AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Skandali i spiunit vë në provë “marrëdhënien speciale” ruso-serbe

Maja ZivanovicngaMaja Zivanovic
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Foto: Facebook/Aleksandar Vucic.

Ekspozimi i një operacioni spiun të dukshëm rus në Serbi ka ngritur pikëpyetje të reja në lidhje me qëndrueshmërinë e “marrëdhënies speciale” ruso-serbe, ndërsa Beogradi vazhdon integrimin e mëtejshëm me Perëndimin.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Foto: Facebook/Aleksandar Vucic.

Presidenti i Serbisë tha se ai kishte një pyetje për ambasadorin e Rusisë pas publikimit të një videoje pesë ditë më parë ku një diplomat rus mesa duket i jep një çantë me para një zyrtari në pension të Ushtrisë Serbe: “Pse?”

Një pyetje më e mirë mund të ishte “Po tani?”

Ekspozimi i një operacioni spiunazhi rus që ka si synim Ushtrinë Serbe e vendos presidentin Aleksandër Vuçiç në një situatë të vështirë, duke dëmtuar mundësisht imazhin e Moskës në mesin e shumë serbëve si aleatja dhe mbrojtësja e tyre, një komb i krishterë ortodoksë që mbështet Serbinë në betejën e saj diplomatike me Perëndimin mbi Kosovën.

Vuçiç ka kërkuar të forcojë lidhjet me Rusinë ndërsa njëkohësisht ndjek anëtarësimin në Bashkimin Europian, një akt ekuilibrues që BE-ja dhe kritikët e tij të brendshëm thonë se është i paqëndrueshëm.

Skandali i spiunit kërcënon ta vërë në provë këtë strategji dhe “marrëdhënien speciale” të supozuar midis Serbisë dhe Rusisë.

“Me kalimin e kohës, ne kemi përshtypjen se Serbia dhe Rusia po shkëputen në vizionet e tyre për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, kështu që këto marrëdhënie do të komplikohen më tej”, tha ish-ministri serb i mbrojtjes Dragan Sutanovaç, anëtar i Partisë Demokratike në opozitë.

“Ariu” rus do të përdorë mekanizmat e inteligjencës dhe ato të pushtetit të butë për të cilat po punon shumë.

Sutanovaç: Skandali i paprecedent

Videoja u shfaq në YouTube të dielën. Në të shfaqet një diplomat rus, i identifikuar si Georgiy Kleban, duke takuar një njeri të identifikuar më vonë nga Vuçiç si një kolonel në pension me inicialet Z. K. në lagjen “Zemun” të Beogradit në fund të dhjetorit 2018.

Burrat shkëmbyen çanta dhe u ndanë. I ulur vetëm në makinën e tij, Z. K. Filmohet duke nxjerrë një shishe dhe një zarf të bardhë nga çanta që kishte marrë. Ai e hap zarfin dhe numëron një tufë parash.

Vuçiç, në një konferencë për shtyp të enjten në mbrëmje, tha se agjencitë serbe të inteligjencës kishin mbledhur prova të gjera të një operacioni spiunazhi rus. Kleban, tha ai, u kishte dorëzuar para zyrtarëve të Ushtrisë Serbe në tre raste.

“Nuk pashë logjikë në të gjithë këtë”, tha Vuçiç dhe shprehu shpresë se homologu i tij rus, Vladimir Putin, nuk kishte qenë në dijeni të operacionit.

Sutanovaç sugjeroi se Vuçiç po tregohej i pasinqertë kur tha se kishte pyetur ambasadorin rus Alexander Bocan Harchenko: Pse?

“Përgjigja është shumë e thjeshtë”, tha për BIRN Sutanovaç, i cili ishte ministër i mbrojtjes midis vitit 2007 dhe 2012.

“Moska nuk ka simpati për integrimin e mëtejshëm në BE të Serbisë dhe rajonit, prandaj nuk mbështet asnjë zgjidhje për problemin midis Prishtinës dhe Beogradit, por mbron status quo-në.”

