AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Ngritja e nacionalizmi pas rënies së murit të Berlinit

George SorosngaGeorge Soros
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Muri i Berlinit : Foto ilustruese nga Pixabay

Ne jetojmë në kohë revolucionare, kur rrezja e mundësive është shumë më e gjerë se zakonisht dhe rezultati është edhe më i pasigurt sesa në kohërat normale. E vetmja gjë ku mund të mbështetemi janë bindjet tona.

Muri i Berlinit : Foto ilustruese nga Pixabay

Pas rënies së Murit të Berlinit në nëntor 1989, shoqëritë e hapura ishin triumfuese dhe bashkëpunimi ndërkombëtar u bë ideologjia mbizotëruese. Megjithatë, tridhjetë vjet më vonë nacionalizmi ka dalë të jetë shumë më i fuqishëm dhe shkatërrues sesa ndërkombëtarizmi.

Rënia e Murit të Berlinit natën e 8 nëntorit 1989 në mënyrë dramatike dhe befasuese përshpejtoi rrëzimin e komunizmit në Evropë. Fundi i kufizimeve të udhëtimit midis Gjermanisë Lindore dhe Perëndimit shkaktoi një goditje vdekjeprurëse për shoqërinë e mbyllur të Bashkimit Sovjetik. Rënia e murit gjithashtu shënoi një pikë kulmore për ngritjen e shoqërive të hapura.

Unë isha përfshirë në atë që e quaj filantropia ime politike një dekadë më parë. Unë u bëra një avokat i konceptit të shoqërisë së hapur që kisha përvetësuar nga Karl Popper, mentori im në ‘London School of Economics’. Popper më kishte mësuar se dija e përsosur nuk ishte e arritshme, dhe se ideologjitë totalitare, të cilat pretendonin se zotëronin të vërtetën absolute, mund të mbizotëronin vetëm me mjete shtypëse.

Në vitet 1980, unë mbështesja disidentët në të gjithë perandorinë Sovjetike dhe në 1984 arrita të krijoj një fondacion në vendlindjen time, në Hungari. Fondacioni siguronte mbështetje financiare për çdo veprimtari që nuk ishte inicuar nga shteti monist. Ideja ishte se duke inkurajuar aktivitetet jo-partiake, njerëzit do të ndërgjegjësoheshin për falsitetin e dogmës zyrtare – dhe funksionoi shumë mirë. Me një buxhet vjetor prej 3 milion USD, fondacioni u bë më i fortë se Ministria e Kulturës.

Unë u intoksikova me filantropinë politike dhe, ndërsa Perandoria Sovjetike u shemb, krijova fondacione në një vend pas tjetrit. Buxheti im vjetor u rrit nga 3 milion USD në 300 milion USD në vetëm disa vite. Këto ishin kohë emocionuese. Shoqëritë e hapura ishin në ngjitje dhe bashkëpunimi ndërkombëtar ishte ideologjia mbizotëruese.

Tridhjetë vjet më vonë, situata është shumë e ndryshme. Bashkëpunimi ndërkombëtar ka hasur pengesa serioze, dhe nacionalizmi është bërë ideologjia mbizotëruese. Deri më tani, nacionalizmi ka rezultuar shumë më i fuqishëm dhe shkatërrues sesa ndërkombëtarizmi. Ky nuk ishte një rezultat i pashmangshëm. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, Shtetet e Bashkuara u shfaqën si superfuqia e vetme që mbijetoi, por ajo nuk arriti të përmbushë përgjegjësitë që i dha pozicioni i saj.

SHBA ishte më e interesuar të shijonte frytet e fitores së saj të Luftës së Ftohtë. Ajo dështoi t’i ndihmonte vendet e ish bllokut sovjetik, të cilët ishin në gjendje të vështirë. Në këtë mënyrë, ajo përdori receta të bazuara në konsensusin neoliberal në Uashington.

Kjo është koha kur Kina filloi udhëtimin e saj të mahnitshëm të rritjes ekonomike, të mundësuar nga pranimi i saj – me mbështetjen e SHBA – në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Përfundimisht, Kina zëvendësoi Bashkimin Sovjetik si një rival të mundshëm për SHBA.

