AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gruaja rome nga Kosova “vdiq në dëshpërim” pas dëshmisë për përdhunim

Serbeze HaxhiajngaSerbeze Haxhiaj
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shehrije Balaj. Foto kortezi e Haxhi Balaj.

Shehrije Balaj, gruaja e parë që dëshmoi në Beograd kundër luftëtarëve serbë që e përdhunuan atë gjatë luftës në Kosovës, pas kësaj u braktis nga autoritetet kosovare dhe ato serbe dhe u la të vuante, tregon për BIRN djali i saj.

Shehrije Balaj. Foto kortezi e Haxhi Balaj.

Haxhi Balaj mban mend që 5 maji 1999 ishte një ditë me diell dhe se nëna e tij Shehrija po mundohej të gjente diçka për drekë për familjen.

Atyre u kishte mbaruar mielli, ndër shumë gjëra të tjera që mungonin në ato ditë të vështira gjatë luftës në Kosovë.

Nëna e tij, një grua rome, ishte në shtëpinë e tyre në fshatin Bllagaje, në komunën perëndimore të Pejës, kur u dëgjuan të shtëna me armë. Ajo u tha fëmijëve të saj të qëndronin në shtëpi dhe të mos dilnin jashtë.

Pak më vonë, një makinë policie serbe hyri në oborrin e tyre dhe katër policë me uniformë e morën atë dhe e çuan në një vend të panjohur. Në mbrëmje, ajo u kthye, e gjakosur dhe me të nxira në të gjithë trupin.

Në vitin 2013, Shehrije Balaj u bë dëshmitarja e parë femër nga Kosova që dëshmoi se si u përdhunua, duke dhënë prova në gjyqin e ish-komandantit të Ushtrisë Jugosllave Toplica Miladinoviç dhe 10 të tjerëve në Beograd për krime lufte të kryera në fshatrat Qyshk, Pavlan , Zahaq dhe Lubeniq afër qytetit të Pejës, ku të paktën 100 civilë u vranë në prill dhe maj 1999.

Autorët e krimit ishin anëtarët e Njësisë 177 të Ushtrisë Jugosllave të njohur si “Çakallët”, të komanduar nga Nebosoja Miniç, i njohur ndryshe edhe si “Mrtvi”. “Çakallët” nuk u krijuan gjatë luftës në Kosovë. Ata kishin kryer tashmë masakra në Bosnje dhe Kroaci.

Haxhi Balaj. Foto: Serbeze Haxhiaj/BIRN.

Shehrija identifikoi tre prej tyre në gjykatë – Srecko Popoviç, Boban Bogiceviç dhe Dejan Bulatoviç. Një grup luftëtarësh të njësisë “Çakallët” u dënuan në Beograd në 2014 me gjithsej 106 vjet burg, por gjykata serbe e apelit më pas e rrëzoi vendimin dhe çështja tani po rigjykohet.

Ndërkohë, Shehrije Balaj vdiq në varfëri në shtator 2018, pasi vuajti për shumë vite nga sëmundje të ndryshme.

Gjykata e Beogradit nuk u ofroi masa mbrojtëse viktimave dhe dëshmitarëve në gjyqin e njësisë “Çakallët, si edhe nuk u ofroi atyre këshillim apo mbështetje, tha djali i saj.

Në Kosovë, nënës së tij nuk iu dha as ndihmë dhe as përkrahje ekonomike. Dëshmia e saj për përdhunimin e saj nuk tërhoqi ndonjë vëmendje në vendlindjen e saj dhe ajo kurrë nuk u shtua në listat e ndonjë prej OJQ-ve të Kosovës që ofrojnë ndihmë për viktimat e përdhunimit gjatë luftës.

Ajo gjithashtu nuk arriti të fitonte statusin e viktimës së dhunës seksuale, një skemë e qeverisë së Kosovës që i jep mundësinë të mbijetuarave të kërkojnë pension mujor prej 230 eurosh pasi të kalojnë një proces verifikimi.

Ajo paraqiti një kërkesë, por Komisioni i qeverisë për Njohjen dhe Verifikimin e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Kosovës nuk pranoi t’i konfirmonte BIRN nëse kjo kërkesë ishte rishikuar apo jo.

Ligji i Kosovës ofron statusin e të mbijetuarve për ata që u sulmuan seksualisht në luftën midis 27 shkurtit 1998, kur filloi konflikti i armatosur, dhe 20 qershorit 1999, kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova pas bombardimeve të NATO-s.

Por ligji nuk përfshin pensione për familjet e viktimave që vdiqën gjatë procesit të verifikimit ose për të afërmit e atyre që vdiqën si rezultat i sulmit.

