AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, KLP rrëzon me votë dyshimet për konflikt interesi

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e KLP-së gjatë një mbledhjeje. Foto: Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

KLP nis procedurën për renditjen e kandidatëve për vendin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa rrëzoi me shumicë votash tre raste të paraqitura si konflikt i mundshëm interesi.

Anëtarët e KLP-së gjatë një mbledhjeje. Foto: Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi të martën një metodologji orientuese për garën për Prokuror të Përgjithshëm, ndërsa me votat e shumicës së anëtarëve u rrëzuan tre pretendime për konflikt të mundshëm interesi. Pas kësaj vendimarrjeje, të gjithë anëtarët e KLP-së do të jenë pjesë e procesit të pikëzimit të tre kandidatëve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Në një komunikim për mediat, KLP njoftoi se ishte deklaruar mundësia e pasjes së konfliktit të interesit nga anëtari i KLP, Tartar Bazaj, ndaj të cilit ka filluar një procedim për verifikimin e figurës dhe prokurorja Esmeralda Keshi, ndaj së cilës ka filluar një procedim disiplinor i referuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Në të dy rastet, Këshilli ka rrëzuar me shumicë votash mundësinë e konfliktit. Për rastin e Bazajt, prokurori Kosta Beluri dhe kryetari Gent Ibrahimi kanë votuar në favor të konfliktit të interesit, ndërkohë që pretendimi i Keshit është mbështetur vetëm nga Beluri.

KLP bëri me dije se në rastin e Bazajt, kryeprokurorja aktuale, Arta Marku kishte hequr dorë nga kompetenca duke e deleguar atë. KLP po ashtu arsyetoi se Prokuroria e Përgjithshme nuk merrte dot masa disiplinore.

Vetë Kosta Beluri ka referuar mundësinë për konflikt të interesi të tij, për shkak të referimit nga KPK për masë disiplinore, por edhe kjo u rrëzua me 10 vota.

Ndryshe nga tre anëtarët e KLP-së, Besnik Cani, i cili ka qenë më herët këshilltar i Arta Markut si dhe është referuar për masë disiplinore nga KPK nuk deklaroi mundësi për konflikt interesi. KLP bëri me dije se nuk kishte deklarim për konflikt as nga prokurori Vatë Staka, i kualifikuar nga Prokurorja e Përgjithshme, Marku si kandidat për në KLP edhe pse ndaj tij në momentin e zgjedhjes kishte një çështje të hapur nga Prokuroria e Shkodrës.

“Të tjerat janë konsideruar në përputhje me ligjin për “konfliktin e interesit,” bëri me dije KLP, ndërsa theksoi se vetëm tre rastet e mësipërme u diskutuan në mbledhje.

KLP po ashtu miratoi me 11 vota  “Metodologjinë orientuese për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”. Sipas njoftimit bëhet fjalë për një dokument ndihmës për Këshillin dhe do të ketë përdorim të brendshëm.

Në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm janë kryeprokurorja aktuale e  Përkohshme, Arta Marku dhe prokurorët Olsian Çela dhe Fatjona Memçaj. Tre kandidatët në garë do t’i nënshtrohen vlerësimit me pikë dhe renditjes nga KLP, përpara se lista t’i dorëzohet Kuvendit.

Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me 3/5 ose 84 vota të deputetëve të Kuvendit dhe renditja e kandidatëve nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë është parashikuar si mekanizëm zhbllokues për rrethanat kur nuk arrihet një mazhorancë e cilësuar mes forcave të ndryshme politike. Në kushtet aktuale të bojkotit të Kuvendit nga opozita, zgjedhja e kryeprokurorit të ardhshëm mbetet sërish në vullnetin e mazhorancës. Megjithatë në rast se Kuvendi nuk e zgjedh dot, kandidati i renditur i pari nga KLP emërohet automatikisht si Prokuror i Përgjithshëm.

Prokurori i ri i Përgjithshëm do të ketë kompetenca të kufizuara në kuadër të ndryshimeve ligjore, por zgjedhja e tij konsiderohet gjerësisht si një test për reformën në drejtësi.

 

Etiketa: Arta MarkuBesnik CanideputetEsmeralda KeshiFatjona MemçajGent IbrahimikandidatëtKLPKomisioni i Pavarur i KualifikimitKompetencakonfliktkonflikt interesiKPKKuvendiMASMasaMbledhjeOlsian ÇelaOpozitaprocedimProcedim disiplinorprokurorProkuror i PërgjithshëmProkuroriProkurori i PërgjithshëmProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeTartar BazajVota
Tjetri
black video camera

Autoritetet mbyllin sytë ndaj kërcënimit të gazetarëve nga krimi i organizuar

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.