Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Thellohet kriza kushtetuese, Meta fton për betim Xhaferllarin

Vladimir KarajNgaVladimir Karaj
19:28 | 14/11/2019
Në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 4 minuta
A A
0
Gjykata Kushtetuese pezullon supergjobat tatimore për bizneset

Gjykata Kushtetuese. Foto: Malton Dibra/LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti ftoi të betoheshin dy anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese të zgjedhura nga Kuvendi dhe Marsida Xhaferllarin të cilën e dekretoi vetë, pavarësisht kontestimit. Kuvendi kërkon miratimin e një rezolute që shpall nul dekretin e Presidentit.

Gjykata Kushtetuese. Foto: Malton Dibra/LSA

Megjithëse Kushtetuta dhe ligji për Gjykatën Kushtetuese ka të përshkruar me detaje dhe afate të qarta mënyrën se si zgjidhet një anëtar i saj, palët politike ia kanë dalë të krijojnë një ngërç që shtyn plotësimin e saj me anëtarë dhe cënon besueshmërin e gjyqtarëve.

Shumica parlamentare dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili akuzohet nga presidenca se shkeli fillimisht Kushtetutën duke mos respektuar radhën e porpozimeve,  konsiderojnë Arta Vorpsin të zgjedhur atomatikisht në postin e anëtares.

Presidenti Ilir Meta ka ftuar ndërkohë të betohet të enjten Marsida Xhaferllarin të cilën e dekretoi vetë edhe pse ishte e katërta në listën e KED dhe përtej afateve të parashikuara në ligj.

Presidenca po ashtu njoftoi një rradhë betimi të enjten në mbrëmje. Fillimisht betohet anëtarja e Kushtetueses e zgjedhur nga Kuvendi Elsa Toska, me 30 minuta diferencë do të betohet Marsida Xhaferllari e dekretuar nga Meta të mërkurën dhe në fund Fiona Papajorgji.

Arta Vorpsi, në një veprim vlefshmëria ligjore e të cilit është e dyshimtë, ka zgjedhur të noterizoj formalisht betimin e saj te një notere dhe ta shpërndaj atë me postë edhe për Presidentin e Republikës, duke e konsideruar veten të zgjedhur.  Presidenca iu përgjigj me ironi këtij veprimi. “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja”, shkroi këshilltari i Metës për mediat Tedi Blushi, siç tha në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.

Kushtetuta shprehet qartë se mandati i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese fillon vetëm pas betimit para Presidentit të Republikës.

Kriza që duket si e bërë me dorë, për shkak se Kushtetuta dhe ligji për Gjykatën Kushtetuese lënë shumë pak hapësira veprimi duke përshkruar me detaje mënyrën e zgjedhjes dhe momentin e marrjes së detyrës, duket se do të shtyjnë kohën kur Gjykata Kushtetuese do të jetë funskionale dhe po ashtu do të vënë në dyshim legjitimitetin e anëtarëve të saj.

Presidenti Meta, akuzoi në një dalje për shtyp kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani, se i kishte ngritur një kurth që e detyronte atë të humbiste mundësinë e zgjedhjes. Meta e cilësoi këtë si një veprim mafioz.

Ai tha se KED kishte bërë “lojra të karakterit administrativ” duke vendosur vetë kohën e dërgimit të listave me kandidatë “që të vendosë presidentin në këtë pozitë që të shkeli detyrimisht kushtetutën e cila thotë qartë se Presideti plotëson vakancën e parë dhe pastaj parlamenti të dytën, ose me interpretime qesharake dhe absurde thotë i ka mbaruar afati. Kjo është absurde, e turpshme dhe mafioze”, tha Meta.

Kryesuesi i KED, gjyqtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, në një përgjigje me shkrim i cilësoi të pavërteta akuzat e presidentit dhe jo etike. Dvorani pretendon se KED ka zbatuar kushtetutën e dhe ligjin, duke i mëshuar faktit se Presidenti i Republikës kishte humbur afatet dhe se duke zgjedhur një person të renditur të katërtën në listë kishte marrë kompetencat e KED. Dvorani thotë se KED cilëson Arta Vorpsin të emëruar.

Ndërkohë Kuvendi njoftoi një seancë plenare të jashtëzakonshme të premten me qëllim miratimin e një rezolute që dënon dhe konsideron nul, dekretin e Metës. Projekt-rezoluta e publikuar në faqen e Kuvendit me pak a shumë të njëjtat argumente ligjore si KED, ndër të tjera i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese “të zbatojnë me përgjegjshmëri dhe përgjegjësi detyrat e tyre dhe të mos zbatojnë Dekretin nul të Presidentit të Republikës nr.11350, datë 13.11.2019”.

Në rezolutë thuhet se Arta Vorpsi është e zgjedhur anëtarë e Kushtetueses me datë 8 nëntor me kalimin e afateve, ndërsa thuhet se me dekretimin e Xhaferllarit: “Presidenti ka marrë në mënyrë abuzive kompetencat e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili është i vetmi organ që ka kompetencën e renditjes së kandidatëve sipas Kushtetutës dhe ligjit”.

Partia Demokratike, e cila braktisi vendet e saj në Kuvend muaj më parë dhe nuk ka më zë në votimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, reagoi ashpër kundër shumicës. Nga një takim në Sarandë kreu i PD Lulzim Basha e quajti veprimin një “grusht kushtetues”. “Është një grusht kushtetues i cili ka për qëllim që në vend që qytetarët të kenë Gjykatën Kushtetuese të kenë një kukull të regjimit”, tha Basha, që njëkohësisht premtoi se një Gjykatë Kushtetuese e pavarur do të shpallte nul zgjedhjet lokale të 30 qershorit, që po ashtu u bojkotuan nga opozita.

Kriza duket si vijim i përplasjeve të mëhershme kushtetuese mes presidencës dhe shumicës, përfshi këtu dekretet kontradiktore të Metës për zgjedhjet lokale. Shumica e Partisë Socialiste në Kuvend ka iniciuar një procedurë për shkarkimin e Metës që u zgjodh president me votat e shumicës socialiste në legjislaturën e kaluar.

Ironikisht e vetmja palë mbi palët që mund të jepte zgjidhje në këtë situatë përplasje është vetë Gjykata Kushtetuese, funksionimi i të cilës për shkak të konfliktit vihet në pikëpyetje.

Etiketa: Arta VorpsiGjykata KushtetueseKrizakushtetueseMarsida Xhaferllari
Tjetri
Dënohet me 3 vjet për tjetërsim të 150 hektarëve pronë biznesmeni Pëllumb Petriti

Gjykata e Vlorës rikthen në burg biznesmenin në qendër të skandalit me pronat

Më të lexuarat

Gjykata Kushtetuese pezullon supergjobat tatimore për bizneset

Thellohet kriza kushtetuese, Meta fton për betim Xhaferllarin

19:28 | 14/11/2019
Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

11:10 | 30/01/2023
Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

17:24 | 26/01/2023
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

11:57 | 27/01/2023
Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

18:02 | 22/01/2023
Aventura shqiptare e kryeagjentit të FBI

Aventura shqiptare e kryeagjentit të FBI

15:12 | 27/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.