AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, arrestohet 34-vjeçari i dyshuar

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forcat e njësisë “Shqiponja” të Policisë së Shtetit ne ambientet e spitalit rajonal të Durrësit pas atentatit. Foto: Geri Emiri.

Policia njoftoi arrestimin e Redian Rraja, i afërm i deputeti të PS Rrahman Rraja, si një prej të dyshuarve për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy personave që ndodheshin në makinë me të.

Forcat e njësisë “Shqiponja” të Policisë së Shtetit ne ambientet e spitalit rajonal të Durrësit pas atentatit. Foto: Geri Emiri.

Një nga të dyshuarit për atentatin ndaj prokuorit Arjan Ndoja dhe dy personave që ndodheshin bashkë me të në makinë, u arrestua të martën nga policia. Në një njoftim për shtyp bëhet me dije se ishte arrestuar Redian Rraja, 34 vjeç.

“Nga tërësia e provave të sekuestruara dhe bazuar në dyshimet e arsyeshme u bë ekzekutimi i urdhër-ndalimit të lëshuar nga Prokurori i Krimeve të Rënda për shtetasin R. Rr, 34 vjeç, lindur e banues në fshatin Nikël, Fushë-Krujë, i dyshuar si një nga autorët e mundshëm të plagosjes me armë të prokurorit dhe dy shtetasve të tjerë”, thuhet jnë njoftimin e policisë.

Policia pretendon se Rraja është identifikuar për shkak të provave të gjetura në vendin ne ngjarjes. Ajo bën me dije se pas gjetjes së mjetit të braktisur që dyshohet se ishte përdorur nga autorët, në të janë gjetur edhe armët e përdorura në krim. “Gjatë këqyrjes së këtij mjeti janë sekuestruar edhe prova të tjera materiale, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autorët, konkretisht: dy armë zjarri AK 47, dy maska, një sasi lënde djegëse dhe sende të tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur tre akuza për pjesëmarrësit në atentat,  “Vrasja e funksionarëve publikë”, “Vrasja kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Policia po ashtu tha se kishte kontrolluar 11 banesa në Krujë, Tiranë dhe Lushnje. “Si rezultat i këyre kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan prova materiale që dyshohet se kanë lidhje me autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim.

Rraja u arrestua si i dyshuar për atentatin e 1 nëntorit në të cilin mbeti i plagosur prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, 42 vjeç, Andi Maloku, 30 vjeç dhe një person i tretë i regjistruar si Pullumb Muharremaj me banim në Sukth, i cili në njoftimin e policisë rezulton me inicialet A.L, 46 vjeç.

Një burimi të Policisë së Shtetit tha pas atentatit, se Pullumb Muharremaj është në të vërtetë Landi Muharremaj dyshuar për përfshirje në krim të organizuar dhe pronar tokash në Gjirin e Lalzit, i cili në shtator 2016 u shpall në kërkim nga policia për rrahjen e biznesmenit libanez, Faadi Mitri në sy të bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Ndërkohë Rraja është i afërm i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja dhe ka qenë edhe më herët i proceduar penalisht dhe është denoncuar në një rast publikisht nga ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu se e kishte kërcënuar për të mbyllur hetimet ndaj djalit të deputetit, i akuzuar për dhunimin e të dashurës.

Në një prononcim për një televizion mëngjesin e të martës deputeti i PS mohoi lidhjen e afërt me të arrestuarin. Ai tha se ata ishin kushurij të tretë nga babai dhe shtoi se fajtorët për atentatin duhej të dënoheshin maksimalisht.

Nga ana tjetër prokurori Arjan Ndoja u akuzua në fillim të tetorit nga kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe se po i shërbente krimit të organizuar me urdhër-arrestin e lëshuar ndaj drejtorit të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula. Ndërkohë më herët ndoja është hetuar për pastrim parash dhe fshehje pasurie, por akuzat ndaj tij u rrëzuan nga Prokuroria.

Ndërsa në korrik 2018, emri i Ndojës u lakua sërish pas dhunës së ushtruar ndaj avokatit Ilia Ilia pas daljes së këtij të fundit nga Gjykata e Durrësit. Avokati Ilia akuzoi prokurorin Ndoja se qëndronte pas dhunës së ushtruar ndaj tij.

Etiketa: AkuzaAndi MalokuArjan NdojaArmëatentatAtentatiDhunëEdi RamaEmiljano NuhuEmriErion BraçeFaadi MitriFshehje pasurieGeri EmiriGjykataGjykata e DurrësitHetimetKrimKryeministri Edi RamaLiridon PulaLushnjeMaskaPartisë SocialistePastrim parashPoliciaProkuroriProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaPSRamaRedian RrajaRrahman RrajaSHShqiponjashtatorVrasja
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Artur Kalaja –Gjykata e Apelit Tiranë

Skeda e pasurisë së deklaruar –Artur Kalaja –Gjykata e Apelit Tiranë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.