Status quo-ja është se Serbia nuk e njeh Kosovën si një shtet të pavarur dhe mbështetet te Rusia për të bllokuar rrugën e saj drejt një vendi në Kombet e Bashkuara. Pa një zgjidhje midis Beogradit dhe Prishtinës, asnjëra nuk mund të bëjë para drejt anëtarësimit në BE

Megjithatë, Sutanovaç paralajmëroi se skandali ishte i pashembullt në Serbi.

“Të gjitha shërbimet e inteligjencës së huaj të pranishme në Serbi janë duke punuar në mbledhjen e informacioneve të rëndësishme për sigurinë”, tha ai, “por ky është një problem shumë më i thellë që nuk është zbuluar më parë – një përpjekje për të ndikuar drejtpërdrejt edhe në politikën e personelit brenda Ushtrisë Serbe. Ne nuk kemi pasur shembuj të tillë në të kaluarën.”

Çfarë dimë deri më tani:

Fotografi e shkëputur nga videoja që u postua në Youtube.

– mbrëmjen e 24 dhjetorit 2018 në lagjen Zemun në Beograd diplomati rus Georgiy Kleban u takua me një kolonel në pension të identifikuar me inicialet Z. K.

– të dy burrat shkëmbyen çanta

– pasi përfundimit të takimit, Z. K. numëroi para në makinën e tij

– e gjithë ngjarja u filmua si pjesë e një operacioni mbikëqyrjeje të kryer nga një shërbim sekret ende i paidentifikuar

– më 17 nëntor 2019, materiali u shpërnda në media dhe u publikua në YouTube nga një llogari e quajtur “Kdjuey Lskduf”

– më 20 nëntor, Agjencia e Inteligjencës e Sigurisë e Serbisë konfirmoi që videoja ishte origjinale

– më 20 nëntor, kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha se autoritetet kishin urdhëruar Agjencinë Ushtarake të Sigurisë që të shqyrtonte videon

– më 21 nëntor, presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se takimi i dhjetorit 2018 ishte vetëm një nga një sërë takimesh “konspirative” që Kleban kishte zhvilluar me oficerë të Ushtrisë Serbe dhe tha se inteligjenca e Serbisë kishte shumë prova të tjera.

Putin “më i besuari”

Lidhjet midis Rusisë dhe Serbisë janë të rrënjosura në një besim të përbashkët të krishterë ortodoks, etni sllave dhe gjuhë dhe vlera konservatore.

Mbështetja e Rusisë për Serbinë në lidhje me çështjen e Kosovës zbeh imazhin e saj midis serbëve, për të cilët Putini shihet si një lider i fortë dhe i qëndrueshëm në një botë të paparashikueshme dhe të turbullt. Moska gjithashtu mori nën kontroll shumicën e monopolit të naftës dhe gazit të Serbisë në vitin 2008, gjë të cilën në atë kohë analistët thanë se ishte një çmim i reduktuar në këmbim të kundërshtimit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës në të njëjtin vit.

Një anketim i realizuar nga gazeta Politika në mars 2018 e cilësoi Putinin si politikanin e huaj më të besuar nga më shumë se 58% e serbëve.  Mijëra doli ta mirëpresnin atë gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd në janar.

Duke shmangur thirrjet për ta përafruar politikën e saj të jashtme me BE-në, Serbia ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve të Prerëndimit ndaj Rusisë për aneksimin e saj të Krimesë së Ukrainës dhe për nxitjen e konflikteve në rajonin e Donbasës të vendit.

Me lënien në harresë të politikës së zgjerimit të BE-së, Serbia nënshkroi një marrëveshje tregtie të lirë në tetor me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik të udhëhequr nga Rusia, ndërsa në tetor 2018 Partia Progresive në pushtet e Vuçiçit nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Rusinë e Bashkuar të Putinit.

