AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Kryegjyqtari i Kukësit përdor kartën e ‘anshmërisë’ për shtyrjen e vetingut

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryetari i Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu pas seancës dëgjimore të KPK-së. Foto: Edmond Hoxhaj.

Pasi u përball me akuzat për mungesën e 5.2 milionë lekëve për ndërtimin e një vile si dhe dyshimet për fshehje pasurie, kryetari i Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, duke e cilësuar atë të njëanshme.

Kryetari i Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu pas seancës dëgjimore të KPK-së. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kryetari i Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu u përball me probleme të pasurisë të premten në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por në ndjekje të shembullit të disa kolegëve të tij, ai pretendoi njëanshmëri të trupës gjykuese dhe arriti të shtyjë procesin në një kohë të pacaktuar.

Kërkesa për përjashtimin e trupës gjykuese ishte e treta në radhë për kreun e Gjykatës së Kukësit, që u shoqërua në seancë dëgjimore nga avokatja Lirime Çukaj. Më parë, ai kërkoi riçeljen e hetimit për kriteret e figurës dhe profesionalizmit si dhe kërkoi marrjen e disa dëshmive si dhe thirrjen e një eksperti të pavarur lidhur me ndërtimin e një shtëpie 3-katëshe në Kukës, e cila ishte edhe problemi kryesor i evidentuar në seancë.

Hetimi administrativ për gjyqtarin Isuf Shehu është kryer nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Xhensila Pinen. Sipas relatores, hetimi u mbyll vetëm për kriterin e pasurisë.

Në fillim të seancës, relatorja Bekteshi tha se Komisioni kishte pranuar disa prej provave të dorëzuara nga subjekti Isuf Shehu, por kishte rrëzuar si të panevojshme thirrjen e dëshmitarëve dhe të një eksperti të pavarur.

Bekteshi sqaroi se ILDKPKI kishte dalë në përfundimin se kreu i Gjykatës së Kukësit kishte kryer deklarim të pasaktë, nuk kishte burime të ligjshme si dhe kishte kryer fshehje pasurie dhe deklarim të rremë lidhur me pronën e vetme të deklaruar-një shtëpi banimi në Kukës me sipërfaqe 299.5 m2.

Sipas Bekteshit, gjyqtari kishte siguruar dy leje ndërtimi në vitin 1996 dhe 2000 për ndërtimin e shtëpisë, por si pasojë e moszbatimit të lejeve, prona është legjitimuar përmes procesit të legalizimit.

“Nga ana e ILDKPKI është konkluduar se subjekti ka fshehur vilën 3-katëshe, “tha Bekteshi, e cila shtoi më pas subjekti nuk ka dorëzuar situacion punimesh dhe fatura lidhur me investimin e kryer.

Gjyqtari ka deklaruar si burim për shtëpinë pagën e tij dhe të bashkëshortes prej vitit 1996. KPK ka konstatuar mospërputhje mes vlerës së deklaruar prej 2.2 milionë lekësh dhe vlerës prej 3.7 milionë lekësh të pasqyruar nga një akt ekspertimi i dorëzuar nga subjekti.

Sipas relatores, këto vlera investimi ishin disa herë më të vogla se përllogaritjet e ALUIZNI-t në shumën 10 milionë lekë dhe Entit Kombëtar të Banesave në vlerën 9 milionë lekë.

Analiza financiare për ndërtimin e vilës e nxorri gjyqtarin Shehu në pamundësi financiare prej 5.2 milionë lekësh.

Bekteshi tha se Shehu i ka kundërshtuar gjetjet e Komisionit duke parashtruar se Komisioni nuk duhet të bazohet në vlerën e përllogaritur nga ALUIZNI, pasi kjo kishte të bënte edhe me taksën e infrastrukturës.

“Subjekti deklaron se vlera është ajo e preventivit dhe ajo e konkluduar nga eksperti,” shtoi relatorja.

Përveç problemeve me ndërtimin e vilës, Komisioni gjeti pamundësi financiare për blerjen e një automjeti në vitin 2003 si dhe një automjeti të dytë në vitin 2011.

“Subjekti ka shpjeguar se ka pasur gjendje cash dhe ka pasur mundësi për blerjen e kësaj makine,”tha relatorja Bekteshi, e cila shtoi se provat dhe shpjegimet e gjyqtarit Shehu do të vlerësoheshin gjatë marrjes së vendimit përfundimtar.

Kohën e tij para KPK-së gjyqtari Shehu dhe avokatja e tij, Lirime Çukaj e përdorën për paraqitjen e tre kërkesave njëra pas tjetrës.

E para ishte për riçeljen e hetimeve për kriterin e profesionalizimit dhe atë të pastërtisë së figures, e dyta për pranimin si prova të deklaratave noteriale të disa shtetasve, që sipas gjyqtarit Shehu kishin dijeni për periudhën e ndërtimit të shtëpisë si edhe të marrjes së një eksperti të pavarur.

Pasi u tërhoq dy herë radhazi, trupa gjykuese vendosi të rrëzojë kërkesën e parë, kurse nga kërkesa e dytë pranoi të administrojë vetëm deklaratat noteriale.

Gjyqtari Shehu i kundërshtoi vendimet e KPK, duke e quajtur trupën gjykuese të njëanshme dhe se vendimi ishte i paracaktuar. Ai kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese.

Pas kësaj kërkese të fundit, trupa gjykuese u tërhoq dhe vendosi që të jetë një tjetër trupë  ajo që do të shqyrtojë kërkesën, ndërsa shtyu pa afat të caktuar seancën dëgjimore.

Etiketa: Analiza financiaredëshmitarëFshehje pasurieGjykata e Rrethit KukësGjykatëGjykatësgjyqtarILDKPKIIsuf ShehuKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKLeje ndërtimiParaPiSpronaSHSuela ZheguVendimetVendimi
Tjetri
Kryetarja e KPA-së ‘mendim pakice’ për Nertina Kosovën

Kryetarja e KPA-së ‘mendim pakice’ për Nertina Kosovën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.