AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Oltjon Shehu, zyrtari i parë i policisë që përballet me veting has në telashe

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit në seancën dëgjimore për subjektin Oltjon Shehu në Tiranë më 5 nëntor 2019. Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN

Shehu, i cili ka nisur karrierën në Policinë e Shtetit nga posti i drejtorit në vitin 2014 pasi ka punuar më herët në informalitet si punonjës bingoje, kamarier dhe menaxher hoteli, pati vështirësi për të justifikuar burimin e pasurisë për një shtëpi në Tiranë ndërsa vlerësimi i aftësive profesionale duket se është i pamundur pasi komisioni thotë se nuk ka arritur të gjejë asnjë shkresë të konceptuar nga ana e tij përgjatë katër viteve të mbajtjes së postit të drejtorit.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit në seancën dëgjimore për subjektin Oltjon Shehu në Tiranë më 5 nëntor 2019. Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN

Procesi i rivlerësimit kalimtar të punonjësve të policisë, i njohur si “Vetingu në Polici” nisi të martën në Tiranë ku Oltjon Shehu, ish drejtor dhe aktualisht shef zyre, dha llogari për burimet e pasurisë së tij familjare si dhe për aftësitë e tij profesionale. Shehu pati vështirësi për të justifikuar me burime të ligjshme pasurinë e tij e përbërë nga një shtëpi dy-katëshe dhe një makinë, ndërsa u justifikua para trupës gjykuese me punën në sektorin informal të ekonomisë në profesione të ndryshme si punonjës bingoje, kamarier dhe menaxher hoteli. Trupa e vlerësimit e KJV përbëhej nga Ela Kerka kryesuese, Marjeta Gjela relatore dhe Ana Kapaj, anëtare.

Në fillim të seancës dëgjimore, relatorja e çështjes, Marjeta Gjela shpjegoi se Oltjon Shehu e kishte nisur karrierën e tij në Policinë e Shtetit vitin 2014 si drejtor i Zyrës së Inspektimit të Ankesave të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ShÇBA. Ajo tha se në fillim të këtij viti, Shehu kishte kërkuar dorëheqjen dhe kishte punuar për pak kohë si specialist e më pas ishte emëruar si shef i Zyrës së Ankesave në ShÇBA. Gjela pohoi se vlerësimi i Shehut është kryer në të tri kriteret, për pasurinë, vlerësimin e figurës dhe profesionalizimin.

Nga hetimi administrativ ka rezultuar se Shehu zotëron një banesë dy-katëshe në Tiranë me sipërfaqe 161.6 m2. Si burim krijimi të kësaj pasurie ai ka deklaruar dy kredi në vlerën 500 mijë lekë dhe një 1 milionë lekë, si edhe kursime në vlerën 2.5 milionë lekë. Komisioni ka konstatuar se ndërtimi i kësaj banese ka nisur në vitin 2003 dhe është përfunduar në vitin 2008.

Relatorja Gjela tha se Shehu ka shpjeguar për Komisionin se në certifikatën e pronësisë, sipërfaqja 77 m2 përfaqëson gjurmën e ndërtesës, pasi pjesa tjetër e sipërfaqes prej 16.6 m2 i përket katit të dytë.

Komisioni ka konfirmuar dy kreditë e marra prej efektivit të policisë, Shehu, por identifikon pamundësi për nisjen e ndërtimit të banesës në vitin 2003. Sipas relatores, të ardhurat e bashkëshortes së subjektit për periudhën 2000-2003 kanë qenë rreth 280 mijë lekë. Ndërsa të Shehut kanë qenë 104 mijë lekë. Komisioni konkludon se subjekti nuk ka pasur mundësi për të krijuar kursime të mjaftueshme për të nisur ndërtimin e banesës, ashtu si ai ka pretenduar.

“Subjekti sqaroi se nuk ka dokumente ligjore për të vërtetuar të ardhurat dhe kursimet deri në vitin 2003, por ka thënë se ka punuar në informalitet tek bingo Ylli në Tiranë në vitet 1996-1997 duke pretenduar se ka siguruar rreth 2.5 milionë lekë nga të cilat ka kursyer 1 milionë”, pohoi relatorja Gjela. Ajo tha se Shehu ka deklaruar para Komisionit se ka punuar në vitet e mëvonshme edhe si kamarier në një lokal e menaxher në një hotel ku ka siguruar përkatësisht 1 milionë dhe 1.3 milionë lekë.

Pavarësisht deklarimeve e pretendimeve të punonjësit të Policisë së Shtetit Oltion Shehu, Komisioni konkludon se ai nuk ka pasur të ardhura të ligjshme për ndërtimin e shtëpisë.

Ndërkohë, nuk janë konstatuar problematika lidhur me blerjen e një autoveture tip BENZ në vitin 2015. Edhe për pastërtinë e figurës nuk ka rezultuar që ai të ketë qenë i përfshirë në aktivitete të paligjshme apo të ketë pasur kontakte të papërshtatshme me persona me lidhje me krimin e organizuar.  Sipas relatores Gjela, Shehu ka kaluar me sukses edhe testin psikologjik.

Lidhur me profesionalizimin, gjatë seancës dëgjimore u identifikua argumentimi i përdorur nga Shehu për dhënien e dorëheqjes. Sipas relatores Gjela, Shehu e kishte kërkuar dorëheqjen nga pozicioni i drejtorit duke argumentuar se nuk ishte i aftë për këtë pozicion. Tjetër problematikë që u identifikua për profesionalizimin ishte fakti se Komisioni nuk kishte konstatuar asnjë dokument të konceptuar apo të prodhuar nga Shehu gjatë ushtrimit të tij të detyrës prej vitit 2014 e në vazhdim. Gjela tha se nuk kishte pasur denoncime nga publiku ndaj tij.

