AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Olsian Çela renditet i pari nga KLP, në garën për Prokuror të Përgjithshëm

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori i Krimeve te Renda, Olsian Cela, gjate nje seance degjimore me Keshillin e Larte te Prokurorise (KLP), ku u intervistua si nje nder kandidatet per Prokuror te Pergjithshem./r/n/r/nSerious Crimes Prosecutor, Olsian Cela, during a hearing session with the High Prosecutorial Council (HCP), where she was interviewed as one of the candidates for General Prosecutor.

Prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela u rendit i pari në garën e hapur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP, për Prokuror të Përgjithshëm, përballë Arta Markut dhe Fatjona Memçajt. Kuvendi pritet të zgjedhë mes tre kandidaturave të propozuara nga KLP.

Prokurori i Krimeve te Renda, Olsian Çela, gjatë intervistimit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Foto:Malton Dibra/LSA

Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi njoftoi të enjten se  Këshilli i Lartë i Prokurorisë kishte miratuar me 11 vota renditjen e tre kandidatëve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe se tani pritej që Kuvendi të zgjidhte mes tyre prokurorin e ri.

Sipas këtij vendimi prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela ishte renditur i pari me 459 pikë nga 550 të mundshme, Arta Marku, Prokurorja e Përgjithshme në detyrë me 406 pikë dhe prokurorja e Apelit Fatjona Memçaj me 362 pikë.

Pas përfundimit të mbledhjes, Ibrahimi tha se kandidatët kanë tre ditë për të ankimuar këtë vendim, por shtoi se shpresonte që të mos kishte ankim. Ai konsideroi se me këtë proces KLP kishte dhënë një shembull edhe kundrejt skepticizmit që është krijuar lidhur me punën e këshillit. Ai po ashtu la të kuptohej se Kuvendi do duhej të ndiqte rekomandimin e KLP që është shprehur qartazi në favor të Çelës.

“Ky shembull patjetër që duhet të mbahet parasysh edhe nga Kuvendi. Kuvendi ka kompetencën kushtetuese që të zgjedhi secilin prej kandidatëve, edhe të tretin nëse dëshiron Kuvendi. Sidoqoftë unë besoj se në frymën e reformës që i mëshon fort meritokracisë, i mëshon fort depolitizimit, në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve dhe drejtuesve të organeve të drejtësisë, edhe Kuvendi shpresoj që të mari parasysh pozicionin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të votojë atë që ne renditëm të parin”, deklaroi Ibrahimi.

Secili prej 11 anëtarëve të KLP mund të vlerësonte çdo kandiat maksimalisht deri në 50 pikë. Sipas formularit për vlerësimin e kandidatit për Prokuror të Përgjithshëm, 20 pikë mund të jepeshin për komponetin e vlerësimit profesional, 20 për aspektin organizativ dhe drejtues, 4 pikë për integritetin dhe 6 pikë për elementet shtesë ku përshiheshin titujt akademikë e zotërimi i gjuhëve të huaja.

Vendimi i KLP do t’i kalojë Kuvendit, i cili duhet të zgjidhë një nga tre kandidatët. Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me 3/5 ose 84 vota të deputetëve të Kuvendit dhe renditja e kandidatëve nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë është parashikuar si mekanizëm zhbllokues për rrethanat kur nuk arrihet një mazhorancë e cilësuar mes forcave të ndryshme politike. Prokurori i ri i Përgjithshëm do të ketë kompetenca të kufizuara në kuadër të ndryshimeve ligjore, por zgjedhja e tij konsiderohet gjerësisht si një test për reformën në drejtësi.

Tre kandidatët për vendin e Prokurorit të Përgjithshëm prezantuan të mërkurën më datë 13 nëntor para Këshillit të Lartë të Prokurorisë platformat me të cilat do të ndryshonin organin e akuzës nëse zgjidheshin në krye të tij.

Marku, e cila drejtoi institucionin në dy vitet e fundit, i mëshoi problematikave që hasi gjatë kësaj kohe, ndërsa vuri në dukje se kishte drejtuar institucionin nën presion “politik e mediatik”. Ajo po ashtu u duk e dyzuar sa i përket pavarësisë së prokurorëve të fituar pas reformës, ndërsa tha se Prokurori i Përgjithshëm nuk kishte më instrumente për të kontrolluar nëse udhëzimet e tij zbatoheshin.

Ndërkohë Memçaj vuri theksin te bashkëpunimin ndërinstitucional, zbatimi i reformës dhe përmirësimi i prokurorisë sipas saj për të pasur një institucion “dinjitoz në luftën ndaj krimit transnacional”. Po ashtu ajo foli edhe për një trajtim të barabartë para ligjit. “Unë jam një prokurore e mirë sepse kam frikë ligjin”, tha Memçaj.

Çela nga ana tjetër vuri theksin të një analizim i detajuar i punës së deri tanishme të prokurorisë përfshi mënyrën se si shpenzohej buxheti i saj dhe të politikave penale që ai i cilësoi “pa rezultat”. Ai po ashtu premtoi një sistem sinjalizimi për të mbrojtur qytetarët e dobët nga “dhuna e shtetit”.  Çela u ndal gjatë te fakti që ashpërsimi i dënimeve nuk kishte prodhuar rezultatet e duhura në uljen e nivelit të kriminalitetit.

Etiketa: AnkimArta MarkubuxhetideputetdhunaDibraFatjona MemçajGent IbrahimikandidatëtKeshilli i Larte i ProkuroriseKLPKompetencakushtetueseKuvendiOlsian ÇelaParaprokurorProkuror i PërgjithshëmProkuroreProkuroriProkurori i PërgjithshëmPunëVendimVendimiVota
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Simon Pashuku –prokuror në Prokurorinë e Lezhës

Skeda e pasurisë së deklaruar –Simon Pashuku –prokuror në Prokurorinë e Lezhës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.