AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Komiteti Nobel zemëron viktimat boshnjake të luftës

Emina DizdarevicngaEmina Dizdarevic
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestuesit të martën. Foto kortezi N1.

Përfaqësues të viktimave të luftës protestuan jashtë ambasadës suedeze në Sarajevë pasi Komiteti Nobel e mbrojti vendimin e tij për t’ia dhënë Çmimin Nobel për letërsi 2019 autorit Peter Handkle, i cili ka shprehur mbështetje për Sllobodan Millosheviçin.

Protestuesit të martën. Foto kortezi N1.

Dy grupe të viktimave të luftës në Bosnje, Shoqata e “Viktimave dhe Dëshmitarëve të Gjenocidit” dhe “Nënat e Srebrenicës”, zhvilluan një protestë të vogël të martën përpara ambasadës suedeze në Sarajevë për të shprehur zemërimin për një letër të Komitetit Nobel që mbronte çmimin e këtij viti për letërsinë, i cili iu dha autorit austriak Peter Handke.

Çmimi ngjalli polemika për shkak të qëndrimit pro-serb të Handke gjatë luftërave të viteve 1990 dhe simpatisë së tij për liderin serb të kohës së luftës Sllobodan Millosheviç.

“Të gjitha nënat që kanë humbur fëmijët e tyre erdhën në protestë, si edhe të gjitha ato që kërkojnë të vërtetën për të dashuritë e tyre që u vranë. Ato po kërkojnë drejtësi”, tha Munira Subasiç, kryetarja e “Nënat e Srebrenicës”.

Handke shkroi atë që u pa si një libër pro-serb për luftërat në Ballkan me titull “Një udhëtim nëpër lumenj: Drejtësi për Serbinë”, si edhe mbajti një fjalim në funeralin e Millosheviçit në 2006 pasi ai vdiq gjatë gjyqit të tij për krime lufte në Gjykatën e Hagës.

Këtë muaj doli gjithashtu në dritë se Handke, i cili është një dramaturg, regjisor dhe skenarist, si dhe një romancier i njohur, mori një pasaportë jugosllave në 1999, kur Millosheviçi ishte në pushtet.

Letra që zemëroi përfaqësuesit e viktimave të luftës në Bosnje u dërgua nga kryetari i Komitetit Nobel, Anders Olsson, për Shoqatën e Botuesve të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Letra thoshte se çmimi kishte për qëllim “të vlerësonte  punën e jashtëzakonshme letrare të Handke, jo vetë personin”.

“Akademia suedeze beson se në një shoqëri të hapur duhet të ketë hapësirë ​​për mendime të ndryshme për autorët dhe se duhet të ketë hapësirë ​​për interpretime të ndryshme të arsyeshme të veprave të tyre letrare”, shpjegoi letra.

Ajo shtoi se ishte e rëndësishme të pranohen “gjetjet e ligjshme të gjykatave të tilla si ajo e Hagës”, të cilat ofrojnë “një pjesë thelbësore të të kuptuarit të historisë tragjike të Europës, nga e cila të gjithë shpresojmë të mund të mësojmë”.

Komiteti Nobel më parë ka argumentuar se Handke nuk ka lavdëruar dhunën apo ka mbështetur masakrat e Srebrenicës.

Përfaqësuesit e viktimave të luftës boshnjake kanë thënë se ata do të protestojnë përsëri më 10 dhjetor, kur është caktuar të zhvillohet ceremonia e çmimeve Nobel.

Etiketa: BallkanBosnjedëshmitarëDhunëGjykatëKrimekrime lufteletërsiLIBLuftembështetjeMillosheviçPunëSllobodan Millosheviç
Tjetri
Dhjetëra milionë euro të harxhuara për kasat fiskale të cilat nuk funksionojnë

Thellohet kriza e biznesit të vogël

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.