Duke lënë mënjanë lidhjet diplomatike, lidhjet tregtare të Serbisë me Rusinë lihen në hije nga ato me BE-në.

Sipas Institutit të Statistikave në Serbi, eksportet nga Serbia në Rusi në vitin 2018 arritën në total 864.9 milionë euro, një shumë e konsiderueshme për Serbinë, por një pjesë e vlerës së eksporteve të dërguara në BE.

Tregu rus përbën gjashtë për qind të eksporteve serbe, krahasuar me 65 për qind që shiten në BE dhe 20 për qind që shiten në vendet fqinje në Ballkan që nuk janë pjesë e BE-së.

Rusia i ka dhënë Serbisë avionë luftarakë, tanke dhe mjete luftarake të dorës së dytë, me kusht që inxhinierët rusë të kryejnë riparimet dhe përmirësimet e nevojshme, ndërsa Serbia gëzon nivelin më të lartë të bashkëpunimit me NATO-n për çdo vend që nuk është anëtar i aleancës ushtarake.

Skandali i spiunit “prish imazhin e intimitetit të madh midis Beogradit dhe Moskës”, tha analisti i politikës së jashtme me qendër në Beograd, Bosko Jaksiç.

Ai “mati pulsin” e Serbisë dhe të Rusisë, tha ai, por asnjëra palë nuk ka gjasa të lejojë një përshkallëzim.

Ndarje apo zënkë të dashuruarish?

Nga ana e saj, Rusia e ka hedhur poshtë skandalin si një “provokim”, një “incident” që nuk përbën asnjë kërcënim për marrëdhëniet me aleatin më të ngushtë të Moskës në Ballkan.

Vuçiç pritet të takohet me Putinin në Moskë më 4 dhjetor.

“Është e zakonshme që disa provokime dhe ngjarje skandaloze të shfaqen para takimeve të rëndësishme të nivelit të lartë”, tha të enjten Bocan Harchenko, i dërguari i Rusisë në Beograd, për televizionin publik serb, RTS.

Analisti serb Dragomir Andjelkoviç, i njohur si një Rusofil, tha se publikimi i videos po përdorej nga ata “që duan të shkatërrojnë marrëdhëniet midis dy vendeve”.

Skandali ishte i fryrë nga të gjitha aspektet, tha ai.

“Serbia duhej të vepronte,” tha ai, “por Serbia nuk duhet të lejojë që marrëdhëniet me Rusinë të dëmtohen pasi që, në një kohë kur Perëndimi po merr na Kosovën dhe Republikën Srpska në Bosnje, Federata Ruse është mbështetja jonë e vetme.”

Eksperti i politikës së jashtme ruse, Dimitar Bechev, tha gjithashtu se ai nuk pret ndonjë “zhvendosje radikale”.

“Përshtypja ime është që Vuçiç do ta shfrytëzojë incidentin për të marrë merita nga Perëndimi: ‘Shikoni, unë jam një viktimë e ndërhyrjeve ruse, jo bashkëpunëtor i Kremlinit’”, tha Bechev për BIRN.

“Jashtë, ai do të distancohet nga Moska, për ca kohë. Në thelb, megjithatë, punët do të shkojnë si gjithmonë. Marrëveshja e armëve do të vazhdojë, Balkan Stream (TurkStream2) po ashtu.”

Etiketa: anketimArmëBallkanBEBeogradbesimBIRNBosnjediplomatDonbasEuroFacebookFederata RusefotografigazetaKombet e BashkuaraKosovëmarrëveshjeMediaMoskaNATOndarjeoperacioniortodoksParaPartiaPunëPunëtorPutinRusiRusiasekretSerbiSerbiaSHTreguUkrainëVladimir Putinvuçiç
Tjetri
Protesta e minatorëve në Bulqizë, Inspektoriati i Punës nis hetim për shkarkimin e kreut të sindikatës

Protesta e minatorëve në Bulqizë, Inspektoriati i Punës nis hetim për shkarkimin e kreut të sindikatës

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.