siç janë vrasjet masive, në një kohë pabarazie të paprecedentë dhe një kolapsi në besimin e publikut te qeveria. Shtetet e Bashkuara sigurisht që do të shohin akoma më shumë shpërthime sociale, nëse vazhdojmë me politikën dhe ekonominë si zakonisht.

Nëse dëshirojmë ta parandalojmë këtë rezultat, duhet të nxjerrim disa mësime nga tre rastet e fundit. Të tre qeveritë u rrethuan nga protestat. Pasi humbën kontaktin me ndjenjën e publikut, ata nuk arritën të parashikonin se një veprim politik në dukje modest (projektligji për ekstradimin i Hong Kongut, rritja e taksave të karburantit në Francë dhe rritja e çmimeve të metrosë në Kili) do të shkaktonin një shpërthim masiv shoqëror.

Ndoshta masat tradicionale ekonomike të mirëqenies anë plotësisht të pamjaftueshme për të matur ndjenjat e vërteta të publikut. GDP-ja për frymë mat të ardhurat mesatare të një ekonomie, por nuk thotë asgjë në lidhje me shpërndarjen e saj, perceptimin e njerëzve për drejtësi apo padrejtësi, ndjenjën e publikut për cenueshmërinë financiare, apo kushte të tjera (siç është besimi në qeveri) që rëndojnë shumë në cilësinë e përgjithshme të jetës. Dhe renditjet si Indeksi Global i Konkurrencës i Forumit Ekonomik Botëror, Indeksi i Fondacionit Heritage i Lirisë Ekonomike dhe masa e Lirisë Ekonomike Botërore e Universitetit Simon Fraser gjithashtu kapin shumë pak për sa i përket sensit subjektiv të publikut për drejtësi, liri për të bërë zgjedhje në jetë, për ndershmërinë e qeverisë dhe besueshmërinë e perceptuar të bashkëqytetarëve.

Për të mësuar në lidhje me ndjenja të tilla, është e nevojshme që publiku të pyetet drejtpërdrejt për kënaqësinë e tyre në jetë, ndjenjën e lirisë personale, besimin te qeveria dhe bashkatdhetarët dhe për dimensione të tjera të jetës shoqërore, të cilat ndikojnë shumë në cilësinë e jetës. Kjo është qasja e ndërmarrë nga sondazhet vjetore të Gallup mbi mirëqenien, të cilat unë dhe kolegët e mi i raportojmë çdo vit në Raportin Botëror të Lumturisë.

Ideja e zhvillimit të qëndrueshëm, e pasqyruar në 17 Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) e miratuar nga qeveritë e botës në vitin 2015, është të kalojmë përtej treguesve tradicional siç janë rritja e GDP-së dhe të ardhurat për frymë, në një grup objektivash shumë më të pasura, duke përfshirë drejtësinë sociale, besimin dhe qëndrueshmërinë mjedisore. SDG-të, për shembull, tërheqin vëmendje specifike jo vetëm për pabarazinë e të ardhurave (SDG 10), por edhe për masat më të gjera të mirëqenies (SDG 3).

Ajo detyron çdo shoqëri të matë pulsin e popullatës së saj dhe të marrë parasysh burimet e pakënaqësisë dhe mosbesimit shoqëror. Rritja ekonomike pa drejtësi dhe qëndrueshmëri mjedisore është një recetë për trazira, jo ​​për mirëqenie. Do të na duhet një ofrim shumë më i madh i shërbimeve publike, më shumë rishpërndarje të të ardhurave nga të pasurit te të varfrit dhe më shumë investime publike për të arritur qëndrueshmëri mjedisore. Edhe politikat në dukje më të ndjeshme, si përfundimi i subvencioneve të karburantit ose rritja e çmimeve të metrosë për të mbuluar kostot, do të çojnë në trazira masive nëse kryhen në kushtet e një besimi të ulët shoqëror, një pabarazie të lartë dhe të një ndjenje të gjerë padrejtësie.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Why Rich Cities Rebel

Etiketa: BanorëEmmanuel MacronFrancaIndeksiinvestimeKiliLigjMacronMasaMatMjaftOECDPagatProject SyndicateProjektligjProjektligjiProtestaProtestatQeveriaRritja e çmimeveRritja ekonomikeSHshpërthimShtetet e BashkuaraTaksattraziraWikipediazgjedhje
Tjetri
“Piruetat” me një kredi të butë dhe pasuria e të vëllait rrezikojnë gjyqtarin Metalla

KPA vulos shkarkimin e ish-gjyqtarit Ervin Metalla

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.