“Me vdekjen e viktimës, merr fund edhe e drejta e saj për të përfituar statusin”, tha për BIRN Mirlinda Sada, drejtoresha e Medica Gjakova, një OJQ që ofron mbështetje shëndetësore dhe ekonomike për viktimat e dhunës seksuale në luftën e viteve 1998-1999 në Kosovë.

Sada tha se ligji mund të ndryshohet në mënyrë që të përfshihen ata që kanë vdekur tashmë, por edhe të zgjasë afatin pesë vjeçar për aplikim.

Ajo ngriti çështjen e njerëzve që u bënë viktima të dhunës seksuale dy herë – shqiptarët e Kosovës dhe romët që u përdhunuan nga serbët gjatë luftës dhe nga shqiptarët menjëherë pas luftës.

“Kemi raste viktimash të përdhunuara nga të dyja palët – nga forcat e armatosura serbe dhe nga shqiptarët. Kemi gjithashtu raste në të cilat viktimat thonë se janë përdhunuar nga serbët, por kanë frikë të thonë se pësuan të njëjtën gjë edhe nga shqiptarët”, tha ajo.

“Trauma e luftës e përndiqte”

Halit Gashi. Foto: Serbeze Haxhiaj/BIRN.

Ardiana Shala, një studiuese në psikologjinë sociale me fokus në traumën e luftës dhe përdhunimit, tha se aplikantët për statusin e verifikuar duhet të durojnë periudha të gjata pritjeje derisa aplikimi i tyre të rishikohet dhe të vendoset për të.

Ajo gjithashtu tha se duke njohur vetëm ata që iu nënshtruan dhunës seksuale para 20 qershorit 1999, autoritetet po shpërfillin vuajtjet e disa viktimave.

“Supozohet se shumica e viktimave të përdhunimit të luftës, të cilat u përdhunuan pas 20 qershorit mund t’i përkisnin grupeve etnike të pakicave (jo shqiptarë) dhe ata duhet të ndryshojnë afatin kohor”, argumentoi ajo.

Salih Nikci, i cili ishte dëshmitar në të njëjtin gjykim të “Çakallët” si Shehrije Balaj dhe dëshmoi dy herë në gjykatën e Beogradit për vrasjen e prindërve të tij dhe dhjetëra civilëve të tjerë në fshatrat Pavlan, Qyshk, Zahaq dhe Lubeniq, mendon se dëshmia e tij nuk ishte e plotë sepse ai nuk foli për përdhunimet që ishin kryer.

“Pjesa më e vështirë për burrat ishte të flisnin për përdhunimin e grave. Të gjithë ne që dëshmuam ishim në dijeni të këtyre rasteve, por nuk mund t’i tregonim të gjitha, edhe pse e patëm mundësinë për të folur për të gjitha”, tha Nikci.

Megjithatë, dy gra shqiptare etnike që dëshmuan në gjyq e kanë fituar statusin e viktimës seksuale të kohës së luftës.

Halit Gashi, një tjetër dëshmitar në çështjen kundër “Çakallët”, të afërmit e të cilit u vranë në Pavlan, tha se gratë rome që u bënë viktima të përdhunimit gjatë luftës, si Shehrije Balaj, nuk morën vëmendjen e duhur “për shkak të prejardhjes së tyre etnike”.

“Unë jam në dijeni të rastit të saj. Është për të ardhur keq ajo që i ndodhi asaj gjatë dhe pas luftës”, tha tha Gashi.

Pas dëshmisë së saj në Beograd, ai kujtoi se si shëndeti i nënës së tij u përkeqësua më tej.

“Ajo kishte shumë probleme shëndetësore. Trauma e luftës e përndiqte akoma. Dëshmoi dy herë në gjykatë dhe kjo ishte shumë e vështirë për të”, shpjegoi Balaj.

“Ajo shkoi dy herë në Beograd për të dëshmuar dhe kjo ishte shumë e lodhshme për të. Një herë humbi ndjenjat në gjykatë dhe e çuan në spital. Ballafaqimi me ata që e përdhunuan dhe risjellja në kujtesë e asaj ndodhie në sallën e gjyqit ishte tepër e padurueshme për të”, shtoi ai.

Ai shtoi se familja e ka shumë të vështirë të kujtojë vuajtjen e nënës së tij.

“Ajo vdiq në dëshpërim sepse askush nuk e njohu apo mbështeti atë, edhe pse ajo dëshmoi në gjykatë për përdhunimin”, tha ai.

Etiketa: 5 MajiBeogradBIRNBosnjeBurgdëshmitarëDhunëforcat e armatosuraGjakovaGjykataGjykatëgjykimGjyqgraKosovaKosovëKrimekrime lufteKroaciLubeniqLufteMasambështetjeNATOpaktParaPejëPensioneromromëSHshqiptareshtatorSpitaltraumaviktimaViktimat e dhunës
Tjetri
Kriza bërthamore që po afron

Kriza bërthamore që po afron

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.