AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLP kërkon hetim disiplinor ndaj prokurorit Arjan Ndoja

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbledhje e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Foto kortezi KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i kërkoi kryeprokurores Arta Marku të nisë hetim disiplinor ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, për afrinë e tij me persona me precedentë penalë dhe deklaratat për zotërimin e një zyre konsulence ligjore.

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Foto kortezi KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme të nisë hetim disiplinor ndaj prokurorit të Durrësit,  Arjan Ndoja, pas një interviste ku ky i fundit pranonte angazhimin si avokat dhe konsulent ligjor si dhe për shoqërimin e tij me persona me precedentë penalë.

Ndoja u përshi në një atentat në mbikalimin e Shkozetit në Durrës, ku mbeti i plagosur ai vetë, shoferi Andi Maloku si dhe një person tjetër i identifikuar si Aleksandër Laho- emri i vërtetë i të cilit është Landi Muharremi i dyshuar për përfshirje në krimin e organizuar.

KLP shprehet se kjo “është një ngjarje e rëndë në radhët e magjistratëve si dhe të sistemit të drejtësisë në vend”.

“Nisur nga të dhëna paraprake si dhe nga një prononcim dhëne për median A2 Neës nga prokurori Ndoja, bëhet me dije fakti që prokurori drejton prej kohësh një studio ligjore ku ofron konsulencë ligjore për çështje të ndryshme. Ky fakt, nëse do të rezultonte i vërtetë, do të përbënte shkelje disiplinore të parashikuara në nenin 103 pika a dhe ç, të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në kërkesën që kreu i KLP Genti Ibrahimi i dërgon Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

Dy shkeljet e mundshme të përmendura prej Ibrahimit përfshijnë “shoqërimi me persona që janë nën ndjekje penale” apo marrëdhëniet e biznesit me ta dhe pasjen e veprimtarive qoftë të ligjshme, por që bien në kundërshtim me statusin e magjistratit.

KLP kërkon “nisjen e një hetimi disiplinor ndaj prokurorit Arjan Ndoja, duke gjykuar nëse janë konsumuar apo jo prej tij shkeljet disiplinore të parashikuara nenin 103 pika a dhe ç, të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

KLP po ashtu i referohet dispozitave tranzitorë të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”  të cilat ngarkojnë Prokurorin e Përgjithshëm me detyrën qe të hetojë të gjitha pretendimet për shkeljet disiplinore në rradhët e prokurorëve për sa kohë nuk është krijuar Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

Prokurori Arjan Ndoja u targetua në fillim të tetorit nga kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe se po i shërbente krimit të organizuar me urdhër-arrestin e lëshuar ndaj drejtorit të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula. KLP mbajti pas kësaj një qëndrim që kërkonte edhe mbrojtjen e magjistratëve nga sulmet politike edhe hetimin e akuzave. Ndërkohë më herët, Ndoja është hetuar për pastrim parash dhe fshehje pasurie, por akuzat ndaj tij u rrëzuan nga Prokuroria.

Është e paqartë nëse Prokuroria e Përgjithshme do marrë në konsideratë kërkesën e KLP, pasi më herët BIRN gjeti se një mori referimesh disiplinore ndaj magjistratëve, të kërkuara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbeteshin pa u hetuar pasi mungonte baza ligjore dhe institucioni i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

 

Etiketa: Aleksandër LahoAndi MalokuArjan NdojaArta MarkuatentatBIRNDurrësEdi RamaEmriErion BraçeFshehje pasuriegjyqtarHetimKLPKomisioni i Pavarur i KualifikimitkonsulenceKryeministri Edi RamaLiridon PulaMagjistratMbledhjePastrim parashprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeRamaSHshqip
Tjetri
Kërkesa për përjashtimin e relatorit, KPK shtyn seancën për gjyqtarin Arjan Balliu

Kërkesa për përjashtimin e relatorit, KPK shtyn seancën për gjyqtarin Arjan Balliu

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.