Oltjon Shehu ishte i shoqëruar nga një avokat gjatë seancës dëgjimore, i cili tha se subjekti nuk kishte pasur rritje të pasurisë gjatë periudhës që ai kishte punuar në Policinë e Shtetit. Ai pretendoi se Komisioni nuk i kishte dhënë kohën e mjaftueshme Shehut për të dhënë shpjegimet dhe provat e tij duke pretenduar se duhej që ti mundësohej të paktën një e treta e periudhës katër mujore që i ishin dashur trupës së vlerësimit për të përfunduar hetimin.

Mbrojtësi i Shehut pretendoi se hetimi për pasurinë duhej të niste që prej vitit 2014, kur ai kishte nisur të punonte në Policinë e Shtetit. “Më parë ai ka punuar në sektorin privat dhe e ka mësuar vonë se nuk i ishin paguar sigurimet”, shpjegoi mbrojtësi i Shehut.

Ata ngritën pretendime dhe lidhur me saktësinë e analizës financiare dhe kërkuan caktimin e një eksperti të pavarur për rikryerjen përllogaritjeve. Trupa e vlerësimit u tërhoq dhe mori vendim të ndërmjetëm ta rrëzojë këtë kërkesë.

Lidhur me konstatimin e Komisionit për dorëheqjen e Shehut nga pozicioni i drejtorit, ai pretendoi se vlerësimi profesional duhej të kryhej i shtrirë në kohë, gjatë gjithë përvojës së tij në Policinë e Shtetit dhe jo vetëm në një moment. Ndërkohë, Shehu pohoi se argumenti i tij kishte qenë subjektiv, por se kjo nuk tregonte se eprori kishte konstatuar mangësi të qenësishme të tij, pasi do të kishte marrë masa.

Në fund të seancës dëgjimore, kryesuesja e trupës së vlerësimit, Ela Kerka e pyeti lidhur me bakshishet e përfituara kur kishte punuar në bingo Ylli. Shehu shpjegoi se fituesit shpeshherë linin bakshishe të konsiderueshme, të cilat nuk ishin personale, por ndaheshin në fund të ditës mes të gjithë punonjësve.

Ndërsa relatorja Gjela e pyeti nëse kishte konceptuar ndonjëherë ndonjë shkresë gjatë ushtrimit të detyrës, pasi Komisioni nuk kishte konstatuar diçka të tillë. Shehu tha se ai kishte qenë pjesë e grupeve të punës dhe se nuk dispononte email-et për ta provuar këtë gjë, pasi në vitin 2017 domain-i i mëparshëm ishte mbyllur. “Në pozicionin tim isha verifikues e kontrollues. Ka dokumente të klasifikuara dhe mund t’i kërkoni ShÇBA t’i deklasifikojë”, tha ai. Shehu kërkoi konfirmimin e tij në detyrë.

KJV do të shpallë vendimin më datë 8 nëntor, ora 11:00.

Në faqen zyrtare të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit në internet është bërë publike edhe lista e subjekteve për shortimin e dytë që do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit.

Procesi i vlerësimit të punonjësve të Policisë së Shtetit bazohet në Ligjin nr.12/2018, datë 5 mars 2018, i ndryshuar. Sipas ndryshimeve të kryera në vitin 2019, KJV do të kryejë vlerësimin e drejtuesve të policisë, konkretisht të pozicioneve: drejtor dhe zëvendësdrejtor i përgjithshëm; drejtor departamenti; drejtor i drejtorisë qendrore; drejtor e zëvendësdrejtor vendor dhe shef komisariati në Policinë e Shtetit. Gjithashtu, KJV do të kryejë procesin e vlerësimit edhe për drejtuesit e Gardës së Republikës, konkretisht për pozicionet: komandant e zëvendëskomandant; çdo oficer me gradë major, nënkolonel dhe kolonel në Gardën e Republikës; drejtor dhe zëvendësdrejtor i përgjithshëm, si edhe drejtor e shef sektori në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Ndërsa për gjithë pozicionet e tjera më të ulëta në Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës vlerësimi do të kryhet nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.  Sipas zëdhënëses për mediat pranë KJV, subjektet e vlerësuara që nuk do të jenë dakord me vendimin e Komisionit do të kenë të drejtë ta ankimojnë në Gjykatën Administrative. Por, ajo tha se nuk ka një autoritet që të mund të ankimojë vendimet e KJV kur ato janë në favor të subjekteve duke shtuar se këtë gjë mund ta kryenin përfaqësues të shoqërisë civile që janë pjesëmarrës në këtë proces.

Në faqen zyrtare të KJV në internet thuhet se Komisioni përbëhet nga 15 anëtarë dhe se mbështetet nga një sekretariat teknik i përbërë nga 15 anëtarë. Aty shpjegohet se 5 anëtarë të KJV kanë ardhur nga konkurrimi i hapur, 5 nga trupa pedagogjike dhe 5 janë caktuar nga ILDKPKI. KJV është i organizuar në 5 trupa vlerësimi, me nga 3 anëtarë secila.

Link: Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit

Etiketa: 1997AdministrativeAna KapajAnalizëBIRNEla KerkaGjykatëhasILDKPKIKJVkrediMarjeta GjelaMasaOltjon ShehupaktParaPiSpoliciPunëSHVendimVendimetVetingVetingu
Tjetri
Problemet me figurën dhe pasurinë, ngrenë pikëpyetje mbi prokurorin Përparim Kulluri

Kontaktet me të dënuarin në Greqi “djegin” prokurorin Përparim Kulluri

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.