Konsensusi i Uashingtonit supozoi se tregjet financiare janë të afta të korrigjojnë grykësinë e tyre, dhe nëse jo, bankat qendrore do të kujdeseshin për institucionet e dështuara duke i shkrirë ato në ato më të mëdha. Ky ishte një besim i rremë, siç demonstroi kriza globale financiare e 2007-2008.

Kolapsi i bursës në vitin 2008 i dha fund mbizotërimit të padiskutueshëm global të SHBA.-së dhe nxiti shumë ngritjen e nacionalizmit. Kolpasi gjithashtu ktheu dallgën kundër shoqërive të hapura. Mbrojtja që ata morën nga SHBA ishte gjithnjë indirekte dhe nganjëherë e pamjaftueshme, por mungesa e saj i linte ato në rrezik nga kërcënimi i nacionalizmit. M’u desh ca kohë ta kuptoja këtë, por provat ishin të pakontestueshme. Shoqëritë e hapura u detyruan të hidhen në mbrojtje në mbarë botën.

Dua të mendoj se piku u arrit në vitin 2016, me referendumin e Brexit në Mbretërinë e Bashkuar dhe zgjedhjen e Presidentit të SHBA Donald Trump, por kjo nuk është vendosur akoma. E ardhmja për shoqëritë e hapura është përkeqësuar nga zhvillimi jashtëzakonisht i shpejtë i inteligjencës artificiale. Ajo mund të prodhojë instrumente të kontrollit shoqëror që mund të ndihmojë regjimet shtypëse, të cilat paraqesin një rrezik vdekjeprurës për shoqëritë e hapura.

Për shembull, Presidenti Kinez Xi Jinping është investuar në krijimin e një sistemi të ashtuquajtur të kredive shoqërore. Nëse ai do të arrinte ta përfundonte atë, shteti do të fitonte kontroll të plotë mbi qytetarët e tij. Shqetësuese është që publiku kinez e sheh tërheqës sistemin e kredive shoqërore, sepse u siguron atyre shërbime që u mungonin më parë, premton të përndjekë kriminelët dhe u ofron qytetarëve një udhëzues se si të qëndrojnë jashtë telasheve.

Edhe më shqetësuese është se Kina mund ta shesë sistemin e kreditit shoqëror në të gjithë botën për diktatorë potencial, të cilët më pas do të bëhen politikisht të varur nga Kina.

Për fat të mirë, Kina e Xi Jingpin ka një thembër të Akilit: varet nga SHBA që ta furnizojnë atë me mikroprocesorë për kompanitë 5G, si Huawei dhe ZTE. Megjithatë, fatkeqësisht Trump ka treguar se ai  ivendos interesat e tij personale përpara interesave kombëtare, dhe teknologjia 5G nuk është përjashtim. Të dy ai dhe Xi janë në telashe politike në shtëpi, dhe në negociatat tregtare me Xi, Trump e ka vendosur Huawei-n në tryezë: ai i ka shndërruar mikrocipet në patate të skuqura.

Rezultati është i paparashikueshëm, sepse varet nga një numër vendimesh që nuk janë marrë ende. Ne jetojmë në kohë revolucionare, kur rrezja e mundësive është shumë më e gjerë se zakonisht dhe rezultati është edhe më i pasigurt sesa në kohërat normale. E vetmja gjë ku mund të mbështetemi janë bindjet tona. Unë jam i përkushtuar për qëllimet që ndjekin shoqëritë e hapura, nëse ato fitojnë ose humbasin. Ky është ndryshimi midis të punuarit për një fondacion dhe përpjekjes për të fituar para në bursë.

Etiketa: 5GBankatbesimBrexitbuxhetidiktatorDonald TrumpHungariKinaKrizambështetjeMbrojtjambrojtjeMinistria e KulturësNacionalizmineoliberalPararrezikSHSHBAShtetet e BashkuaraTrumpXi Jinping
Tjetri
Problemet me pasurinë, gjyqtarja Hajrie Muçmata shtyn përballjen me KPK-në

KPK shkarkon gjyqtaren Hajrie Muçmata

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.