AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Gjykatësi Arben Vrioni, lojë me KPK si “macja me miun”

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në KPK, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatës seancës dëgjimore në KPK, ndaj gjyqtarit Arben Vrioni. Foto:Vladimir Karaj/BIRN

Gjykatësi i Apelit Durrës Arben Vrioni shfrytëzoi të gjitha “kartat” për të shtyrë seancën dëgjimore, ndërsa Komisioni u përpoq 3 herë pa sukses të fillonte leximin e relacionit.   

Gjatës seancës dëgjimore në KPK, ndaj gjyqtarit Arben Vrioni. Foto:Vladimir Karaj/BIRN

Pasi iu njoftuan të drejtat dhe tha do të mbrohej vetë, pa avokat, gjykatësi i Gjykatës së Apelit Durrës Arben Vrioni listoi një sërë kërkesash për trupën gjykuese që po shqyrton rastin e tij.

Vrioni, që ishte rivlerësuar vetëm në kriterin e pasurisë, i kërkoi KPK të rihapë hetimin në dy kriteret e tjera. Ai po ashtu tha para trupës së përbërë nga Firdes Shuli, Alma Faskaj dhe Pamela Qirko, se nuk ishte njohur me rezultatet e një hetimi të dytë mbi pasurinë dhe kërkoi të njihej me to.

Trupa gjykuese u tërhoq rreth 10 minuta për vendimarrje. Kur u kthye kryesuesja Firdes Shuli i bëri me dije Vrionit se ai duhej të paraqiste gjatë seancës dëgjimore prova që rrëzonin hetimin vetëm në kriterin e pasurisë dhe nëse kjo ndodhte KPK do rihapte hetimin në dy kriteret e tjera. Shuli po ashtu tha se kërkesa për rihapje hetimi apriori ishte rrëzuar.

KPK po ashtu vendosi të rrëzojë kërkesën tjetër të Vrionit, ndërsa kryesuesja i vuri atij në dukje se ai ishte njoftuar për përfundimin e hetimit të dytë dhe se i ishin dhënë 4 ditë kohë për të marrë materialet, të drejtë të cilën ai nuk e kishte shfrytëzuar.

Ndërsa kryesuesja kërkoi të fillohej me leximin e raportit të relatorit, Vrioni, i cili ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1994 dhe nga viti 2016 është gjyqtar në Apelin e Durrësit, parashtroi dy kërkesa të tjera. Ai pretendoi fillimisht se duke qenë se ishte me urdhër mbrojtje për shkak të kërcënimit që i është bërë në cilësinë e anëtarit të trupës së Gjykatës së Krimeve të Rënda të Apelit që po shqyrton çështjen ndaj Emiljano Shullazit dhe të tjerëve. Vrioni shtoi se nuk kishte pasur mundësi objektive për tu njohur me materialet shtesë.

Çështja ndaj Shullazit dhe bashkë të pandehurve në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda ironikisht po ashtu është shtyrë disa herë për shkak të kërkesave proceduriale të mbrojtjes. Në një prej seancave, një prej të pandehurve ka thënë se gjykatësi Vrioni e kishte kallëzuar atë penalisht.

Vrioni po ashtu kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese për njëanshmëri. “Me gjithë respektin që kam për Ju”, tha ai duke iu drejtuar trupës ndërsa kërkoi përjashtimin. Vrioni pretendoi se mosnjohja me rezultatet e rihetimit e vendosnin atë në pozita “jo të favorshme”.

KPK e cila prej muajsh tashmë është përballur me një sërë kërkesash të ngjashme që po e shtyjnë procesin e rivlerësimit, bëri me dije se një trupë tjetër gjykuese do të shortohej po të mërkurën dhe vendimi i saj do të bëhej me dije brenda pak kohësh. KPK i kërkoi Vrionit të mos largohej nga salla deri në dhënien e vendimit nga një tjetër trupë gjykues mbi kërkesën për përjashtim.

Komisioni u duke se me këtë lëvizje po synonte t’i jepte fund zvarritjeve përmes kërkesave proceduriale nga subjektet e rivlerësimit, por Vrioni nga ana e tij kishte ruajtur letra të tjera.

Seanca rifilloi pas më shumë se një ore. KPK bëri me dije se një trupë tjetër gjykuese kishte vendosur që të rrëzonte kërkesën e Vrionit për përjashtimin e trupës aktuale. Gjyqtari kërkoi vendimin e arsyetuar dhe po ashtu edhe procedurën e hedhjes së shortit.

Kryesuesja i bëri me dije se do të njihej me këtë brenda një kohe të shkurtër. Por ndërsa Shuli përsëriti dhe njëherë procedurën për t’i dhënë fjalën relatores, Vrioni kërkoi fjalën për një kërkesë tjetër.

Pavarësisht se ishte paraqitur në KPK pa avokat dhe pasi kishte pranuar fillimin e procedurave pa një të tillë, ai i kërkoi KPK të shtynte seancën për t’i dhënë kohë që të merrte avokat. Vrioni paraqiti si justifikim faktin që kishte kaluar një infarkt dhe se kishte qenë një muaj i shtruar. Ai tha se mjekët i kishin rekomanduar të mos kishte shqetësime gjatë kësaj kohe dhe se ai nuk mund të kryente vetë mbrojtjen.

KPK u tërhoq sërish për vendim të ndërmjetëm. E kthyer pas 15 minutash trupa njoftoi se Vrioni kishte pasur kohë të mjaftueshme për të zgjedhur një avokat dhe se kërkesa e tij për të shtyrë seancën mbi këtë bazë rrëzohej. Nga ana tjetër KPK kërkoi nga ai dokumente mjekësore që provonin se ai ishte i sëmurë dhe që nuk mund të kryente mbrojtjen.

Vrioni tha se kishte në celularë korrespondencën me mjekët dhe se mund ta vinte atë në dispozicion. Kryesuesja i vuri në dukje se kjo nuk ishte e nevojshme, por nga krahu tjetër i tha gjyqtarit se ai kishte kohë deri të mërkurën në orën 16.00 për të sjellë dokumentet që provonin problemet shëndetësore dhe pamundësin ëpër të bërë mbrojtjen. Trupa bëri me dije se pasi të merrte këto dokumente do të vendoste për vijimësinë e seancës.

Vrioni ka qenë edhe më herët në qendër të vëmendjes. Ai u bë pjesë e një hetimi të Prokurorisë pas vendimit të debatueshëm të një trupe gjyqësore të drejtuar prej tij për lirimin e parakohshshëm të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.  Hetimi i prokurorisë në këtë çështje u pushua megjithatë pa asnjë rezultat.

Etiketa: Alma FaskajArben VrioniBIRNDurrësFirdes ShuliGjykata e Apelit DurrësGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarGjyqtareKartatKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKLulzim BerishambrojtjeMjekmjekëPamela QirkoParaSeancaSHUrdhër mbrojtjeVendimVendimi
Tjetri
“Jam familjar dhe jo i qejfit”: Prokurori Kleanth Zeka përballet me vetingun

“Jam familjar dhe jo i qejfit”: Prokurori Kleanth Zeka përballet me vetingun

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.